caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Ar-Ra'd, ajeti 5

Medinë · radha e zbritjes 96 · 13:5

وَإِن تَعْجَبْ فَعَجَبٌ قَوْلُهُمْ أَءِذَا كُنَّا تُرَٰبًا أَءِنَّا لَفِى خَلْقٍ جَدِيدٍ أُو۟لَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ بِرَبِّهِمْ وَأُو۟لَٰٓئِكَ ٱلْأَغْلَٰلُ فِىٓ أَعْنَاقِهِمْ وَأُو۟لَٰٓئِكَ أَصْحَٰبُ ٱلنَّارِ هُمْ فِيهَا خَٰلِدُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse ti çuditesh, atëherë është vërtet e çuditshme thënia e tyre: "A, pasi të bëhemi dhé, do të krijohemi sërish?!" Këta janë ata që e mohojnë Zotin e tyre, të cilët do të kenë pranga në qafë. Këta janë banorët e Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
Albanian Translation - Hassan NahiNëse ti (Muhamed) çuditesh nga idhujtarët, janë vërtet të çuditshme fjalët e tyre: “Vallë, pasi të bëhemi dhé, do të krijohemi vërtet përsëri?!” Këta janë ata që nuk besojnë në Zotin e tyre dhe në qafat e të cilëve do të ketë vargonj; këta janë banorët e Xhehenemit, në të cilin do të qëndrojnë përherë.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70