Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe po ta rrëfejmë tregimin më të bukur, përmes shpalljes së këtij Kurani, ndonëse më parë nuk kishe dijeni për të.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur Jusufi i tha babait të vet: "O babai im, unë pashë në ëndërr njëmbëdhjetë yje dhe Diellin e Hënën, i pashë duke më bërë sexhde!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi i tha: "O biri im, mos ua trego ëndrrën vëllezërve të tu, që të mos kurdisin kundër teje ndonjë kurth, se, vërtet, shejtani është armik i hapur i njeriut.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKësisoj do të të përzgjedhë Zoti yt e do të ta mësojë shpjegimin e ëndrrave dhe do të plotësojë dhuntinë e Tij ndaj teje e ndaj familjes së Jakubit, mu ashtu siç e plotësoi atë më parë ndaj baballarëve të tu, Ibrahimit dhe Ishakut. Me të vërtetë, Zoti yt është i Gjithëdijshëm e i Urtë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur (vëllezërit e tij) thanë: "Jusufi dhe vëllai i tij[2] janë më të dashur se ne për babanë tonë, ndërkohë që ne jemi grup i fortë. S'ka dyshim se babai ynë është në lajthitje të qartë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMbyteni Jusufin ose arratiseni në ndonjë vend të largët, në mënyrë që dashuria e babait tuaj të mbetet vetëm për ju e pastaj bëhuni njerëz të mirë."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNjëri nga ata tha: "Mos e mbytni Jusufin, por hidheni në fund të ndonjë pusi, që ta marrë ndonjë karvan udhëtarësh, nëse njëmend doni të bëni diçka."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: "Unë pikëllohem nëse e merrni me vete dhe kam frikë mos e ha ujku, duke qenë ju të shkujdesur ndaj tij."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thanë: "Në qoftë se do ta hante ujku, duke qenë ne grup i fortë, atëherë do të ishim përnjëmend të humbur."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur e morën me vete dhe vendosën njëzëri ta hidhnin në fund të një pusi, Ne i shpallëm atij: "Ti (një ditë) do t'ua kujtosh këtë veprim të tyre, pa e vënë re ata."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThanë: "O babai ynë, ne shkuam për të bërë gara dhe e lamë Jusufin me gjërat tona, kështu që e hëngri ujku. Ti nuk do të na besosh, edhe pse e themi të vërtetën."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta sollën këmishën e tij të përlyer me gjak të rremë, ndërsa ai tha: "Jo, por egoja juaj jua ka zbukuruar ndonjë veprim (të shëmtuar), por (më duhet të bëj) durim të hijshëm. E, Allahut i kërkoj ndihmë kundër asaj që po trilloni!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkohë, disa udhëtarë erdhën dhe e dërguan ujarin e tyre. Kur e lëshoi kovën, tha: "Myzhde! Qenka një djalë!" Ata e fshehën atë si mall tregtie[3], por Allahu e dinte mirë çfarë po bënin.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, njeriu nga Egjipti që e bleu atë, i tha gruas së vet: "Nderoje qëndrimin e tij (me ne), se ndoshta do të na bëjë dobi ose do ta birësojmë. Kësisoj i dhamë Jusufit pushtet në Tokë për t'ia mësuar shpjegimin e ëndrrave. Allahu e jetëson urdhrin e Vet (ashtu si dëshiron Ai Vetë), por shumica e njerëzve nuk e dinë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterGruaja, në shtëpinë e së cilës ishte, u përpoq ta joshte atë, andaj i mbylli dyert dhe tha: "Eja tek unë!" Ai tha: "Allahu më ruajttë! Zotëria im më ka nderuar gjatë qëndrimit tim tek ai. Sigurisht që zullumqarët nuk do të kenë sukses."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAjo e dëshiroi atë, por edhe atij i shkoi mendja t'i përgjigjej asaj. Sikur të mos e shihte provën e Zotit të vet (do t'i dorëzohej tundimit). Kështu (vepruam), në mënyrë që t'ia largonim të ligën e të shëmtuarën. Me të vërtetë, ai ishte prej robërve Tanë të zgjedhur.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterQë të dy nxituan drejt derës, ndërkohë që ajo ia shqeu këmishën nga pas dhe te dera ndeshën zotërinë e saj. Ajo tha: "Çfarë ndëshkimi mund të ketë për atë që ia dëshiron të ligën gruas sate, përveç burgut ose ndonjë dënimi të dhembshëm?"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: "Ajo u përpoq të më joshte." Pastaj, një dëshmitar nga familja e saj dëshmoi: "Në qoftë se këmisha e tij është shqyer nga përpara, atëherë ajo po e thotë të vërtetën e ai po gënjen.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, në qoftë se këmisha e tij është shqyer nga mbrapa, atëherë ajo po gënjen e ai po e thotë të vërtetën."