وَٱلَّذِينَ كَسَبُوا۟ ٱلسَّيِّـَٔاتِ جَزَآءُ سَيِّئَةٍۭ بِمِثْلِهَا وَتَرْهَقُهُمْ ذِلَّةٌ مَّا لَهُم مِّنَ ٱللَّهِ مِنْ عَاصِمٍ كَأَنَّمَآ أُغْشِيَتْ وُجُوهُهُمْ قِطَعًا مِّنَ ٱلَّيْلِ مُظْلِمًا أُو۟لَٰٓئِكَ أَصْحَٰبُ ٱلنَّارِ هُمْ فِيهَا خَٰلِدُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, ata që bëjnë vepra të këqija do të marrin dënimin përkatës për punët e këqija dhe do t'i mbulojë poshtërimi. Ata s'do të kenë asnjë mbrojtës nga Allahu. Fytyrat e tyre do të bëhen sikur të ishin mbuluar me copa të natës së errët. Këta janë banorët e Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
Albanian Translation - Hassan NahiKurse ata që bëjnë vepra të këqija, do të kenë dënim gjegjës për atë të keqe. Ata do t’i mbulojë poshtërimi, pa pasur askënd që t’i mbrojë nga dënimi i Allahut, me fytyrat e tyre si të ishin të mbuluara me copa të errëta nate. Këta do të jenë banorët e zjarrit dhe aty do të qëndrojnë përgjithmonë.