caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Yunus, ajeti 12

Mekë · radha e zbritjes 51 · 10:12

وَإِذَا مَسَّ ٱلْإِنسَٰنَ ٱلضُّرُّ دَعَانَا لِجَنۢبِهِۦٓ أَوْ قَاعِدًا أَوْ قَآئِمًا فَلَمَّا كَشَفْنَا عَنْهُ ضُرَّهُۥ مَرَّ كَأَن لَّمْ يَدْعُنَآ إِلَىٰ ضُرٍّ مَّسَّهُۥ كَذَٰلِكَ زُيِّنَ لِلْمُسْرِفِينَ مَا كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur njeriun e godet e keqja, ai na lutet shtrirë, ulur ose në këmbë, e, kur ia largojmë fatkeqësinë, ai kapërcen sikur të mos na kishte lutur për ndonjë të keqe që i kishte ndodhur. Kështu iu hijeshua tepruesve (që shkelin kufijtë e Allahut) ajo që bënin.
Albanian Translation - Hassan NahiE, kur njeriun e gjen e keqja, atëherë Na lutet shtrirë ose ulur, ose në këmbë. E, sapo Ne ia largojmë të keqen, vazhdon rrugën, thuajse nuk Na është lutur për fatkeqësinë që e ka goditur. Kështu, plëngprishësve (që shkelin kufijtë e Allahut) iu zbukurohet ajo që punojnë.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70