وَلَقَدْ بَعَثْنَا فِى كُلِّ أُمَّةٍ رَّسُولًا أَنِ ٱعْبُدُوا۟ ٱللَّهَ وَٱجْتَنِبُوا۟ ٱلطَّٰغُوتَ فَمِنْهُم مَّنْ هَدَى ٱللَّهُ وَمِنْهُم مَّنْ حَقَّتْ عَلَيْهِ ٱلضَّلَٰلَةُ فَسِيرُوا۟ فِى ٱلْأَرْضِ فَٱنظُرُوا۟ كَيْفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلْمُكَذِّبِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, çdo populli i kemi çuar të dërguar, të cilët u thoshin: "Adhurojeni Allahun dhe largojuni zotave të rremë!" Disa i udhëzoi Allahu në rrugë të drejtë e disa e merituan humbjen. Prandaj, udhëtoni nëpër botë dhe shihni se si ishte fundi i përgënjeshtruesve!
Albanian Translation - Hassan NahiÇdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte): “Adhuroni Allahun dhe shmangni idhujt!” Disa prej tyre Allahu i shpuri në rrugë të drejtë e disa e merituan të mbeten në humbje. Andaj, udhëtoni nëpër botë të shihni se si ishte fundi i përgënjeshtruesve!