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, kur e pa se këmisha e tij ishte shqyer nga mbrapa, tha: "S'ka dyshim se kjo është prej dredhive tuaja (të grave). Dredhitë tuaja janë njëmend të mëdha.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTi, Jusuf, mos u merr me këtë punë, ndërsa ti (gruaja ime) kërko falje për gjynahun tënd, se, me të vërtetë, ti je fajtore."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDisa gra në qytet thoshin: "Gruaja e Azizit (ministrit) u përpoq ta joshte shërbëtorin e saj; dashuria ndaj tij ia ka pushtuar zemrën. Po e shohim se ajo është në humbje të qartë."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur dëgjoi për përgojimin e tyre, i thirri ato, ua përgatiti një gosti dhe secilës nga ato i dha nga një thikë e tha: "Dil para tyre!" Kur e panë (Jusufin), u mahnitën (nga bukuria e tij) dhe prenë duart e tyre e thanë: "Zoti na ruajttë! Ky nuk qenka njeri, por engjëll fisnik!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtëherë ajo tha: "Ja pra, ky është ai për të cilin më qortuat. Unë u përpoqa ta joshja, por ai kundërshtoi, por, nëse nuk e bën atë që po e urdhëroj, do të burgoset e do të jetë i poshtëruar."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: "O Zoti im! Burgu është më i dashur për mua sesa ajo në të cilën më thërrasin ato. Nëse Ti nuk e largon prej meje dredhinë e tyre, unë do të anoj nga ato dhe do të bëhem prej të paditurve."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtëherë, Zoti i tij iu përgjigj (lutjes) dhe e largoi prej tij dredhinë e tyre, se Ai, me të vërtetë, është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdijshmi.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMandej, pasi i panë provat (e pafajësisë së Jusufit), atyre iu duk e udhës që ta burgosnin për një kohë.[4]
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterBashkë me të hynë në burg edhe dy djelmosha. Njëri nga ata, tha: "E kam parë veten në ëndërr duke shtrydhur verë." Ndërkaq, tjetri tha: "Unë e kam parë veten në ëndërr duke mbajtur bukë në kokë, prej së cilës po hanin shpezët. Na trego shpjegimin e kësaj, se po e shohim që je njeri i mirë."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi (Jusufi) tha: "Nuk do t'ju vijë ndonjë ushqim me të cilin ushqeheni pa ju treguar interpretimin e kësaj, para se t'ju arrijë (ushqimi). Kjo është prej asaj që më ka mësuar Zoti im. Unë kam braktisur fenë e një populli që nuk e beson Allahun e që e mohojnë botën tjetër
Albanian Translation - Rowwad Translation Centerdhe kam ndjekur fenë e baballarëve të mi, Ibrahimit, Ishakut dhe Jakubit. Neve nuk na takon t'i shoqërojmë Allahut diçka në adhurim. Kjo është prej mirësisë së Allahut ndaj nesh dhe ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk falënderojnë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO shokët e mi të burgut! A janë më të mirë disa zota të ndryshëm apo Allahu, i Vetmi, Ngadhënjimtari i Pamposhtur?!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterJu nuk adhuroni përveç Allahut asgjë tjetër, përveç emra (idhujsh) të cilët ua keni vënë vetë ju dhe etërit tuaj, gjë për të cilën nuk ju ka sjellë Allahu kurrfarë dëshmie. Vendimi i takon vetëm Allahut. Ai ka urdhëruar që ta adhuroni vetëm Atë. Kjo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO shokët e mi të burgut! Njëri nga ju do t'i shërbejë verë zotërisë së vet (mbretit), kurse tjetri do të kryqëzohet e shpezët do të hanë nga koka e tij. Çështja për të cilën pyetët ka marrë fund."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi (Jusufi) i tha atij për të cilin mendoi se do të shpëtonte nga ata të dy: "Më përmend para zotërisë tënd!" Por, shejtani e bëri atë të harronte, kështu që mbeti në burg për disa vjet.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMbreti tha: "Kam parë në ëndërr shtatë lopë të majme, të cilat gëlltiteshin nga shtatë të dobëta, si dhe shtatë kallinj të gjelbër e shtatë të tjerë të tharë. Oj paria ime, ma shpjegoni ëndrrën time, nëse dini t'i interpretoni ëndrrat!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thanë: "Këto janë thjesht ëndrra të ngatërruara, e ne nuk dimë t'i interpretojmë ëndrrat (e tilla)."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtëherë, atij që shpëtoi nga ata dy (djelmoshët), pasi iu kujtua pas një kohe, tha: "Unë do t'jua tregoj shpjegimin e saj, prandaj më dërgoni (te Jusufi)."
