لِّلَّذِينَ أَحْسَنُوا۟ ٱلْحُسْنَىٰ وَزِيَادَةٌ وَلَا يَرْهَقُ وُجُوهَهُمْ قَتَرٌ وَلَا ذِلَّةٌ أُو۟لَٰٓئِكَ أَصْحَٰبُ ٱلْجَنَّةِ هُمْ فِيهَا خَٰلِدُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtyre që bënë vepra të mira u takon e mira (Xheneti) dhe një shpërblim shtesë[2]. Fytyrat e tyre nuk do të mbulohen nga errësira e as poshtërimi. Këta janë banorët e Xhenetit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
Albanian Translation - Hassan NahiAta që bëjnë vepra të mira, do të kenë shpërblim të mirë, madje edhe më tepër! Fytyrat e tyre nuk do t’i mbulojë as errësira, as poshtërimi. Ata do të jenë banorë të Xhenetit, në të cilin do të banojnë përherë.