Ballina › Suret › Surja Adh-Dhaariyat
Surja Adh-Dhaariyat الذاريات
60 ajete · Mekë · radha e zbritjes 67
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ وَٱلذَّٰرِيَٰتِ ذَرْوًا
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Betohem në erërat që çojnë pluhurin,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَٱلْحَٰمِلَٰتِ وِقْرًا
Albanian Translation - Rowwad Translation Center pastaj në retë e ngarkuara rëndë,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَٱلْجَٰرِيَٰتِ يُسْرًا
Albanian Translation - Rowwad Translation Center pastaj në ato (anije) që lundrojnë me lehtësi,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَٱلْمُقَسِّمَٰتِ أَمْرًا
Albanian Translation - Rowwad Translation Center si dhe në ata (melekë) që ndajnë çështjet,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِنَّمَا تُوعَدُونَ لَصَادِقٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center se, me të vërtetë, është e sigurt ajo që ju premtohet
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَإِنَّ ٱلدِّينَ لَوَٰقِعٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center dhe se gjykimi do të ndodhë patjetër!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَٱلسَّمَآءِ ذَاتِ ٱلْحُبُكِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Betohem në qiellin plot shtigje,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِنَّكُمْ لَفِى قَوْلٍ مُّخْتَلِفٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center se njëmend ju thoni fjalë të ndryshme (lidhur me Kuranin).
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
يُؤْفَكُ عَنْهُ مَنْ أُفِكَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Prej tij largohet ai që është shmangur.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
قُتِلَ ٱلْخَرَّٰصُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Mallkuar qofshin gënjeshtarët,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
ٱلَّذِينَ هُمْ فِى غَمْرَةٍ سَاهُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center të cilët janë të zhytur në pakujdesi!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
يَسْـَٔلُونَ أَيَّانَ يَوْمُ ٱلدِّينِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ata pyesin: "Kur do të jetë Dita e Gjykimit?"
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
يَوْمَ هُمْ عَلَى ٱلنَّارِ يُفْتَنُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ditën kur do të digjen në Zjarr.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
ذُوقُوا۟ فِتْنَتَكُمْ هَٰذَا ٱلَّذِى كُنتُم بِهِۦ تَسْتَعْجِلُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center (do t'u thuhet:) "Shijoni dënimin tuaj. Kjo është ajo që kërkonit të shpejtohej!"
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِنَّ ٱلْمُتَّقِينَ فِى جَنَّٰتٍ وَعُيُونٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Me të vërtetë, të devotshmit do të jenë në kopshte të Xhenetit, pranë burimeve,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
ءَاخِذِينَ مَآ ءَاتَىٰهُمْ رَبُّهُمْ إِنَّهُمْ كَانُوا۟ قَبْلَ ذَٰلِكَ مُحْسِنِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center duke marrë atë që ua ka dhuruar Zoti i tyre, sepse, më parë ata qenë njëmend punëmbarë.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
كَانُوا۟ قَلِيلًا مِّنَ ٱلَّيْلِ مَا يَهْجَعُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ata flinin pak natën,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَبِٱلْأَسْحَارِ هُمْ يَسْتَغْفِرُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center ndërkaq në agim kërkonin falje.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَفِىٓ أَمْوَٰلِهِمْ حَقٌّ لِّلسَّآئِلِ وَٱلْمَحْرُومِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Në pasuritë e tyre kishte hise për lypësin e të privuarin.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَفِى ٱلْأَرْضِ ءَايَٰتٌ لِّلْمُوقِنِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Në Tokë ka shenja për të bindurit,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَفِىٓ أَنفُسِكُمْ أَفَلَا تُبْصِرُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center por, edhe në vetet tuaja. A nuk shihni?
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَفِى ٱلسَّمَآءِ رِزْقُكُمْ وَمَا تُوعَدُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Në qiell është rrizku juaj dhe ajo që ju premtohet.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَوَرَبِّ ٱلسَّمَآءِ وَٱلْأَرْضِ إِنَّهُۥ لَحَقٌّ مِّثْلَ مَآ أَنَّكُمْ تَنطِقُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Betohem në Zotin e qiellit e të Tokës, se kjo është e vërtetë siç është të folurit tuaj.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
هَلْ أَتَىٰكَ حَدِيثُ ضَيْفِ إِبْرَٰهِيمَ ٱلْمُكْرَمِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center A e ke dëgjuar ndodhinë e mysafirëve të nderuar të Ibrahimit?
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِذْ دَخَلُوا۟ عَلَيْهِ فَقَالُوا۟ سَلَٰمًا قَالَ سَلَٰمٌ قَوْمٌ مُّنكَرُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Kur hynë tek ai e i thanë: "Selam (paqe)!", ai ua ktheu: "Selam! Njerëz të panjohur!"