Albanian Translation - Rowwad Translation Center(Shërbëtori tha:) "O i drejti Jusuf! Na trego (kuptimin e një ëndrre) për shtatë lopë të majme, që gëlltiten nga shtatë të dobëta, si dhe për shtatë kallinj të gjelbër e shtatë të tjerë të tharë, në mënyrë që të kthehem te njerëzit e ta dinë edhe ata!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: "Do të mbillni shtatë vjet rresht, por atë që korrni lëreni në kallinj, përveç një pakice që duhet ta hani."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPastaj, pas kësaj do të vijnë shtatë vite të vështira, të cilat do të gllabërojnë gjithçka që do të tuboni, përveç një sasie të vogël që do ta ruani (për farë).
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE pas tyre do të vijë një vit, në të cilin do të bjerë shi me bollëk dhe në të cilin njerëzit do të shtrydhin (ullinj, rrush etj.)."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMbreti tha: "Ma sillni atë!" Kur erdhi i dërguari, ai (Jusufi) i tha: "Kthehu te zotëria yt dhe pyete për punën e grave që prenë duart e veta, se, pa dyshim, Zoti im di mirë për dredhinë e tyre."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi (mbreti) u tha atyre: "Ç'është puna juaj që e joshët Jusufin?" Ato thanë: "Allahu na ruajttë! Nuk dimë asnjë të keqe prej tij." Atëherë, gruaja e Azizit tha: "Tashmë doli në shesh e vërteta: unë u përpoqa ta joshja atë! Ai e ka thënë të vërtetën."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE pranova fajin, që ai (Jusufi) ta kuptojë se unë nuk e tradhtoj kur ai s'është i pranishëm dhe (pasi e kuptova) se Allahu nuk u jep sukses dredhive të tradhtarëve.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNuk po e shfajësoj veten, se vërtet shpirti urdhëron shpesh të keqen, përveç atë që e mëshiron Zoti im. Pa dyshim që Zoti im është Falës i Madh e Mëshirëplotë."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMbreti tha: "Ma sillni atë, që ta mbaj pranë vetes!" Kur i foli, tha: "Nga sot, ti te ne do të kesh pozitë të lartë dhe do të gëzosh besimin tonë."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKështu i dhamë Jusufit pushtet në Tokë, prandaj mund të banonte kudo që të dëshironte. Ne ia dhurojmë mëshirën Tonë kujt të duam dhe nuk ua humbim shpërblimin punëmbarëve.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur i pajisi me ushqim të nevojshëm, u tha: "Ma sillni vëllanë tuaj nga babai! A nuk e shihni se unë jua jap masën të plotë dhe jam mikpritësi më i mirë?!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, në qoftë se nuk ma sillni, atëherë tek unë s'do të ketë më ushqim për ju, madje as mos m'u afroni!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi (Jusufi) u tha shërbëtorëve të vet: "Vendosni mallin e tyre në thasët e tyre, që ta njohin atë kur të kthehen te familja e tyre e të vijnë sërish."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur u kthyen te babai i tyre, thanë: "O babai ynë! Nuk do të na japin më ushqim[5], prandaj, dërgoje me ne vëllanë tonë (Benjaminin), që të mund të marrim ushqim, se ne njëmend do ta ruajmë atë."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi u tha: "A t'ju besoj lidhur me të ashtu si ju besova për vëllanë e tij (Jusufin) më parë?" Allahu është Mbrojtësi më i mirë dhe Ai është më i Mëshirshmi i mëshiruesve."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur i hapën gjërat e tyre, panë se malli (që kishin lënë në këmbim) u ishte kthyer atyre. Ata thanë: "O babai ynë, çfarë duam më shumë? Ja mallrat tona, na qenkan kthyer. Ne do të sjellim ushqim për familjen tonë, do ta ruajmë vëllanë tonë dhe do të marrim një barrë deveje më shumë. Kjo është një masë lehtësisht e arritshme.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi (Jakubi) tha: "Nuk do ta dërgoj atë me ju pa ma dhënë besën e Allahut se do të ma sillni atë patjetër, përveç nëse ju bëhet e pamundur." Kur ia dhanë besën, ai tha: "Allahu është Dëshmitar për atë që themi."