وَٱلَّذِينَ يَنقُضُونَ عَهْدَ ٱللَّهِ مِنۢ بَعْدِ مِيثَٰقِهِۦ وَيَقْطَعُونَ مَآ أَمَرَ ٱللَّهُ بِهِۦٓ أَن يُوصَلَ وَيُفْسِدُونَ فِى ٱلْأَرْضِ أُو۟لَٰٓئِكَ لَهُمُ ٱللَّعْنَةُ وَلَهُمْ سُوٓءُ ٱلدَّارِ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, sa për ata që thyejnë besën e Allahut, pasi e patën dhënë dhe i shkëpusin lidhjet të cilat Allahu ka urdhëruar të ruhen, si dhe bëjnë çrregullime në Tokë, për ta është mallkimi dhe përfundimi i keq.
Albanian Translation - Hassan NahiSa për ata që shkelin besëlidhjen me Allahun, pasi janë zotuar për atë e, që këpusin lidhjet (familjare) që ka urdhëruar Allahu të ruhen dhe bëjnë çrregullime në Tokë - mbi ta rëndon mallkimi dhe përfundimi i keq!