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَرَاغَ إِلَىٰٓ أَهْلِهِۦ فَجَآءَ بِعِجْلٍ سَمِينٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Pastaj, pa u vënë re, shkoi te familja e tij dhe solli një viç të majmë.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَقَرَّبَهُۥٓ إِلَيْهِمْ قَالَ أَلَا تَأْكُلُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Mandej, ua afroi atyre e u tha: "A nuk po hani?"
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَأَوْجَسَ مِنْهُمْ خِيفَةً قَالُوا۟ لَا تَخَفْ وَبَشَّرُوهُ بِغُلَٰمٍ عَلِيمٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Atëherë, ai ndjeu frikë prej tyre. Ata i thanë: "Mos ki frikë!" i dhanë myzhde për një djalë të ditur!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَأَقْبَلَتِ ٱمْرَأَتُهُۥ فِى صَرَّةٍ فَصَكَّتْ وَجْهَهَا وَقَالَتْ عَجُوزٌ عَقِيمٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Atëherë, gruaja e tij bërtiti dhe rrahu fytyrën e tha: "(Si mund të lind unë duke qenë) një plakë shterpë!"
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
قَالُوا۟ كَذَٰلِكِ قَالَ رَبُّكِ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلْحَكِيمُ ٱلْعَلِيمُ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ata thanë: "Kështu ka thënë Zoti yt. Pa dyshim, Ai është i Urti, i Gjithëdijshmi."
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
قَالَ فَمَا خَطْبُكُمْ أَيُّهَا ٱلْمُرْسَلُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ai (Ibrahimi) tha: "Për çfarë pune keni ardhur, o të dërguar?"
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
قَالُوٓا۟ إِنَّآ أُرْسِلْنَآ إِلَىٰ قَوْمٍ مُّجْرِمِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ata thanë: "Ne jemi dërguar te një popull keqbërës,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
لِنُرْسِلَ عَلَيْهِمْ حِجَارَةً مِّن طِينٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center për të hedhur mbi ta gurë balte të pjekur,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
مُّسَوَّمَةً عِندَ رَبِّكَ لِلْمُسْرِفِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center të shënuar te Zoti yt për ata që i kalojnë kufijtë."
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَأَخْرَجْنَا مَن كَانَ فِيهَا مِنَ ٱلْمُؤْمِنِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ne nxorëm prej andej besimtarët që ishin në atë vend,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَمَا وَجَدْنَا فِيهَا غَيْرَ بَيْتٍ مِّنَ ٱلْمُسْلِمِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center por aty gjetëm vetëm një shtëpi me muslimanë.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَتَرَكْنَا فِيهَآ ءَايَةً لِّلَّذِينَ يَخَافُونَ ٱلْعَذَابَ ٱلْأَلِيمَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ne lamë aty shenjë për ata që i frikësohen dënimit të dhembshëm.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَفِى مُوسَىٰٓ إِذْ أَرْسَلْنَٰهُ إِلَىٰ فِرْعَوْنَ بِسُلْطَٰنٍ مُّبِينٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Edhe në tregimin e Musait (ka mësim), kur e dërguam te Faraoni me dëshmi të qartë.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَتَوَلَّىٰ بِرُكْنِهِۦ وَقَالَ سَٰحِرٌ أَوْ مَجْنُونٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Por ai ktheu shpinën bashkë me forcën e tij dhe tha (për Musain): "Magjistar ose i çmendur!"
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَأَخَذْنَٰهُ وَجُنُودَهُۥ فَنَبَذْنَٰهُمْ فِى ٱلْيَمِّ وَهُوَ مُلِيمٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Prandaj, Ne e kapëm atë e ushtrinë e tij dhe i hodhëm në det, meqë ai ishte fajtor.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَفِى عَادٍ إِذْ أَرْسَلْنَا عَلَيْهِمُ ٱلرِّيحَ ٱلْعَقِيمَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Edhe tek adët (ka mësim), kur dërguam mbi ta erën shkretuese,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
مَا تَذَرُ مِن شَىْءٍ أَتَتْ عَلَيْهِ إِلَّا جَعَلَتْهُ كَٱلرَّمِيمِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center e cila nuk linte asgjë që prekte pa e bërë si pluhur.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَفِى ثَمُودَ إِذْ قِيلَ لَهُمْ تَمَتَّعُوا۟ حَتَّىٰ حِينٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Edhe te themudët (ka mësim), kur iu tha atyre: "Kënaquni për një kohë të caktuar!"
