Ballina › Suret › Surja Al-Insaan
Surja Al-Insaan الانسان
31 ajete · Medinë · radha e zbritjes 98
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ هَلْ أَتَىٰ عَلَى ٱلْإِنسَٰنِ حِينٌ مِّنَ ٱلدَّهْرِ لَمْ يَكُن شَيْـًٔا مَّذْكُورًا
Albanian Translation - Rowwad Translation Center A nuk ka kaluar për njeriun një periudhë e gjatë kohore kur ai nuk ishte diçka që përmendej?!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِنَّا خَلَقْنَا ٱلْإِنسَٰنَ مِن نُّطْفَةٍ أَمْشَاجٍ نَّبْتَلِيهِ فَجَعَلْنَٰهُ سَمِيعًۢا بَصِيرًا
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ne e krijuam njeriun prej një lëngu të përzier, për ta sprovuar, dhe i dhamë dëgjimin e shikimin.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِنَّا هَدَيْنَٰهُ ٱلسَّبِيلَ إِمَّا شَاكِرًا وَإِمَّا كَفُورًا
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ne ia treguam atij rrugën e drejtë, që ai të jetë ose mirënjohës, ose mohues.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِنَّآ أَعْتَدْنَا لِلْكَٰفِرِينَ سَلَٰسِلَا۟ وَأَغْلَٰلًا وَسَعِيرًا
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ne kemi përgatitur për jobesimtarët zinxhirë, pranga dhe zjarr flakërues.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِنَّ ٱلْأَبْرَارَ يَشْرَبُونَ مِن كَأْسٍ كَانَ مِزَاجُهَا كَافُورًا
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ndërkaq, të mirët do të pinë gota (vere) me pije të përzier me kamfur,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
عَيْنًا يَشْرَبُ بِهَا عِبَادُ ٱللَّهِ يُفَجِّرُونَهَا تَفْجِيرًا
Albanian Translation - Rowwad Translation Center prej një burimi nga i cili pinë robërit e Allahut dhe e kthejnë rrjedhën e tij ngado që duan.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
يُوفُونَ بِٱلنَّذْرِ وَيَخَافُونَ يَوْمًا كَانَ شَرُّهُۥ مُسْتَطِيرًا
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ata i përmbushin zotimet dhe i frikësohen një Dite, e keqja e së cilës përhapet gjithandej.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَيُطْعِمُونَ ٱلطَّعَامَ عَلَىٰ حُبِّهِۦ مِسْكِينًا وَيَتِيمًا وَأَسِيرًا
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ata u japin ushqim, – ndonëse e duan atë, – të varfërve, jetimëve dhe të zënëve robër,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِنَّمَا نُطْعِمُكُمْ لِوَجْهِ ٱللَّهِ لَا نُرِيدُ مِنكُمْ جَزَآءً وَلَا شُكُورًا
Albanian Translation - Rowwad Translation Center (duke thënë më vete): "Ne ju ushqejmë vetëm për hir të Allahut; nuk duam prej jush as shpërblim e as falënderim.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِنَّا نَخَافُ مِن رَّبِّنَا يَوْمًا عَبُوسًا قَمْطَرِيرًا
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Në të vërtetë, ne i frikësohemi (dënimit) të Zotit tonë në një Ditë të ngrysur e shumë të tmerrshme."
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَوَقَىٰهُمُ ٱللَّهُ شَرَّ ذَٰلِكَ ٱلْيَوْمِ وَلَقَّىٰهُمْ نَضْرَةً وَسُرُورًا
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Prandaj, Allahu do t'i ruajë ata nga e keqja e asaj Dite e do t'u dhurojë shkëlqim e gëzim
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَجَزَىٰهُم بِمَا صَبَرُوا۟ جَنَّةً وَحَرِيرًا
Albanian Translation - Rowwad Translation Center dhe, për durimin e tyre, do t'i shpërblejë me Xhenet e petka mëndafshi.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
مُّتَّكِـِٔينَ فِيهَا عَلَى ٱلْأَرَآئِكِ لَا يَرَوْنَ فِيهَا شَمْسًا وَلَا زَمْهَرِيرًا
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Aty do të qëndrojnë të mbështetur në kolltukë dhe nuk do të ndiejnë vapë e as acar,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَدَانِيَةً عَلَيْهِمْ ظِلَٰلُهَا وَذُلِّلَتْ قُطُوفُهَا تَذْلِيلًا
Albanian Translation - Rowwad Translation Center nën hijet e pemëve të Xhenetit, frutat e të cilave do t'i kenë fare pranë.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَيُطَافُ عَلَيْهِم بِـَٔانِيَةٍ مِّن فِضَّةٍ وَأَكْوَابٍ كَانَتْ قَوَارِيرَا۠
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Atyre do t'u shërbehet me enë argjendi dhe kupa kristali,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
قَوَارِيرَا۟ مِن فِضَّةٍ قَدَّرُوهَا تَقْدِيرًا
Albanian Translation - Rowwad Translation Center të tejdukshme prej argjendi dhe të përcaktuara sipas masës (së dëshiruar).
