وَٱللَّهُ جَعَلَ لَكُم مِّنۢ بُيُوتِكُمْ سَكَنًا وَجَعَلَ لَكُم مِّن جُلُودِ ٱلْأَنْعَٰمِ بُيُوتًا تَسْتَخِفُّونَهَا يَوْمَ ظَعْنِكُمْ وَيَوْمَ إِقَامَتِكُمْ وَمِنْ أَصْوَافِهَا وَأَوْبَارِهَا وَأَشْعَارِهَآ أَثَٰثًا وَمَتَٰعًا إِلَىٰ حِينٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu jua bëri shtëpitë për të banuar dhe nga lëkurat e bagëtive ju bëri tenda, që t'i përdorni lehtësisht kur udhëtoni dhe kur vendoseni në ndonjë vend, e prej leshit, gëzofit dhe qimeve të tyre Ai bëri për ju shtroja e veshje, që t'i gëzoni për një kohë të caktuar.
Albanian Translation - Hassan NahiAllahu ju ka dhënë shtëpi për të banuar dhe lëkurë kafshësh, që t’i përdorni si tenda, në mënyrë që t’i mbartni lehtë, kur të udhëtoni dhe të zini vend. Ai ju ka dhënë edhe leshin, gëzofin e fijet që t’i përdorni për veshje dhe për shtrojë, deri në një kohë.