أَفَمَنْ هُوَ قَآئِمٌ عَلَىٰ كُلِّ نَفْسٍۭ بِمَا كَسَبَتْ وَجَعَلُوا۟ لِلَّهِ شُرَكَآءَ قُلْ سَمُّوهُمْ أَمْ تُنَبِّـُٔونَهُۥ بِمَا لَا يَعْلَمُ فِى ٱلْأَرْضِ أَم بِظَٰهِرٍ مِّنَ ٱلْقَوْلِ بَلْ زُيِّنَ لِلَّذِينَ كَفَرُوا۟ مَكْرُهُمْ وَصُدُّوا۟ عَنِ ٱلسَّبِيلِ وَمَن يُضْلِلِ ٱللَّهُ فَمَا لَهُۥ مِنْ هَادٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA mund të jetë Ai që është mbikëqyrës i punës së gjithsecilit (njësoj me idhujt që nuk janë të këtillë)?! Megjithatë, ata i veshin Allahut ortakë. Thuaju: "Tregoni emrat e tyre! Apo mos doni t'i tregoni Allahut për diçka që Ai nuk e di në Tokë apo po thoni gjepura? Përkundrazi, atyre që nuk besuan u janë hijeshuar dredhitë e tyre dhe janë shmangur nga rruga e drejtë. E, atë që e humb Allahu, s'ka kush që mund ta udhëzojë.
Albanian Translation - Hassan NahiVallë, Ai që është mbikëqyrës për çdokënd se çfarë punon, a është njësoj si idhujt që s’dëgjojnë e s’shohin gjë?! E megjithatë ata i shoqërojnë Allahut zota të rremë (në adhurim)? Thuaj: “Më tregoni emrat e atyre (idhujve që ia bëni shok Allahut)!” Apo ju po e njoftoni Atë për ndonjë gjë që Ai nuk e di në tokë apo thoni vetëm fjalë boshe? Jo, por jobesimtarëve dinakëritë e veta u duken të hijshme; ata janë larguar nga rruga e drejtë. Për atë që Allahu e shpie në humbje, s’ka udhërrëfyes.