وَفِى ٱلْأَرْضِ قِطَعٌ مُّتَجَٰوِرَٰتٌ وَجَنَّٰتٌ مِّنْ أَعْنَٰبٍ وَزَرْعٌ وَنَخِيلٌ صِنْوَانٌ وَغَيْرُ صِنْوَانٍ يُسْقَىٰ بِمَآءٍ وَٰحِدٍ وَنُفَضِّلُ بَعْضَهَا عَلَىٰ بَعْضٍ فِى ٱلْأُكُلِ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَـَٔايَٰتٍ لِّقَوْمٍ يَعْقِلُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë Tokë ka ara të ngjitura me njëra-tjetrën dhe kopshte me hardhi, bimë e palma me një kërcell e me disa kërcej, të cilat ujiten me të njëjtin ujë, por disa i bëjmë më të shijshme se të tjerat. Vërtet, në këto ka shenja për njerëzit që kuptojnë.
Albanian Translation - Hassan NahiNë Tokë ka vise që janë të lidhura njëri me tjetrin, ka kopshte të mbjella me hardhi, ka ara dhe palma me një pip ose shumë pipa, të cilat ujiten me të njëjtin ujë, por disa nga frutat i bëjmë më të shijshme nga të tjerat. Pa dyshim, në këto ka shenja për njerëzit që kanë mend.