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPo ashtu tha: "O bijtë e mi, mos hyni (të gjithë) nga njëra portë, por hyni nga porta të ndryshme! Unë s'mund t'ju bëj dobi asgjë kundrejt (caktimit të) Allahut. Vendimi i takon vetëm Allahut; vetëm Atij i mbështetem dhe vetëm Atij le t'i mbështeten ata që mbështeten."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta hynë ashtu si i kishte porositur babai i tyre, ndonëse kjo gjë nuk mund t'u bënte dobi aspak kundrejt (caktimit të) Allahut, por ishte vetëm një nevojë në shpirtin e Jakubit, të cilën e shfaqi. Në të vërtetë, ai ishte njëmend i ditur, sepse Ne e kishim mësuar, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE, kur hynë te Jusufi, ai e mori të vëllanë (Benjaminin) pranë vetes dhe i tha (fshehurazi): "Unë jam vëllai yt, kështu që mos u pikëllo për atë që bënë ata!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur i pajisi me ushqim të nevojshëm, futi kupën (e çmuar) te barra e vëllait të vet, pastaj thirri një thirrës: "O karvan, ju qenkeni hajdutë!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThanë: "Po na mungon kupa e mbretit. Ai që e sjell atë do të ketë (si shpërblim) një barrë deveje dhe unë jam dorëzanë për këtë."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thanë: "Për Allahun, ju e patë se ne nuk kemi ardhur për të bërë çrregullime në tokë dhe asnjëherë nuk kemi qenë hajdutë."
Albanian Translation - Rowwad Translation Center"Ndëshkimi për atë, në barrën e të cilit gjendet ajo (gjëja e e vjedhur) është që të mbahet rob. Kësisoj ne i dënojmë zullumqarët."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi filloi (kontrollimin) nga barrët e tyre para barrës së vëllait të vet (Benjaminit) e më pas e nxori atë nga barra e të vëllait. Kështu i mësuam këtë hile Jusufit, sepse ai nuk do të mund ta merrte vëllanë e vet sipas ligjit të mbretit, përveçse me vullnetin e Allahut. Ne i ngremë në shkallë të lartë ata që duam nga robërit Tanë dhe mbi çdo të ditur ka edhe më të ditur.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thanë: "Po qe se ky vjedh, edhe një vëlla i tij ka vjedhur më parë." Jusufi e fshehu në vetvete (zemërimin) e nuk ua shfaqi atyre, porse tha (me vete): "Ju jeni në gjendje më të keqe, por Allahu e di më së miri çfarë po trilloni."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thanë: "O njeri fisnik! Në të vërtetë babai i tij është plak i moshuar, andaj merr ndonjërin prej nesh në vend të tij, se po e shohim se je njeri i mirë."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: "Allahu na ruajttë që të marrim dikë tjetër përveç atij tek i cili e gjetëm sendin tonë! Atëherë do të ishim njëmend të padrejtë."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur i humbën shpresat nga ai, u veçuan mënjanë. Më i madhi i tyre tha: "A nuk e dini se babai juaj ka marrë prej jush besën e Allahut dhe se si e keni shkelur besën më parë lidhur me Jusufin?! Unë s'do ta lëshoj këtë vend derisa të më japë leje babai im ose Allahu të japë për mua ndonjë gjykim, e Ai është Gjykuesi më i mirë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKthehuni te babai juaj dhe thoni: "Biri yt me të vërtetë ka vjedhur, ndërkohë që ne jemi dëshmitarë vetëm për atë që pamë, e ne nuk e dimë të fshehtën.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: "Jo, por egoja juaj jua ka zbukuruar ndonjë veprim (të shëmtuar), por (më duhet të bëj) durim të hijshëm. Shpresoj se Allahu do të m'i kthejë që të gjithë. Me të vërtetë Ai është i Gjithëdijshmi, i Urti."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPastaj u largua nga ata dhe tha: "O trishtimi im për Jusufin!" Ndërkohë, sytë iu zbardhën nga pikëllimi, por e mbante në shpirt.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thanë: "Për Allahun, ti nuk do të pushosh së kujtuari Jusufin derisa të sëmuresh rëndë ose të vdesësh!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: "Në të vërtetë, unë brengën e pikëllimin tim ia drejtoj Allahut dhe di nga Allahu atë që ju nuk e dini.