caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Aal-i-Imraan, ajeti 112

Medinë · radha e zbritjes 89 · 3:112

ضُرِبَتْ عَلَيْهِمُ ٱلذِّلَّةُ أَيْنَ مَا ثُقِفُوٓا۟ إِلَّا بِحَبْلٍ مِّنَ ٱللَّهِ وَحَبْلٍ مِّنَ ٱلنَّاسِ وَبَآءُو بِغَضَبٍ مِّنَ ٱللَّهِ وَضُرِبَتْ عَلَيْهِمُ ٱلْمَسْكَنَةُ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ كَانُوا۟ يَكْفُرُونَ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ وَيَقْتُلُونَ ٱلْأَنۢبِيَآءَ بِغَيْرِ حَقٍّ ذَٰلِكَ بِمَا عَصَوا۟ وَّكَانُوا۟ يَعْتَدُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMbi ta është poshtërimi kudo që gjenden, përveç kur kanë ndonjë besë nga Allahu ose nga njerëzit. Ata tërhoqën zemërimin e Allahut dhe mbi ta ra mjerimi. Kjo, se ata i mohonin ajetet e Allahut dhe i vrisnin pejgamberët pa kurrfarë të drejte. Kjo, se kundërshtonin dhe i tejkalonin kufijtë.
Albanian Translation - Hassan NahiKudo që gjenden, ata janë të kapluar nga poshtërimi, vetëm nëse kanë ndonjë mbrojtje prej Allahut apo prej njerëzve. Ata merituan zemërimin e Allahut dhe do t’i kaplojë mjerimi. Kjo ishte për shkak se mohuan shpalljet e Tij dhe pa kurrfarë të drejte, i vrisnin profetët. Kjo ishte për shkak se ata nuk u bindën dhe i kaluan kufijtë (në të këqija).
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70