caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Ar-Ra'd, ajeti 16

Medinë · radha e zbritjes 96 · 13:16

قُلْ مَن رَّبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ قُلِ ٱللَّهُ قُلْ أَفَٱتَّخَذْتُم مِّن دُونِهِۦٓ أَوْلِيَآءَ لَا يَمْلِكُونَ لِأَنفُسِهِمْ نَفْعًا وَلَا ضَرًّا قُلْ هَلْ يَسْتَوِى ٱلْأَعْمَىٰ وَٱلْبَصِيرُ أَمْ هَلْ تَسْتَوِى ٱلظُّلُمَٰتُ وَٱلنُّورُ أَمْ جَعَلُوا۟ لِلَّهِ شُرَكَآءَ خَلَقُوا۟ كَخَلْقِهِۦ فَتَشَٰبَهَ ٱلْخَلْقُ عَلَيْهِمْ قُلِ ٱللَّهُ خَٰلِقُ كُلِّ شَىْءٍ وَهُوَ ٱلْوَٰحِدُ ٱلْقَهَّٰرُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaju: "Kush është Zoti i qiejve dhe i Tokës?" Përgjigju: "Allahu!" Thuaju: "E si mund të merrni mbrojtës përveç Tij, që nuk mund t'i sjellin vetes as dobi e as dëm?!" Thuaju: "A është njësoj i verbri me atë që sheh? Ose, a mund të barazohen errësirat me dritën, apo i kanë veshur Allahut ortakë, që kanë krijuar sikurse Ai e u është ngatërruar krijimi?!" Thuaju: "Allahu është Krijuesi i gjithçkaje dhe Ai është i Vetmi, Ngadhënjimtari i Pamposhtur."
Albanian Translation - Hassan NahiThuaj: “Kush është Zoti i qiejve dhe i Tokës?” dhe përgjigju: “Allahu!” Thuaj: “A mos vallë, ju zgjidhni për mbrojtës në vend të Tij, ata që nuk mund t’i sjellin vetes as dobi, as dëm?” Thuaj: “A janë të njëjtë i verbri dhe ai që sheh? Ose a janë njësoj terri dhe drita? Apo ata (idhujtarët) i veshin Allahut ortakë, të cilët krijojnë siç krijon Ai, kështu që krijimi u ngjan i njëjtë atyre (idhujtarëve)?!” Thuaj: “Allahu është Krijuesi i çdo gjëje dhe Ai është i Vetmi, Ngadhënjimtari”.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70