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَعَتَوْا۟ عَنْ أَمْرِ رَبِّهِمْ فَأَخَذَتْهُمُ ٱلصَّٰعِقَةُ وَهُمْ يَنظُرُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Por, ata u treguan mendjemëdhenj kundrejt urdhrit të Zotit të tyre, prandaj i goditi rrufeja teksa shikonin.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَمَا ٱسْتَطَٰعُوا۟ مِن قِيَامٍ وَمَا كَانُوا۟ مُنتَصِرِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Kështu, as mundën të ngriheshin e as të mbroheshin.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَقَوْمَ نُوحٍ مِّن قَبْلُ إِنَّهُمْ كَانُوا۟ قَوْمًا فَٰسِقِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Edhe popullin e Nuhut (e shkatërruam) më parë. Ai ishte njëmend popull i pabindur.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَٱلسَّمَآءَ بَنَيْنَٰهَا بِأَيْي۟دٍ وَإِنَّا لَمُوسِعُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Qiellin e kemi ndërtuar me fuqinë Tonë dhe Ne e zgjerojmë atë.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَٱلْأَرْضَ فَرَشْنَٰهَا فَنِعْمَ ٱلْمَٰهِدُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center E Tokën e kemi shtruar. Sa shtrues të mirë që jemi!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَمِن كُلِّ شَىْءٍ خَلَقْنَا زَوْجَيْنِ لَعَلَّكُمْ تَذَكَّرُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Dhe nga çdo gjë kemi krijuar çifte, që të merrni mësim.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَفِرُّوٓا۟ إِلَى ٱللَّهِ إِنِّى لَكُم مِّنْهُ نَذِيرٌ مُّبِينٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center (Thuaj:) "Prandaj, ikni drejt Allahut, se, me të vërtetë, unë jam dërguar nga Ai si paralajmërues i qartë për ju!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَلَا تَجْعَلُوا۟ مَعَ ٱللَّهِ إِلَٰهًا ءَاخَرَ إِنِّى لَكُم مِّنْهُ نَذِيرٌ مُّبِينٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Dhe, krahas Allahut, mos adhuroni askënd tjetër, se, me të vërtetë, unë jam dërguar nga Ai si paralajmërues i qartë për ju!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
كَذَٰلِكَ مَآ أَتَى ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِهِم مِّن رَّسُولٍ إِلَّا قَالُوا۟ سَاحِرٌ أَوْ مَجْنُونٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Kështu, sa herë që u vente atyre që ishin para këtyre ndonjë i dërguar, thoshin: "Është magjistar", ose: "Është i çmendur!"
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
أَتَوَاصَوْا۟ بِهِۦ بَلْ هُمْ قَوْمٌ طَاغُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Vallë, a ia lanë këtë gjë amanet njëri-tjetrit?! Jo, por ata janë njerëz që kalojnë kufijtë.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَتَوَلَّ عَنْهُمْ فَمَآ أَنتَ بِمَلُومٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Prandaj, largohu prej tyre, sepse nuk ke për t'u qortuar!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَذَكِّرْ فَإِنَّ ٱلذِّكْرَىٰ تَنفَعُ ٱلْمُؤْمِنِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Dhe këshillo, se, pa dyshim, këshilla u bën dobi besimtarëve!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَمَا خَلَقْتُ ٱلْجِنَّ وَٱلْإِنسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të më adhurojnë.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
مَآ أُرِيدُ مِنْهُم مِّن رِّزْقٍ وَمَآ أُرِيدُ أَن يُطْعِمُونِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Unë nuk kërkoj prej tyre kurrfarë rizku e as dëshiroj që të më ushqejnë.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلرَّزَّاقُ ذُو ٱلْقُوَّةِ ٱلْمَتِينُ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Pa dyshim, Allahu është Furnizuesi i Vërtetë, Zotëruesi i fuqisë së madhe.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَإِنَّ لِلَّذِينَ ظَلَمُوا۟ ذَنُوبًا مِّثْلَ ذَنُوبِ أَصْحَٰبِهِمْ فَلَا يَسْتَعْجِلُونِ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Gjithsesi, ata që kanë bërë padrejtësi do të kenë një hise dënimi si hisja e shokëve të tyre, prandaj të mos e kërkojnë përshpejtimin e tij.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَوَيْلٌ لِّلَّذِينَ كَفَرُوا۟ مِن يَوْمِهِمُ ٱلَّذِى يُوعَدُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Mjerë mohuesit në atë Ditë që u është premtuar!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
← Surja Qaaf
Surja At-Tur →
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
→
Teksti arabisht dhe përkthimet përmes Tanzil dhe QuranEnc — fjalë për fjalë, të pandryshuara · Përkthimet u përkasin përkthyesve dhe nuk janë vetë Kurani
Ky është një ndihmës kërkimor, jo burim fetvaje.