caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Ar-Ra'd الرعد

43 ajete · Medinë · radha e zbritjes 96

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ الٓمٓر تِلْكَ ءَايَٰتُ ٱلْكِتَٰبِ وَٱلَّذِىٓ أُنزِلَ إِلَيْكَ مِن رَّبِّكَ ٱلْحَقُّ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يُؤْمِنُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterElif, lam, mim, ra.[1] Këto janë ajetet e Librit. Ajo që të është shpallur ty nga Zoti yt është e vërteta, por shumica e njerëzve nuk besojnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱللَّهُ ٱلَّذِى رَفَعَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ بِغَيْرِ عَمَدٍ تَرَوْنَهَا ثُمَّ ٱسْتَوَىٰ عَلَى ٱلْعَرْشِ وَسَخَّرَ ٱلشَّمْسَ وَٱلْقَمَرَ كُلٌّ يَجْرِى لِأَجَلٍ مُّسَمًّى يُدَبِّرُ ٱلْأَمْرَ يُفَصِّلُ ٱلْـَٔايَٰتِ لَعَلَّكُم بِلِقَآءِ رَبِّكُمْ تُوقِنُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu është Ai që ngriti qiejt pa shtylla që mund t'i shihni e pastaj u ngrit mbi Arsh. Ai nënshtroi Diellin dhe Hënën, të cilat lundrojnë për një kohë të caktuar. Ai drejton çështjet dhe i shpjegon hollësisht shenjat, në mënyrë që të bindeni se do ta takoni Zotin tuaj.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَهُوَ ٱلَّذِى مَدَّ ٱلْأَرْضَ وَجَعَلَ فِيهَا رَوَٰسِىَ وَأَنْهَٰرًا وَمِن كُلِّ ٱلثَّمَرَٰتِ جَعَلَ فِيهَا زَوْجَيْنِ ٱثْنَيْنِ يُغْشِى ٱلَّيْلَ ٱلنَّهَارَ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَـَٔايَٰتٍ لِّقَوْمٍ يَتَفَكَّرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterËshtë Ai që shtriu Tokën dhe krijoi në të male të patundshme e lumenj dhe nga të gjitha frutat krijoi nga dy lloje. Ai e mbulon ditën me natën. Vërtet, në këto ka shenja për njerëzit që mendojnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَفِى ٱلْأَرْضِ قِطَعٌ مُّتَجَٰوِرَٰتٌ وَجَنَّٰتٌ مِّنْ أَعْنَٰبٍ وَزَرْعٌ وَنَخِيلٌ صِنْوَانٌ وَغَيْرُ صِنْوَانٍ يُسْقَىٰ بِمَآءٍ وَٰحِدٍ وَنُفَضِّلُ بَعْضَهَا عَلَىٰ بَعْضٍ فِى ٱلْأُكُلِ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَـَٔايَٰتٍ لِّقَوْمٍ يَعْقِلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë Tokë ka ara të ngjitura me njëra-tjetrën dhe kopshte me hardhi, bimë e palma me një kërcell e me disa kërcej, të cilat ujiten me të njëjtin ujë, por disa i bëjmë më të shijshme se të tjerat. Vërtet, në këto ka shenja për njerëzit që kuptojnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِن تَعْجَبْ فَعَجَبٌ قَوْلُهُمْ أَءِذَا كُنَّا تُرَٰبًا أَءِنَّا لَفِى خَلْقٍ جَدِيدٍ أُو۟لَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ بِرَبِّهِمْ وَأُو۟لَٰٓئِكَ ٱلْأَغْلَٰلُ فِىٓ أَعْنَاقِهِمْ وَأُو۟لَٰٓئِكَ أَصْحَٰبُ ٱلنَّارِ هُمْ فِيهَا خَٰلِدُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse ti çuditesh, atëherë është vërtet e çuditshme thënia e tyre: "A, pasi të bëhemi dhé, do të krijohemi sërish?!" Këta janë ata që e mohojnë Zotin e tyre, të cilët do të kenë pranga në qafë. Këta janë banorët e Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَيَسْتَعْجِلُونَكَ بِٱلسَّيِّئَةِ قَبْلَ ٱلْحَسَنَةِ وَقَدْ خَلَتْ مِن قَبْلِهِمُ ٱلْمَثُلَٰتُ وَإِنَّ رَبَّكَ لَذُو مَغْفِرَةٍ لِّلنَّاسِ عَلَىٰ ظُلْمِهِمْ وَإِنَّ رَبَّكَ لَشَدِيدُ ٱلْعِقَابِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta dëshirojnë që t'ua përshpejtosh të keqen para së mirës, edhe pse para tyre pati dënime shembullore. Zoti yt është me të vërtetë Falës ndaj njerëzve, përkundër padrejtësisë së tyre, por Zoti yt është gjithashtu i ashpër në ndëshkim.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَيَقُولُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ لَوْلَآ أُنزِلَ عَلَيْهِ ءَايَةٌ مِّن رَّبِّهِۦٓ إِنَّمَآ أَنتَ مُنذِرٌ وَلِكُلِّ قَوْمٍ هَادٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta që nuk besuan thonë: "Sikur t'i zbritej atij një mrekulli nga Zoti i tij!" Në të vërtetë, ti je vetëm paralajmërues. E, për çdo popull kishte udhërrëfyes.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱللَّهُ يَعْلَمُ مَا تَحْمِلُ كُلُّ أُنثَىٰ وَمَا تَغِيضُ ٱلْأَرْحَامُ وَمَا تَزْدَادُ وَكُلُّ شَىْءٍ عِندَهُۥ بِمِقْدَارٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu e di se çfarë mbart çdo femër dhe çfarë pakohet e çfarë shtohet në mitra. Çdo gjë tek Ai është në sasi të caktuar.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