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَيُسْقَوْنَ فِيهَا كَأْسًا كَانَ مِزَاجُهَا زَنجَبِيلًا
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Aty do t’u jepen për të pirë gota (vere) me pije të përzier me xhenxhefil,
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
عَيْنًا فِيهَا تُسَمَّىٰ سَلْسَبِيلًا
Albanian Translation - Rowwad Translation Center prej një burimi atje të quajtur Selsebil.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَيَطُوفُ عَلَيْهِمْ وِلْدَٰنٌ مُّخَلَّدُونَ إِذَا رَأَيْتَهُمْ حَسِبْتَهُمْ لُؤْلُؤًا مَّنثُورًا
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Atyre do t'u shërbejnë djelmosha të përhershëm, të cilët, kur i sheh, të duken si margaritarë të shpërndarë.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَإِذَا رَأَيْتَ ثَمَّ رَأَيْتَ نَعِيمًا وَمُلْكًا كَبِيرًا
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ngado që të hedhësh shikimin, do të shohësh mirësi e mbretëri madhështore.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
عَٰلِيَهُمْ ثِيَابُ سُندُسٍ خُضْرٌ وَإِسْتَبْرَقٌ وَحُلُّوٓا۟ أَسَاوِرَ مِن فِضَّةٍ وَسَقَىٰهُمْ رَبُّهُمْ شَرَابًا طَهُورًا
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Do të jenë të veshur me rroba të gjelbra prej mëndafshi të hollë e të trashë, do të stolisen me byzylykë argjendi dhe Zoti i tyre do t’u japë të pinë pije të pastër.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِنَّ هَٰذَا كَانَ لَكُمْ جَزَآءً وَكَانَ سَعْيُكُم مَّشْكُورًا
Albanian Translation - Rowwad Translation Center (Atyre do t’u thuhet:) "Njëmend, ky është shpërblimi juaj dhe përpjekja juaj është pranuar."
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِنَّا نَحْنُ نَزَّلْنَا عَلَيْكَ ٱلْقُرْءَانَ تَنزِيلًا
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Në të vërtetë, Ne ta kemi zbritur ty Kuranin pjesë-pjesë.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
فَٱصْبِرْ لِحُكْمِ رَبِّكَ وَلَا تُطِعْ مِنْهُمْ ءَاثِمًا أَوْ كَفُورًا
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Prandaj, ji i durueshëm ndaj vendimit të Zotit tënd dhe mos iu bind asnjë gjynahqari ose jobesimtari prej tyre!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَٱذْكُرِ ٱسْمَ رَبِّكَ بُكْرَةً وَأَصِيلًا
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Përmende emrin e Zotit tënd në mëngjes e në mbrëmje
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَمِنَ ٱلَّيْلِ فَٱسْجُدْ لَهُۥ وَسَبِّحْهُ لَيْلًا طَوِيلًا
Albanian Translation - Rowwad Translation Center dhe gjatë një pjese të natës bëji sexhde Atij dhe madhëroje shumë gjatë natës!
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِنَّ هَٰٓؤُلَآءِ يُحِبُّونَ ٱلْعَاجِلَةَ وَيَذَرُونَ وَرَآءَهُمْ يَوْمًا ثَقِيلًا
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Vërtet këta (jobesimtarë) e duan jetën kalimtare dhe lënë pas shpine një Ditë të rëndë.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
نَّحْنُ خَلَقْنَٰهُمْ وَشَدَدْنَآ أَسْرَهُمْ وَإِذَا شِئْنَا بَدَّلْنَآ أَمْثَٰلَهُمْ تَبْدِيلًا
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ne i krijuam ata dhe ua forcuam ndërtimin trupor e, nëse duam, i zëvendësojmë me të tjerë si ata.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
إِنَّ هَٰذِهِۦ تَذْكِرَةٌ فَمَن شَآءَ ٱتَّخَذَ إِلَىٰ رَبِّهِۦ سَبِيلًا
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Në të vërtetë, kjo është këshillë, prandaj kush të dojë, le të marrë rrugën që e çon te Zoti i vet.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
وَمَا تَشَآءُونَ إِلَّآ أَن يَشَآءَ ٱللَّهُ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَلِيمًا حَكِيمًا
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Por, ju nuk mund të dëshironi, përveç nëse do Allahu. Pa dyshim, Allahu është i Gjithëdijshëm, i Urtë.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
يُدْخِلُ مَن يَشَآءُ فِى رَحْمَتِهِۦ وَٱلظَّٰلِمِينَ أَعَدَّ لَهُمْ عَذَابًا أَلِيمًۢا
Albanian Translation - Rowwad Translation Center Ai fut në mëshirën e Vet kë të dojë, ndërsa për zullumqarët ka përgatitur një dënim të dhembshëm.
Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →
← Surja Al-Qiyaama
Surja Al-Mursalaat →
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
→
Teksti arabisht dhe përkthimet përmes Tanzil dhe QuranEnc — fjalë për fjalë, të pandryshuara · Përkthimet u përkasin përkthyesve dhe nuk janë vetë Kurani
Ky është një ndihmës kërkimor, jo burim fetvaje.