caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Ar-Ra'd, ajeti 31

Medinë · radha e zbritjes 96 · 13:31

وَلَوْ أَنَّ قُرْءَانًا سُيِّرَتْ بِهِ ٱلْجِبَالُ أَوْ قُطِّعَتْ بِهِ ٱلْأَرْضُ أَوْ كُلِّمَ بِهِ ٱلْمَوْتَىٰ بَل لِّلَّهِ ٱلْأَمْرُ جَمِيعًا أَفَلَمْ يَا۟يْـَٔسِ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا۟ أَن لَّوْ يَشَآءُ ٱللَّهُ لَهَدَى ٱلنَّاسَ جَمِيعًا وَلَا يَزَالُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ تُصِيبُهُم بِمَا صَنَعُوا۟ قَارِعَةٌ أَوْ تَحُلُّ قَرِيبًا مِّن دَارِهِمْ حَتَّىٰ يَأْتِىَ وَعْدُ ٱللَّهِ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُخْلِفُ ٱلْمِيعَادَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterEdhe sikur të kishte një Kuran përmes të cilit do të lëviznin malet ose do të çahej Toka, ose do t'u flitej të vdekurve (do të ishte ky Kuran)! Jo, por tërë çështja i takon Allahut. A nuk e dinë ata që besuan se, sikur të donte Allahu, do t'i udhëzonte të gjithë njerëzit? Fatkeqësia do të vazhdojë t'i godasë ata që nuk besojnë për shkak të asaj që kanë bërë ose do të ndodhë pranë vendbanimeve të tyre derisa të vijë premtimi i Allahut. E, pa dyshim se Allahu nuk e thyen premtimin.
Albanian Translation - Hassan Nahi(Idhujtarët e Mekës thonë:) Sikur të kishte një Kuran me të cilin të lëviznin malet ose të copëtohej toka, ose të flisnin të vdekurit (që të besojmë Muhamedin)? Jo, e gjithë çështja[155] i takon (vetëm) Allahut. Vallë, a nuk e dinë ata që besojnë se sikur të donte Allahu, do t’i kishte udhëzuar të gjithë njerëzit (në besim)?! Kurse, jobesimtarët (e Mekës), për atë që kanë bërë, vazhdon t’i godasë shkatërrimi apo të bjerë pranë shtëpive të tyre, derisa të kryhet premtimi i Allahut[156]. Nuk ka dyshim se Allahu e kryen premtimin e Tij.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70