caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja At-Tur الطور

49 ajete · Mekë · radha e zbritjes 76

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ وَٱلطُّورِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterBetohem në malin Tur

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَكِتَٰبٍ مَّسْطُورٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerdhe në Librin e shkruar në rreshta,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فِى رَقٍّ مَّنشُورٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centernë një pergamenë të shtrirë,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلْبَيْتِ ٱلْمَعْمُورِ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centersi dhe në Shtëpinë përplot vizitorë,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلسَّقْفِ ٱلْمَرْفُوعِ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerpo ashtu në kupën e ngritur (të qiellit),

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلْبَحْرِ ٱلْمَسْجُورِ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerdhe në detin e mbushur,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ عَذَابَ رَبِّكَ لَوَٰقِعٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerse dënimi i Zotit tënd do të ndodhë patjetër.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

مَّا لَهُۥ مِن دَافِعٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNuk ka kush që mund ta zmbrapsë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَوْمَ تَمُورُ ٱلسَّمَآءُ مَوْرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDitën kur qielli do të tronditet fort

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَتَسِيرُ ٱلْجِبَالُ سَيْرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerdhe malet do të shkulen nga vendi e do të lëvizin.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَوَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِّلْمُكَذِّبِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtë Ditë, mjerë përgënjeshtruesit,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱلَّذِينَ هُمْ فِى خَوْضٍ يَلْعَبُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centertë cilët, të zhytur në gënjeshtra, dëfreheshin!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَوْمَ يُدَعُّونَ إِلَىٰ نَارِ جَهَنَّمَ دَعًّا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDitën kur do të shtyhen me forcë drejt zjarrit të Xhehenemit.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

هَٰذِهِ ٱلنَّارُ ٱلَّتِى كُنتُم بِهَا تُكَذِّبُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Center"Ky është Zjarri që e përgënjeshtronit!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَفَسِحْرٌ هَٰذَآ أَمْ أَنتُمْ لَا تُبْصِرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPra, a është kjo magji apo nuk po shihni?

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱصْلَوْهَا فَٱصْبِرُوٓا۟ أَوْ لَا تَصْبِرُوا۟ سَوَآءٌ عَلَيْكُمْ إِنَّمَا تُجْزَوْنَ مَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDigjuni në të! Duroni ose mos duroni, njësoj është për ju! Ju po ndëshkoheni vetëm për atë që keni bërë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ ٱلْمُتَّقِينَ فِى جَنَّٰتٍ وَنَعِيمٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMe të vërtetë, të devotshmit do të jenë në kopshte e begati,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَٰكِهِينَ بِمَآ ءَاتَىٰهُمْ رَبُّهُمْ وَوَقَىٰهُمْ رَبُّهُمْ عَذَابَ ٱلْجَحِيمِ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centertë gëzuar për atë që u ka dhënë Zoti i tyre, dhe që Zoti i tyre i ka shpëtuar nga dënimi i Zjarrit flakërues.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

كُلُوا۟ وَٱشْرَبُوا۟ هَنِيٓـًٔۢا بِمَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Center"Hani e pini me kënaqësi, (si shpërblim) për atë që keni bërë,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

مُتَّكِـِٔينَ عَلَىٰ سُرُرٍ مَّصْفُوفَةٍ وَزَوَّجْنَٰهُم بِحُورٍ عِينٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centertë mbështetur në divane të renditura!" Ne do t'i martojmë ata me hyri symëdha.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَٱتَّبَعَتْهُمْ ذُرِّيَّتُهُم بِإِيمَٰنٍ أَلْحَقْنَا بِهِمْ ذُرِّيَّتَهُمْ وَمَآ أَلَتْنَٰهُم مِّنْ عَمَلِهِم مِّن شَىْءٍ كُلُّ ٱمْرِئٍۭ بِمَا كَسَبَ رَهِينٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta që besuan dhe që u pasuan në besim nga pasardhësit e tyre, do t'i bëjmë bashkë me pasardhësit e tyre dhe nuk do t'u pakësojmë asgjë nga veprat e tyre. Çdo njeri është peng i asaj që ka punuar.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَأَمْدَدْنَٰهُم بِفَٰكِهَةٍ وَلَحْمٍ مِّمَّا يَشْتَهُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDo t'i furnizojmë me fruta dhe mish që ua ka ëndja.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَتَنَٰزَعُونَ فِيهَا كَأْسًا لَّا لَغْوٌ فِيهَا وَلَا تَأْثِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtje do t'ia kalojnë njëri-tjetrit gotat (e verës), e nuk do të ketë fjalë të kota e as mëkatim.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَيَطُوفُ عَلَيْهِمْ غِلْمَانٌ لَّهُمْ كَأَنَّهُمْ لُؤْلُؤٌ مَّكْنُونٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtyre do t'u shërbejnë disa djelmosha si margaritarë të fshehur.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَأَقْبَلَ بَعْضُهُمْ عَلَىٰ بَعْضٍ يَتَسَآءَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta (besimtarët) do të kthehen nga njëri-tjetri, duke biseduar

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالُوٓا۟ إِنَّا كُنَّا قَبْلُ فِىٓ أَهْلِنَا مُشْفِقِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centere do të thonë: "Ne, më parë, teksa ishim në mesin e familjeve tona, druheshim (nga dënimi i Allahut),