عَٰلِمُ ٱلْغَيْبِ وَٱلشَّهَٰدَةِ ٱلْكَبِيرُ ٱلْمُتَعَالِ

Albanian Translation - Rowwad Translation Center(Ai është) Njohësi i së fshehtës dhe së dukshmes, i Madhi, i Lartësuari!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

سَوَآءٌ مِّنكُم مَّنْ أَسَرَّ ٱلْقَوْلَ وَمَن جَهَرَ بِهِۦ وَمَنْ هُوَ مُسْتَخْفٍۭ بِٱلَّيْلِ وَسَارِبٌۢ بِٱلنَّهَارِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterËshtë njëlloj (për Të) si ai nga ju që i mban të fshehta fjalët e tij dhe ai që i thotë sheshazi, si ai që fshihet natën dhe ai që del hapur ditën.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَهُۥ مُعَقِّبَٰتٌ مِّنۢ بَيْنِ يَدَيْهِ وَمِنْ خَلْفِهِۦ يَحْفَظُونَهُۥ مِنْ أَمْرِ ٱللَّهِ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُغَيِّرُ مَا بِقَوْمٍ حَتَّىٰ يُغَيِّرُوا۟ مَا بِأَنفُسِهِمْ وَإِذَآ أَرَادَ ٱللَّهُ بِقَوْمٍ سُوٓءًا فَلَا مَرَدَّ لَهُۥ وَمَا لَهُم مِّن دُونِهِۦ مِن وَالٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi (njeriu) para dhe pas tij ka (melekë) përcjellës që e mbrojnë me urdhrin e Allahut. Në të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli derisa ata të ndryshojnë atë që kanë në vetvete. E, nëse Allahu ia dëshiron të keqen një populli, ajo nuk mund të sprapset dhe ata nuk kanë mbrojtës përveç Tij.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

