caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja An-Nahl, ajeti 81

Mekë · radha e zbritjes 70 · 16:81

وَٱللَّهُ جَعَلَ لَكُم مِّمَّا خَلَقَ ظِلَٰلًا وَجَعَلَ لَكُم مِّنَ ٱلْجِبَالِ أَكْنَٰنًا وَجَعَلَ لَكُمْ سَرَٰبِيلَ تَقِيكُمُ ٱلْحَرَّ وَسَرَٰبِيلَ تَقِيكُم بَأْسَكُمْ كَذَٰلِكَ يُتِمُّ نِعْمَتَهُۥ عَلَيْكُمْ لَعَلَّكُمْ تُسْلِمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu ju ka bërë hije nga ajo që ka krijuar dhe ka bërë për ju strehë në male. Ai ka bërë për ju rroba që ju mbrojnë nga nxehtësia dhe parzmore që ju mbrojnë në betejë. Kështu, Ai i plotëson dhuntitë e Tij ndaj jush, që t'i nënshtroheni Atij.
Albanian Translation - Hassan NahiNga ajo që ka krijuar, Ai ka bërë për ju hije; ka bërë për ju streha nëpër male; ka bërë për ju rroba që t’ju mbrojnë nga nxehtësia; ka bërë për ju veshje prej metali për t’ju mbrojtur në luftë. Kështu, Ai i përsos begatitë e Veta mbi ju, me qëllim që ju t’i bindeni vullnetit të Tij.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70