caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Aal-i-Imraan, ajeti 37

Medinë · radha e zbritjes 89 · 3:37

فَتَقَبَّلَهَا رَبُّهَا بِقَبُولٍ حَسَنٍ وَأَنۢبَتَهَا نَبَاتًا حَسَنًا وَكَفَّلَهَا زَكَرِيَّا كُلَّمَا دَخَلَ عَلَيْهَا زَكَرِيَّا ٱلْمِحْرَابَ وَجَدَ عِندَهَا رِزْقًا قَالَ يَٰمَرْيَمُ أَنَّىٰ لَكِ هَٰذَا قَالَتْ هُوَ مِنْ عِندِ ٱللَّهِ إِنَّ ٱللَّهَ يَرْزُقُ مَن يَشَآءُ بِغَيْرِ حِسَابٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterZoti i saj e pranoi atë me ëndje, e rriti mirë dhe ia la nën përkujdesje Zekerijait. Sa herë që Zekerijai hynte në faltoren e saj, gjente pranë saj ushqim, andaj e pyeti: "Oj Merjem, nga po të vjen ky ushqim?!" Ajo iu përgjigj: "Ai vjen nga Allahu, sepse, me të vërtetë, Allahu begaton pa masë atë që do."
Albanian Translation - Hassan NahiZoti e pranoi atë (Merjemen) me ëndje, e bëri që të rritet mirë dhe e la nën kujdestarinë e Zekerias. Sa herë që hynte Zekeria në dhomën e saj, gjente pranë saj ushqim dhe e pyeste: “O Merjeme! Nga të vjen ky ushqim?” Ajo përgjigjej: “Ky është nga Allahu, se Allahu e furnizon kë të dojë, pa kufi”.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70