هُوَ ٱلَّذِى يُرِيكُمُ ٱلْبَرْقَ خَوْفًا وَطَمَعًا وَيُنشِئُ ٱلسَّحَابَ ٱلثِّقَالَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterËshtë Ai që jua mundëson të shihni vetëtimën, e cila ju ngjall frikë e shpresë, dhe Ai që krijon retë e rënda.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَيُسَبِّحُ ٱلرَّعْدُ بِحَمْدِهِۦ وَٱلْمَلَٰٓئِكَةُ مِنْ خِيفَتِهِۦ وَيُرْسِلُ ٱلصَّوَٰعِقَ فَيُصِيبُ بِهَا مَن يَشَآءُ وَهُمْ يُجَٰدِلُونَ فِى ٱللَّهِ وَهُوَ شَدِيدُ ٱلْمِحَالِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtë e madhërojnë me lavdërim bubullima dhe melekët nga frika ndaj Tij. Ai dërgon rrufetë, me të cilat godet kë të dojë. Megjithatë, ata grinden për Allahun, ndërkohë që Ai është ndëshkues i ashpër.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَهُۥ دَعْوَةُ ٱلْحَقِّ وَٱلَّذِينَ يَدْعُونَ مِن دُونِهِۦ لَا يَسْتَجِيبُونَ لَهُم بِشَىْءٍ إِلَّا كَبَٰسِطِ كَفَّيْهِ إِلَى ٱلْمَآءِ لِيَبْلُغَ فَاهُ وَمَا هُوَ بِبَٰلِغِهِۦ وَمَا دُعَآءُ ٱلْكَٰفِرِينَ إِلَّا فِى ضَلَٰلٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtij i takon lutja e vërtetë. Ndërkaq, ata (idhujt) që i lusin në vend të Tij nuk mund t'u përgjigjen aspak atyre (që u luten), si puna e atij që shtrin duart tek uji që t'i vijë në gojë (vetvetiu), por ai nuk i vjen. Lutja e jobesimtarëve është krejt e kotë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلِلَّهِ يَسْجُدُ مَن فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ طَوْعًا وَكَرْهًا وَظِلَٰلُهُم بِٱلْغُدُوِّ وَٱلْـَٔاصَالِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahut i bien në sexhde gjithë ata që janë në qiej e në Tokë, me ose pa dëshirë, bashkë me hijet e tyre, në mëngjes e në mbrëmje.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ مَن رَّبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ قُلِ ٱللَّهُ قُلْ أَفَٱتَّخَذْتُم مِّن دُونِهِۦٓ أَوْلِيَآءَ لَا يَمْلِكُونَ لِأَنفُسِهِمْ نَفْعًا وَلَا ضَرًّا قُلْ هَلْ يَسْتَوِى ٱلْأَعْمَىٰ وَٱلْبَصِيرُ أَمْ هَلْ تَسْتَوِى ٱلظُّلُمَٰتُ وَٱلنُّورُ أَمْ جَعَلُوا۟ لِلَّهِ شُرَكَآءَ خَلَقُوا۟ كَخَلْقِهِۦ فَتَشَٰبَهَ ٱلْخَلْقُ عَلَيْهِمْ قُلِ ٱللَّهُ خَٰلِقُ كُلِّ شَىْءٍ وَهُوَ ٱلْوَٰحِدُ ٱلْقَهَّٰرُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaju: "Kush është Zoti i qiejve dhe i Tokës?" Përgjigju: "Allahu!" Thuaju: "E si mund të merrni mbrojtës përveç Tij, që nuk mund t'i sjellin vetes as dobi e as dëm?!" Thuaju: "A është njësoj i verbri me atë që sheh? Ose, a mund të barazohen errësirat me dritën, apo i kanë veshur Allahut ortakë, që kanë krijuar sikurse Ai e u është ngatërruar krijimi?!" Thuaju: "Allahu është Krijuesi i gjithçkaje dhe Ai është i Vetmi, Ngadhënjimtari i Pamposhtur."