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَمَنَّ ٱللَّهُ عَلَيْنَا وَوَقَىٰنَا عَذَابَ ٱلسَّمُومِ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerpor Allahu na dha mirësi e na shpëtoi nga dënimi përcëllues.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّا كُنَّا مِن قَبْلُ نَدْعُوهُ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلْبَرُّ ٱلرَّحِيمُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe, qysh më parë, i luteshim Atij. Njëmend, Ai është Bamirësi, Mëshirëploti."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَذَكِّرْ فَمَآ أَنتَ بِنِعْمَتِ رَبِّكَ بِكَاهِنٍ وَلَا مَجْنُونٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPrandaj, këshillo, sepse, falë dhuntisë së Zotit tënd, ti nuk je as fallxhor e as i çmendur!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَمْ يَقُولُونَ شَاعِرٌ نَّتَرَبَّصُ بِهِۦ رَيْبَ ٱلْمَنُونِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA mos thonë ata: "Ai është poet, të presim derisa ta marrë vdekja"?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ تَرَبَّصُوا۟ فَإِنِّى مَعَكُم مِّنَ ٱلْمُتَرَبِّصِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaju: "Pritni, se edhe unë po pres bashkë me ju (dënimin tuaj)!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَمْ تَأْمُرُهُمْ أَحْلَٰمُهُم بِهَٰذَآ أَمْ هُمْ قَوْمٌ طَاغُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA mos i urdhëron ata mendja e tyre për këtë apo janë njerëz që shkelin kufijtë?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَمْ يَقُولُونَ تَقَوَّلَهُۥ بَل لَّا يُؤْمِنُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterApo mos thonë: "Ai e ka trilluar atë!"?! Jo (nuk është ashtu), por ata nuk besojnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَلْيَأْتُوا۟ بِحَدِيثٍ مِّثْلِهِۦٓ إِن كَانُوا۟ صَٰدِقِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtëherë, le të sjellin një fjalë si kjo, nëse është e vërtetë ajo që thonë!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَمْ خُلِقُوا۟ مِنْ غَيْرِ شَىْءٍ أَمْ هُمُ ٱلْخَٰلِقُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA mos janë krijuar nga asgjëja apo vetë ata janë krijuesit?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَمْ خَلَقُوا۟ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ بَل لَّا يُوقِنُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterApo mos vallë kanë krijuar qiejt dhe Tokën? Jo, por ata nuk janë të bindur.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَمْ عِندَهُمْ خَزَآئِنُ رَبِّكَ أَمْ هُمُ ٱلْمُصَۣيْطِرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterApo mos i zotërojnë thesaret e Zotit tënd apo vetë ata janë sunduesit?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَمْ لَهُمْ سُلَّمٌ يَسْتَمِعُونَ فِيهِ فَلْيَأْتِ مُسْتَمِعُهُم بِسُلْطَٰنٍ مُّبِينٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterApo mos kanë shkallë (për t'u ngjitur në qiell e) për të dëgjuar? Atëherë, le të sjellë dëgjuesi i tyre ndonjë dëshmi të qartë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَمْ لَهُ ٱلْبَنَٰتُ وَلَكُمُ ٱلْبَنُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterVallë, a mos qenkan të Tijat vajzat e tuajt djemtë?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَمْ تَسْـَٔلُهُمْ أَجْرًا فَهُم مِّن مَّغْرَمٍ مُّثْقَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterApo mos po kërkon prej tyre shpërblim e janë rënduar nga borxhet?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَمْ عِندَهُمُ ٱلْغَيْبُ فَهُمْ يَكْتُبُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterApo mos është tek ata gajbi (e fshehta) e po e shkruajnë?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَمْ يُرِيدُونَ كَيْدًا فَٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ هُمُ ٱلْمَكِيدُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterApo mos duan të kurdisin ndonjë kurth? Në të vërtetë, pikërisht jobesimtarët janë ata që bien në kurthe.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَمْ لَهُمْ إِلَٰهٌ غَيْرُ ٱللَّهِ سُبْحَٰنَ ٱللَّهِ عَمَّا يُشْرِكُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterApo mos kanë ndonjë zot përveç Allahut (që meriton adhurimin)? I patëmeta e i Lartësuar është Allahu mbi çdo gjë që i veshin Atij.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِن يَرَوْا۟ كِسْفًا مِّنَ ٱلسَّمَآءِ سَاقِطًا يَقُولُوا۟ سَحَابٌ مَّرْكُومٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterEdhe sikur të shihnin ndonjë copë duke rënë nga qielli, do të thoshin: "Është grumbull resh."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَذَرْهُمْ حَتَّىٰ يُلَٰقُوا۟ يَوْمَهُمُ ٱلَّذِى فِيهِ يُصْعَقُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPrandaj, lëri ata, derisa të arrijnë Ditën në të cilën do të shkatërrohen,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَوْمَ لَا يُغْنِى عَنْهُمْ كَيْدُهُمْ شَيْـًٔا وَلَا هُمْ يُنصَرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDitën kur dredhia e tyre nuk do t'u vlejë asgjë dhe nuk do të ndihmohen.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِنَّ لِلَّذِينَ ظَلَمُوا۟ عَذَابًا دُونَ ذَٰلِكَ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَهُمْ لَا يَعْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterVërtet, për ata që bëjnë padrejtësi, ka dënim edhe para këtij, por shumica e tyre nuk e dinë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱصْبِرْ لِحُكْمِ رَبِّكَ فَإِنَّكَ بِأَعْيُنِنَا وَسَبِّحْ بِحَمْدِ رَبِّكَ حِينَ تَقُومُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPrandaj, duro për gjykimin e Zotit tënd, sepse ti je nën Sytë Tanë! Lartësoje me lavdërim Zotin tënd kur ngrihesh,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمِنَ ٱلَّيْلِ فَسَبِّحْهُ وَإِدْبَٰرَ ٱلنُّجُومِ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centeredhe gjatë natës lartësoje Atë, si dhe pas perëndimit të yjeve!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70