caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Muzzammil المزمل

20 ajete · Mekë · radha e zbritjes 3

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ يَٰٓأَيُّهَا ٱلْمُزَّمِّلُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO i mbuluar!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُمِ ٱلَّيْلَ إِلَّا قَلِيلًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterÇohu të falesh natën, përveç një pjese të saj,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

نِّصْفَهُۥٓ أَوِ ٱنقُصْ مِنْهُ قَلِيلًا

Albanian Translation - Rowwad Translation Centergjysmën e saj, ose pak më pak,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَوْ زِدْ عَلَيْهِ وَرَتِّلِ ٱلْقُرْءَانَ تَرْتِيلًا

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerose pak më shumë dhe lexoje Kuranin ngadalë e qartë!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّا سَنُلْقِى عَلَيْكَ قَوْلًا ثَقِيلًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMe të vërtetë, Ne do të të shpallim një fjalë me peshë të rëndë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ نَاشِئَةَ ٱلَّيْلِ هِىَ أَشَدُّ وَطْـًٔا وَأَقْوَمُ قِيلًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNjëmend, ngritja (për t'u falur) gjatë natës ndikon më fort dhe fjala në të është më e qartë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ لَكَ فِى ٱلنَّهَارِ سَبْحًا طَوِيلًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, gjatë ditës je i zënë me punë të shumta.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱذْكُرِ ٱسْمَ رَبِّكَ وَتَبَتَّلْ إِلَيْهِ تَبْتِيلًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPërmende emrin e Zotit tënd dhe përkushtoju tërësisht Atij!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

رَّبُّ ٱلْمَشْرِقِ وَٱلْمَغْرِبِ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ فَٱتَّخِذْهُ وَكِيلًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi është Zoti i lindjes e i perëndimit; s’ka zot që meriton të adhurohet përveç Tij, prandaj Atë merre për Mbikëqyrës.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱصْبِرْ عَلَىٰ مَا يَقُولُونَ وَٱهْجُرْهُمْ هَجْرًا جَمِيلًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDuro atë që thonë ata dhe largohu nga ata në mënyrë të hijshme!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَذَرْنِى وَٱلْمُكَذِّبِينَ أُو۟لِى ٱلنَّعْمَةِ وَمَهِّلْهُمْ قَلِيلًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE lërmë Mua (të merrem) me përgënjeshtruesit pasanikë dhe jepu pak afat atyre,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ لَدَيْنَآ أَنكَالًا وَجَحِيمًا

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerse, vërtet, Ne kemi (për ta) pranga, zjarr flakërues,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَطَعَامًا ذَا غُصَّةٍ وَعَذَابًا أَلِيمًا

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerushqim që s'kapërdihet dhe dënim të dhembshëm,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَوْمَ تَرْجُفُ ٱلْأَرْضُ وَٱلْجِبَالُ وَكَانَتِ ٱلْجِبَالُ كَثِيبًا مَّهِيلًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDitën kur Toka e malet do të dridhen dhe malet do të bëhen si grumbuj rëre të rrëshqitshme.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّآ أَرْسَلْنَآ إِلَيْكُمْ رَسُولًا شَٰهِدًا عَلَيْكُمْ كَمَآ أَرْسَلْنَآ إِلَىٰ فِرْعَوْنَ رَسُولًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMe të vërtetë, Ne çuam te ju një të dërguar, dëshmitar kundrejt jush, ashtu siç dërguam te Faraoni një të dërguar,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَعَصَىٰ فِرْعَوْنُ ٱلرَّسُولَ فَأَخَذْنَٰهُ أَخْذًا وَبِيلًا

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerpor Faraoni kundërshtoi të dërguarin, prandaj Ne e kapëm atë me një dënim të rëndë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَكَيْفَ تَتَّقُونَ إِن كَفَرْتُمْ يَوْمًا يَجْعَلُ ٱلْوِلْدَٰنَ شِيبًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE, nëse mohoni, si do t’i ruheni një Dite që i bën fëmijët të thinjen?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱلسَّمَآءُ مُنفَطِرٌۢ بِهِۦ كَانَ وَعْدُهُۥ مَفْعُولًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtë Ditë qielli do të çahet e premtimi i Zotit do të përmbushet patjetër.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ هَٰذِهِۦ تَذْكِرَةٌ فَمَن شَآءَ ٱتَّخَذَ إِلَىٰ رَبِّهِۦ سَبِيلًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, kjo është këshillë, prandaj kush të dojë le të marrë rrugën që e çon te Zoti i vet.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ رَبَّكَ يَعْلَمُ أَنَّكَ تَقُومُ أَدْنَىٰ مِن ثُلُثَىِ ٱلَّيْلِ وَنِصْفَهُۥ وَثُلُثَهُۥ وَطَآئِفَةٌ مِّنَ ٱلَّذِينَ مَعَكَ وَٱللَّهُ يُقَدِّرُ ٱلَّيْلَ وَٱلنَّهَارَ عَلِمَ أَن لَّن تُحْصُوهُ فَتَابَ عَلَيْكُمْ فَٱقْرَءُوا۟ مَا تَيَسَّرَ مِنَ ٱلْقُرْءَانِ عَلِمَ أَن سَيَكُونُ مِنكُم مَّرْضَىٰ وَءَاخَرُونَ يَضْرِبُونَ فِى ٱلْأَرْضِ يَبْتَغُونَ مِن فَضْلِ ٱللَّهِ وَءَاخَرُونَ يُقَٰتِلُونَ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ فَٱقْرَءُوا۟ مَا تَيَسَّرَ مِنْهُ وَأَقِيمُوا۟ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتُوا۟ ٱلزَّكَوٰةَ وَأَقْرِضُوا۟ ٱللَّهَ قَرْضًا حَسَنًا وَمَا تُقَدِّمُوا۟ لِأَنفُسِكُم مِّنْ خَيْرٍ تَجِدُوهُ عِندَ ٱللَّهِ هُوَ خَيْرًا وَأَعْظَمَ أَجْرًا وَٱسْتَغْفِرُوا۟ ٱللَّهَ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌ رَّحِيمٌۢ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterZoti yt e di se ti falesh më pak se dy të tretat e natës, gjysmën e saj ose një të tretën e saj, e edhe një pjesë e atyre që janë me ty. Allahu e cakton gjatësinë e natës dhe të ditës. Ai e di se ju nuk do të keni mundësi ta bëni[1], prandaj lëshoi mëshirë mbi ju. Pra, lexoni çka t'ju vijë më lehtë nga Kurani. Ai e di se ndër ju do të ketë të sëmurë, të tjerë që udhëtojnë në tokë duke kërkuar mirësitë e Allahut dhe të tjerë që luftojnë në rrugën e Allahut, prandaj lexoni çka t'ju vijë më lehtë nga ai. Dhe faleni namazin, jepeni zekatin dhe jepni Allahut hua të mirë! Çfarëdo të mire që bëni për veten tuaj, do ta gjeni tek Allahu, madje edhe më të mirë e me shpërblim më të madh. Kërkoni faljen e Allahut, se, pa dyshim, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70