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءً فَسَالَتْ أَوْدِيَةٌۢ بِقَدَرِهَا فَٱحْتَمَلَ ٱلسَّيْلُ زَبَدًا رَّابِيًا وَمِمَّا يُوقِدُونَ عَلَيْهِ فِى ٱلنَّارِ ٱبْتِغَآءَ حِلْيَةٍ أَوْ مَتَٰعٍ زَبَدٌ مِّثْلُهُۥ كَذَٰلِكَ يَضْرِبُ ٱللَّهُ ٱلْحَقَّ وَٱلْبَٰطِلَ فَأَمَّا ٱلزَّبَدُ فَيَذْهَبُ جُفَآءً وَأَمَّا مَا يَنفَعُ ٱلنَّاسَ فَيَمْكُثُ فِى ٱلْأَرْضِ كَذَٰلِكَ يَضْرِبُ ٱللَّهُ ٱلْأَمْثَالَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi sjell shi nga qielli, nëpërmjet të cilit rrjedhin lumenjtë me masë, ndërkohë që rrjedha mbart mbeturinat mbi sipërfaqe. Por, edhe nga ato (metale të çmuara) që i shkrijnë në zjarr për të bërë stoli ose vegla dalin mbeturina të ngjashme. Kështu e sjell Allahu shembullin e së vërtetës dhe të së pavërtetës. Sa u përket mbeturinave, ato hidhen, ndërsa ajo që është e dobishme për njerëzit mbetet në tokë. Kështu i sqaron Allahu shembujt.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لِلَّذِينَ ٱسْتَجَابُوا۟ لِرَبِّهِمُ ٱلْحُسْنَىٰ وَٱلَّذِينَ لَمْ يَسْتَجِيبُوا۟ لَهُۥ لَوْ أَنَّ لَهُم مَّا فِى ٱلْأَرْضِ جَمِيعًا وَمِثْلَهُۥ مَعَهُۥ لَٱفْتَدَوْا۟ بِهِۦٓ أُو۟لَٰٓئِكَ لَهُمْ سُوٓءُ ٱلْحِسَابِ وَمَأْوَىٰهُمْ جَهَنَّمُ وَبِئْسَ ٱلْمِهَادُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtyre që iu përgjigjën Zotit të tyre u takon e mira (Xheneti), ndërsa ata që nuk i binden Atij, sikur të kishin gjithë pasurinë që gjendet në Tokë, madje edhe një herë aq, do ta jepnin si shkëmbesë (për t'u liruar nga dënimi). Për ta do të ketë llogari të rëndë dhe strehimi i tyre është Xhehenemi. Eh, sa shtrat i keq që është ai!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَفَمَن يَعْلَمُ أَنَّمَآ أُنزِلَ إِلَيْكَ مِن رَّبِّكَ ٱلْحَقُّ كَمَنْ هُوَ أَعْمَىٰٓ إِنَّمَا يَتَذَكَّرُ أُو۟لُوا۟ ٱلْأَلْبَٰبِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA mund të jetë ai që e di se ajo që të është shpallur nga Zoti yt është e vërtetë njësoj me atë që është i verbër?! Në të vërtetë, mësim marrin vetëm mendarët,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱلَّذِينَ يُوفُونَ بِعَهْدِ ٱللَّهِ وَلَا يَنقُضُونَ ٱلْمِيثَٰقَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centertë cilët e mbajnë premtimin dhënë Allahut dhe nuk e shkelin besën,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلَّذِينَ يَصِلُونَ مَآ أَمَرَ ٱللَّهُ بِهِۦٓ أَن يُوصَلَ وَيَخْشَوْنَ رَبَّهُمْ وَيَخَافُونَ سُوٓءَ ٱلْحِسَابِ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centeri mbajnë lidhjet të cilat Allahu ka urdhëruar të ruhen, kanë frikë Zotin e tyre dhe i frikësohen llogarisë së rëndë,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلَّذِينَ صَبَرُوا۟ ٱبْتِغَآءَ وَجْهِ رَبِّهِمْ وَأَقَامُوا۟ ٱلصَّلَوٰةَ وَأَنفَقُوا۟ مِمَّا رَزَقْنَٰهُمْ سِرًّا وَعَلَانِيَةً وَيَدْرَءُونَ بِٱلْحَسَنَةِ ٱلسَّيِّئَةَ أُو۟لَٰٓئِكَ لَهُمْ عُقْبَى ٱلدَّارِ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centersi dhe bëjnë durim, duke kërkuar kënaqësinë e Zotit të tyre, e falin namazin, japin fshehurazi e haptazi nga ajo që u kemi dhënë dhe të keqen e kthejnë me të mirë. Këtyre u takon fundi i mirë,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