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO bijtë e mi, shkoni e kërkoni Jusufin e vëllanë e tij dhe mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut, se, në të vërtetë, shpresën në mëshirën e Allahut e humbin vetëm jobesimtarët."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur hynë tek ai, thanë: "O njeri fisnik, ne dhe familjen tonë na ka kapur skamja dhe kemi sjellë disa gjëra të pakta, por na e plotëso sasinë dhe na jep lëmoshë, se pa dyshim që Allahu i shpërblen lëmoshëdhënësit."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thanë: "Mos vallë, ti je Jusufi?!" Ai tha: "Unë jam Jusufi e ky është vëllai im. Allahu na dhuroi mirësi. Kushdo që i frikësohet Allahut dhe bën durim, le ta dijë se, me të vërtetë, Allahu nuk ua humb shpërblimin punëmirëve."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thanë: "Betohemi në Allahun se vërtet Allahu të ka zgjedhur ty ndaj nesh dhe ne kemi qenë njëmend gabimtarë."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterShkoni me këtë këmishën time dhe hidhjani babait tim në fytyrë, që t'i kthehet shikimi, dhe ma sillni gjithë familjen tuaj!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur u nis karvani (nga Egjipti), babai i tyre tha: "Po e ndiej erën e Jusufit, edhe pse ju mund të mendoni se më kanë lënë mendtë."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, kur erdhi myzhdexhiu, ia hodhi atë në fytyrë dhe iu kthye shikimi. Atëherë tha: "A nuk ju kam thënë se unë di nga Allahu atë që ju nuk e dini?"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: "Do të kërkoj falje për ju nga Zoti im, se, me të vërtetë, Ai është Falësi i Madh, Mëshirëploti."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur hynë te Jusufi, ai i mori pranë vetes prindërit e vet dhe tha: "Hyni (të gjithë) në Egjipt, të sigurt, me lejen e Allahut!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi i ngriti prindërit e vet në fron, e ata i ranë në sexhde (nderimi)[6], pastaj tha: "O babushi im! Ky është shpjegimi i ëndrrës sime të mëhershme, Allahu e bëri realitet dhe më dha mirësi kur më nxori nga burgu e ju solli ju nga shkretëtira pasi shejtani kishte futur përçarje mes meje e vëllezërve të mi. Me të vërtetë, Allahu është i Butë ndaj asaj që do. Pa dyshim, Ai është i Gjithëdijshmi, i Urti.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterZoti im, Ti më dhe pushtet e më mësove shpjegimin e ëndrrave. O Krijues i qiejve e i Tokës, Ti je Mbrojtësi im në këtë botë dhe në tjetrën. Më bëj të vdes si musliman (i nënshtruar ndaj Teje) dhe më bashko me të mirët!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKëto janë nga lajmet e panjohura që Ne po t'i shpallim ty (o Muhamed). Ti nuk ishe në mesin e tyre kur ata u morën vesh mes vete, duke kurdisur kurthe.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA janë të sigurt ata se nuk do t'i përfshijë dënimi i Allahut ose që nuk do t'u vijë çasti i Kiametit papritmas, pa e vënë re ata?!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj (o Muhamed): "Kjo është rruga ime: unë thërras për tek Allahu me prova të qarta, unë dhe ata që më pasojnë. I patëmeta është Allahu! Unë nuk jam prej idhujtarëve."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe dërguam para teje vetëm burra nga banorët e qyteteve, të cilëve u dhamë shpalljen. A nuk kanë udhëtuar ata nëpër botë që të shihnin se si ishte fundi i atyre që ishin më parë?! Pa dyshim që bota tjetër është shumë më e mirë për ata që i frikësohen Allahut. Si nuk e kuptoni?!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur të dërguarit e humbën shpresën dhe (jobesimtarët) kujtuan se janë gënjyer (nga të dërguarit), atyre u erdhi ndihma Jonë dhe shpëtuan ata që deshëm Ne. E, dënimi Ynë nuk sprapset nga njerëzit keqbërës.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë tregimet e tyre ka vërtet mësim për ata që kanë mend. Ky (Kuran) nuk është fjalë e trilluar, por vërtetues i shpalljeve para tij e shpjegues i çdo gjëje dhe udhërrëfyes e mëshirë për njerëzit që besojnë.