caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Ar-Ra'd, ajeti 17

Medinë · radha e zbritjes 96 · 13:17

أَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءً فَسَالَتْ أَوْدِيَةٌۢ بِقَدَرِهَا فَٱحْتَمَلَ ٱلسَّيْلُ زَبَدًا رَّابِيًا وَمِمَّا يُوقِدُونَ عَلَيْهِ فِى ٱلنَّارِ ٱبْتِغَآءَ حِلْيَةٍ أَوْ مَتَٰعٍ زَبَدٌ مِّثْلُهُۥ كَذَٰلِكَ يَضْرِبُ ٱللَّهُ ٱلْحَقَّ وَٱلْبَٰطِلَ فَأَمَّا ٱلزَّبَدُ فَيَذْهَبُ جُفَآءً وَأَمَّا مَا يَنفَعُ ٱلنَّاسَ فَيَمْكُثُ فِى ٱلْأَرْضِ كَذَٰلِكَ يَضْرِبُ ٱللَّهُ ٱلْأَمْثَالَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi sjell shi nga qielli, nëpërmjet të cilit rrjedhin lumenjtë me masë, ndërkohë që rrjedha mbart mbeturinat mbi sipërfaqe. Por, edhe nga ato (metale të çmuara) që i shkrijnë në zjarr për të bërë stoli ose vegla dalin mbeturina të ngjashme. Kështu e sjell Allahu shembullin e së vërtetës dhe të së pavërtetës. Sa u përket mbeturinave, ato hidhen, ndërsa ajo që është e dobishme për njerëzit mbetet në tokë. Kështu i sqaron Allahu shembujt.
Albanian Translation - Hassan NahiAi e zbret shiun nga qielli, prandaj rrjedhin lumenjtë me masë dhe rrjedha bart mbeturinat mbi sipërfaqen e ujit. Edhe zgjyra, kur e shkrijnë njerëzit në zjarr që të bëjnë stoli ose vegla, është mbeturinë, si ajo. Kështu, Allahu jep shembullin e së vërtetës dhe të së pavërtetës: Mbeturinat hidhen, ndërsa ajo që u shërben njerëzve mbetet në tokë. Kështu, Allahu i shpjegon shembujt.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70