جَنَّٰتُ عَدْنٍ يَدْخُلُونَهَا وَمَن صَلَحَ مِنْ ءَابَآئِهِمْ وَأَزْوَٰجِهِمْ وَذُرِّيَّٰتِهِمْ وَٱلْمَلَٰٓئِكَةُ يَدْخُلُونَ عَلَيْهِم مِّن كُلِّ بَابٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterXhenetet e Përjetësisë, ku do të hyjnë këta dhe ata që besuan prej baballarëve, grave dhe pasardhësve të tyre. Ndërkaq, melekët do të hyjnë tek ata nga çdo derë (e do t'u thonë):

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

سَلَٰمٌ عَلَيْكُم بِمَا صَبَرْتُمْ فَنِعْمَ عُقْبَى ٱلدَّارِ

Albanian Translation - Rowwad Translation Center"Paqja qoftë mbi ju, që u treguat të durueshëm!" Sa përfundim i shkëlqyer që është ky!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلَّذِينَ يَنقُضُونَ عَهْدَ ٱللَّهِ مِنۢ بَعْدِ مِيثَٰقِهِۦ وَيَقْطَعُونَ مَآ أَمَرَ ٱللَّهُ بِهِۦٓ أَن يُوصَلَ وَيُفْسِدُونَ فِى ٱلْأَرْضِ أُو۟لَٰٓئِكَ لَهُمُ ٱللَّعْنَةُ وَلَهُمْ سُوٓءُ ٱلدَّارِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, sa për ata që thyejnë besën e Allahut, pasi e patën dhënë dhe i shkëpusin lidhjet të cilat Allahu ka urdhëruar të ruhen, si dhe bëjnë çrregullime në Tokë, për ta është mallkimi dhe përfundimi i keq.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱللَّهُ يَبْسُطُ ٱلرِّزْقَ لِمَن يَشَآءُ وَيَقْدِرُ وَفَرِحُوا۟ بِٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا وَمَا ٱلْحَيَوٰةُ ٱلدُّنْيَا فِى ٱلْـَٔاخِرَةِ إِلَّا مَتَٰعٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu ia shton rizkun kujt të dojë dhe ia pakon kujt të dojë. Ndërkohë, ata gëzohen me jetën e kësaj bote, ndonëse jeta e kësaj bote në krahasim me botën tjetër është vetëm kënaqësi kalimtare.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَيَقُولُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ لَوْلَآ أُنزِلَ عَلَيْهِ ءَايَةٌ مِّن رَّبِّهِۦ قُلْ إِنَّ ٱللَّهَ يُضِلُّ مَن يَشَآءُ وَيَهْدِىٓ إِلَيْهِ مَنْ أَنَابَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE, ata që nuk besuan, thonë: "Sikur t'i zbritej atij një mrekulli nga Zoti i tij!" Thuaju: “Allahu e humb atë që do dhe udhëzon në rrugën e Tij ata që kthehen të penduar tek Ai,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَتَطْمَئِنُّ قُلُوبُهُم بِذِكْرِ ٱللَّهِ أَلَا بِذِكْرِ ٱللَّهِ تَطْمَئِنُّ ٱلْقُلُوبُ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centertë cilët besojnë dhe zemrat e të cilëve qetësohen me përmendjen e Allahut, sepse njëmend me përmendjen e Allahut qetësohen zemrat!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّٰلِحَٰتِ طُوبَىٰ لَهُمْ وَحُسْنُ مَـَٔابٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta që besuan dhe bënë vepra të mira do të kenë jetë të lumtur dhe vendkthim të shkëlqyeshëm (në Xhenet).

