قُلْ هَلْ مِن شُرَكَآئِكُم مَّن يَهْدِىٓ إِلَى ٱلْحَقِّ قُلِ ٱللَّهُ يَهْدِى لِلْحَقِّ أَفَمَن يَهْدِىٓ إِلَى ٱلْحَقِّ أَحَقُّ أَن يُتَّبَعَ أَمَّن لَّا يَهِدِّىٓ إِلَّآ أَن يُهْدَىٰ فَمَا لَكُمْ كَيْفَ تَحْكُمُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "A ka ndonjë prej idhujve tuaj që udhëzon në të vërtetën?" Thuaj: "Vetëm Allahu udhëzon në të vërtetën. Atëherë, a është ai që udhëzon në të vërtetën më meritor që të ndiqet apo ai që s'mund të gjejë udhëzimin as për vete, përveç nëse e udhëzon ndokush?! Ç'keni pra që gjykoni kështu?!"
Albanian Translation - Hassan NahiThuaj: “A ka ndër idhujt tuaj ndonjë që mund të udhëzojë në rrugë të drejtë?” Thuaj: “Vetëm Allahu udhëzon në rrugë të drejtë! E pra, pas cilit ia vlen të shkosh, pas atij që udhëzon në rrugë të drejtë apo pas atij i cili as vetë nuk është në rrugë të drejtë, veç nëse e shpie dikush? Çfarë keni? Si po gjykoni kështu?!”