لَهُۥ دَعْوَةُ ٱلْحَقِّ وَٱلَّذِينَ يَدْعُونَ مِن دُونِهِۦ لَا يَسْتَجِيبُونَ لَهُم بِشَىْءٍ إِلَّا كَبَٰسِطِ كَفَّيْهِ إِلَى ٱلْمَآءِ لِيَبْلُغَ فَاهُ وَمَا هُوَ بِبَٰلِغِهِۦ وَمَا دُعَآءُ ٱلْكَٰفِرِينَ إِلَّا فِى ضَلَٰلٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtij i takon lutja e vërtetë. Ndërkaq, ata (idhujt) që i lusin në vend të Tij nuk mund t'u përgjigjen aspak atyre (që u luten), si puna e atij që shtrin duart tek uji që t'i vijë në gojë (vetvetiu), por ai nuk i vjen. Lutja e jobesimtarëve është krejt e kotë.
Albanian Translation - Hassan NahiVetëm për Atë është lutja e vërtetë! Kurse idhujt, të cilëve jobesimtarët u luten në vend të Allahut, nuk u përgjigjen lutjeve të tyre aspak. Rasti i tyre është si rasti i atij që i zgjat duart tek uji, për t’i ardhur te goja, por ai kurrsesi nuk i vjen. Lutja e jobesimtarëve është e kotë.