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

كَذَٰلِكَ أَرْسَلْنَٰكَ فِىٓ أُمَّةٍ قَدْ خَلَتْ مِن قَبْلِهَآ أُمَمٌ لِّتَتْلُوَا۟ عَلَيْهِمُ ٱلَّذِىٓ أَوْحَيْنَآ إِلَيْكَ وَهُمْ يَكْفُرُونَ بِٱلرَّحْمَٰنِ قُلْ هُوَ رَبِّى لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ عَلَيْهِ تَوَكَّلْتُ وَإِلَيْهِ مَتَابِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKështu, Ne të kemi dërguar ty te një popull, para të cilit kanë kaluar (shumë) popuj, që t'ua lexosh atë që ta kemi shpallur, por ata mohojnë të Gjithëmëshirshmin. Thuaj: "Ai është Zoti im. S'ka zot që meriton të adhurohet përveç Tij. Atij i mbështetem dhe tek Ai pendohem."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَوْ أَنَّ قُرْءَانًا سُيِّرَتْ بِهِ ٱلْجِبَالُ أَوْ قُطِّعَتْ بِهِ ٱلْأَرْضُ أَوْ كُلِّمَ بِهِ ٱلْمَوْتَىٰ بَل لِّلَّهِ ٱلْأَمْرُ جَمِيعًا أَفَلَمْ يَا۟يْـَٔسِ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا۟ أَن لَّوْ يَشَآءُ ٱللَّهُ لَهَدَى ٱلنَّاسَ جَمِيعًا وَلَا يَزَالُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ تُصِيبُهُم بِمَا صَنَعُوا۟ قَارِعَةٌ أَوْ تَحُلُّ قَرِيبًا مِّن دَارِهِمْ حَتَّىٰ يَأْتِىَ وَعْدُ ٱللَّهِ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُخْلِفُ ٱلْمِيعَادَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterEdhe sikur të kishte një Kuran përmes të cilit do të lëviznin malet ose do të çahej Toka, ose do t'u flitej të vdekurve (do të ishte ky Kuran)! Jo, por tërë çështja i takon Allahut. A nuk e dinë ata që besuan se, sikur të donte Allahu, do t'i udhëzonte të gjithë njerëzit? Fatkeqësia do të vazhdojë t'i godasë ata që nuk besojnë për shkak të asaj që kanë bërë ose do të ndodhë pranë vendbanimeve të tyre derisa të vijë premtimi i Allahut. E, pa dyshim se Allahu nuk e thyen premtimin.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَقَدِ ٱسْتُهْزِئَ بِرُسُلٍ مِّن قَبْلِكَ فَأَمْلَيْتُ لِلَّذِينَ كَفَرُوا۟ ثُمَّ أَخَذْتُهُمْ فَكَيْفَ كَانَ عِقَابِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterEdhe para teje i kanë tallur të dërguarit, por Unë u dhashë afat atyre që nuk besuan e më pas i kapa me ndëshkim. Ah, si ishte dënimi Im!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَفَمَنْ هُوَ قَآئِمٌ عَلَىٰ كُلِّ نَفْسٍۭ بِمَا كَسَبَتْ وَجَعَلُوا۟ لِلَّهِ شُرَكَآءَ قُلْ سَمُّوهُمْ أَمْ تُنَبِّـُٔونَهُۥ بِمَا لَا يَعْلَمُ فِى ٱلْأَرْضِ أَم بِظَٰهِرٍ مِّنَ ٱلْقَوْلِ بَلْ زُيِّنَ لِلَّذِينَ كَفَرُوا۟ مَكْرُهُمْ وَصُدُّوا۟ عَنِ ٱلسَّبِيلِ وَمَن يُضْلِلِ ٱللَّهُ فَمَا لَهُۥ مِنْ هَادٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA mund të jetë Ai që është mbikëqyrës i punës së gjithsecilit (njësoj me idhujt që nuk janë të këtillë)?! Megjithatë, ata i veshin Allahut ortakë. Thuaju: "Tregoni emrat e tyre! Apo mos doni t'i tregoni Allahut për diçka që Ai nuk e di në Tokë apo po thoni gjepura? Përkundrazi, atyre që nuk besuan u janë hijeshuar dredhitë e tyre dhe janë shmangur nga rruga e drejtë. E, atë që e humb Allahu, s'ka kush që mund ta udhëzojë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَّهُمْ عَذَابٌ فِى ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا وَلَعَذَابُ ٱلْـَٔاخِرَةِ أَشَقُّ وَمَا لَهُم مِّنَ ٱللَّهِ مِن وَاقٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPër ta ka dënim në këtë jetë, por dënimi i botës tjetër është më i rëndë dhe askush s'mund t'i mbrojë ata nga Allahu.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

مَّثَلُ ٱلْجَنَّةِ ٱلَّتِى وُعِدَ ٱلْمُتَّقُونَ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَٰرُ أُكُلُهَا دَآئِمٌ وَظِلُّهَا تِلْكَ عُقْبَى ٱلَّذِينَ ٱتَّقَوا۟ وَّعُقْبَى ٱلْكَٰفِرِينَ ٱلنَّارُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterXheneti që iu premtua të ruajturve është si vijon: nëpër të rrjedhin lumenj, frutat e tij janë të përhershëm, e edhe hija e tij. Ky është fundi i atyre që u ruajtën, kurse fundi i jobesimtarëve është Zjarri.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلَّذِينَ ءَاتَيْنَٰهُمُ ٱلْكِتَٰبَ يَفْرَحُونَ بِمَآ أُنزِلَ إِلَيْكَ وَمِنَ ٱلْأَحْزَابِ مَن يُنكِرُ بَعْضَهُۥ قُلْ إِنَّمَآ أُمِرْتُ أَنْ أَعْبُدَ ٱللَّهَ وَلَآ أُشْرِكَ بِهِۦٓ إِلَيْهِ أَدْعُوا۟ وَإِلَيْهِ مَـَٔابِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta të cilëve ua kemi dhënë Librin gëzohen me atë që të është shpallur ty. Prej grupeve ka të atillë që mohojnë një pjesë të tij. Thuaj: "Në të vërtetë, unë jam urdhëruar që ta adhuroj Allahun dhe të mos i shoqëroj asgjë në adhurim. Për tek Ai thërras dhe tek Ai është kthimi im.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَكَذَٰلِكَ أَنزَلْنَٰهُ حُكْمًا عَرَبِيًّا وَلَئِنِ ٱتَّبَعْتَ أَهْوَآءَهُم بَعْدَ مَا جَآءَكَ مِنَ ٱلْعِلْمِ مَا لَكَ مِنَ ٱللَّهِ مِن وَلِىٍّ وَلَا وَاقٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKështu Ne e zbritëm atë (Kuranin) në gjuhën arabe si gjykues. E, nëse do të ndiqje dëshirat e tyre, edhe pas dijes që të ka ardhur, atëherë nuk do të kishe para Allahut as ndihmës e as mbrojtës.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا رُسُلًا مِّن قَبْلِكَ وَجَعَلْنَا لَهُمْ أَزْوَٰجًا وَذُرِّيَّةً وَمَا كَانَ لِرَسُولٍ أَن يَأْتِىَ بِـَٔايَةٍ إِلَّا بِإِذْنِ ٱللَّهِ لِكُلِّ أَجَلٍ كِتَابٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, Ne kemi çuar edhe të dërguar para teje dhe u kemi dhënë gra e pasardhës. Asnjë i dërguar nuk mund të sjellë mrekulli, përveçse me lejen e Allahut. Çdo vendim ka kohën e caktuar.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَمْحُوا۟ ٱللَّهُ مَا يَشَآءُ وَيُثْبِتُ وَعِندَهُۥٓ أُمُّ ٱلْكِتَٰبِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu shlyen dhe lë çfarë të dojë e tek Ai është Libri amë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِن مَّا نُرِيَنَّكَ بَعْضَ ٱلَّذِى نَعِدُهُمْ أَوْ نَتَوَفَّيَنَّكَ فَإِنَّمَا عَلَيْكَ ٱلْبَلَٰغُ وَعَلَيْنَا ٱلْحِسَابُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPavarësisht nëse të tregojmë diçka nga ajo me të cilën i kemi kërcënuar apo ta marrim shpirtin (para se t'i dënojmë), detyrë jotja është t'ua kumtosh atyre, ndërsa detyrë Jona është t'i marrim në llogari.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَوَلَمْ يَرَوْا۟ أَنَّا نَأْتِى ٱلْأَرْضَ نَنقُصُهَا مِنْ أَطْرَافِهَا وَٱللَّهُ يَحْكُمُ لَا مُعَقِّبَ لِحُكْمِهِۦ وَهُوَ سَرِيعُ ٱلْحِسَابِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk e shohin ata se Ne ua pakësojmë tokën nga anët e saj?[2] Allahu është i Vetmi që gjykon dhe askush s'mund ta ndryshojë gjykimin e Tij. Ai është i shpejtë në llogari.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقَدْ مَكَرَ ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ فَلِلَّهِ ٱلْمَكْرُ جَمِيعًا يَعْلَمُ مَا تَكْسِبُ كُلُّ نَفْسٍ وَسَيَعْلَمُ ٱلْكُفَّٰرُ لِمَنْ عُقْبَى ٱلدَّارِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterEdhe ata që ishin para tyre bënin kurthe, por Allahu i zotëron të gjitha kurthet. Ai e di se çfarë bën çdo njeri, ndërsa jobesimtarët do ta kuptojnë se për kë do të jetë fundi i mirë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَيَقُولُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ لَسْتَ مُرْسَلًا قُلْ كَفَىٰ بِٱللَّهِ شَهِيدًۢا بَيْنِى وَبَيْنَكُمْ وَمَنْ عِندَهُۥ عِلْمُ ٱلْكِتَٰبِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta që nuk besuan thonë: "Ti nuk je i dërguar." Thuaju: "Mjafton Allahu si dëshmitar mes meje e jush dhe ai që ka njohuri për Librin."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70