caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Hud هود

123 ajete · Mekë · radha e zbritjes 52

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ الٓر كِتَٰبٌ أُحْكِمَتْ ءَايَٰتُهُۥ ثُمَّ فُصِّلَتْ مِن لَّدُنْ حَكِيمٍ خَبِيرٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterElif, lam, ra.[1] Ky është një Libër, ajetet e të cilit janë përmbledhur në mënyrë të përkryer, pastaj janë shtjelluar nga një i Urtë e i Gjithëditur,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَلَّا تَعْبُدُوٓا۟ إِلَّا ٱللَّهَ إِنَّنِى لَكُم مِّنْهُ نَذِيرٌ وَبَشِيرٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerqë të mos adhuroni askënd përveç Allahut. Me të vërtetë, unë jam për ju paralajmërues dhe përgëzues nga ana e Tij.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَأَنِ ٱسْتَغْفِرُوا۟ رَبَّكُمْ ثُمَّ تُوبُوٓا۟ إِلَيْهِ يُمَتِّعْكُم مَّتَٰعًا حَسَنًا إِلَىٰٓ أَجَلٍ مُّسَمًّى وَيُؤْتِ كُلَّ ذِى فَضْلٍ فَضْلَهُۥ وَإِن تَوَلَّوْا۟ فَإِنِّىٓ أَخَافُ عَلَيْكُمْ عَذَابَ يَوْمٍ كَبِيرٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDhe (ju këshilloj) që të kërkoni falje nga Zoti juaj e të ktheheni tek Ai me pendim, që t'ju begatojë me të mira për një kohë të caktuar dhe që t'i dhurojë mirësi çdo punëmiri. E, nëse kthejnë shpinën (atëherë thuaju:) "Me të vërtetë, unë kam frikë për ju nga dënimi i një Dite të madhe."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِلَى ٱللَّهِ مَرْجِعُكُمْ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ قَدِيرٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTek Allahu është kthimi juaj dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَلَآ إِنَّهُمْ يَثْنُونَ صُدُورَهُمْ لِيَسْتَخْفُوا۟ مِنْهُ أَلَا حِينَ يَسْتَغْشُونَ ثِيَابَهُمْ يَعْلَمُ مَا يُسِرُّونَ وَمَا يُعْلِنُونَ إِنَّهُۥ عَلِيمٌۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, ata mbulojnë gjokset e tyre për t'u fshehur prej Tij. Por, kur ata mbulohen me rrobat e tyre, Ai e di atë që fshehin dhe atë që shfaqin haptazi. Pa dyshim, Ai e di mirë çfarë ka në zemra.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَا مِن دَآبَّةٍ فِى ٱلْأَرْضِ إِلَّا عَلَى ٱللَّهِ رِزْقُهَا وَيَعْلَمُ مُسْتَقَرَّهَا وَمُسْتَوْدَعَهَا كُلٌّ فِى كِتَٰبٍ مُّبِينٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterS'ka asnjë gjallesë në Tokë që të mos e ketë marrë Allahu përsipër rrizkun e saj. Ai e di vendqëndrimin dhe vendprehjen e saj. Të gjitha këto janë të shënuara në një Libër të qartë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَهُوَ ٱلَّذِى خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ فِى سِتَّةِ أَيَّامٍ وَكَانَ عَرْشُهُۥ عَلَى ٱلْمَآءِ لِيَبْلُوَكُمْ أَيُّكُمْ أَحْسَنُ عَمَلًا وَلَئِن قُلْتَ إِنَّكُم مَّبْعُوثُونَ مِنۢ بَعْدِ ٱلْمَوْتِ لَيَقُولَنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓا۟ إِنْ هَٰذَآ إِلَّا سِحْرٌ مُّبِينٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterËshtë Ai që krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë, ndërkohë që Arshi i Tij ndodhej mbi ujë, për t'ju provuar se cili nga ju është më punëmirë. Nëse u thua: "Ju, njëmend do të ringjalleni pas vdekjes", jobesimtarët do të thonë: "Kjo është vetëm magji e kulluar."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَئِنْ أَخَّرْنَا عَنْهُمُ ٱلْعَذَابَ إِلَىٰٓ أُمَّةٍ مَّعْدُودَةٍ لَّيَقُولُنَّ مَا يَحْبِسُهُۥٓ أَلَا يَوْمَ يَأْتِيهِمْ لَيْسَ مَصْرُوفًا عَنْهُمْ وَحَاقَ بِهِم مَّا كَانُوا۟ بِهِۦ يَسْتَهْزِءُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse ua shtyjmë dënimin deri në një kohë të caktuar, me siguri, do të thonë: "Çfarë po e pengon (zbritjen e tij)?" Por, kur t'u vijë (dënimi), asgjë s'do të mund t'ua shmangë atë dhe do t'i kaplojë ajo me të cilën talleshin.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَئِنْ أَذَقْنَا ٱلْإِنسَٰنَ مِنَّا رَحْمَةً ثُمَّ نَزَعْنَٰهَا مِنْهُ إِنَّهُۥ لَيَـُٔوسٌ كَفُورٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse ia mundësojmë njeriut të shijojë një pjesë të mëshirës Sonë e pastaj ia heqim atë, ai bëhet krejtësisht i dëshpëruar dhe mosmirënjohës.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَئِنْ أَذَقْنَٰهُ نَعْمَآءَ بَعْدَ ضَرَّآءَ مَسَّتْهُ لَيَقُولَنَّ ذَهَبَ ٱلسَّيِّـَٔاتُ عَنِّىٓ إِنَّهُۥ لَفَرِحٌ فَخُورٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE, nëse, e bëjmë të shijojë ndonjë dhunti pas vuajtjes që e kishte goditur, do të thotë: "M'u larguan të këqijat", dhe bëhet i gëzuar e mburravec.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِلَّا ٱلَّذِينَ صَبَرُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّٰلِحَٰتِ أُو۟لَٰٓئِكَ لَهُم مَّغْفِرَةٌ وَأَجْرٌ كَبِيرٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor ata që durojnë dhe bëjnë vepra të mira nuk janë të atillë; për ta ka falje dhe shpërblim të madh.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَلَعَلَّكَ تَارِكٌۢ بَعْضَ مَا يُوحَىٰٓ إِلَيْكَ وَضَآئِقٌۢ بِهِۦ صَدْرُكَ أَن يَقُولُوا۟ لَوْلَآ أُنزِلَ عَلَيْهِ كَنزٌ أَوْ جَآءَ مَعَهُۥ مَلَكٌ إِنَّمَآ أَنتَ نَذِيرٌ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ وَكِيلٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMbase, ti dëshiron të lësh kumtimin e një pjese që të shpallet dhe të ngushtohet gjoksi, për shkak se ata thonë: "Përse nuk i zbret atij ndonjë thesar ose të vijë me të ndonjë melek?" Ndërkohë që ti, në të vërtetë, je vetëm paralajmërues, e Allahu është Mbikëqyrës mbi çdo gjë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَمْ يَقُولُونَ ٱفْتَرَىٰهُ قُلْ فَأْتُوا۟ بِعَشْرِ سُوَرٍ مِّثْلِهِۦ مُفْتَرَيَٰتٍ وَٱدْعُوا۟ مَنِ ٱسْتَطَعْتُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ إِن كُنتُمْ صَٰدِقِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterApo, mos thonë: "Ai (Muhamedi) e trilloi atë (Kuranin)!"? Thuaju: "Atëherë, sillni dhjetë sure të ngjashme të sajuara dhe thirrni në ndihmë kë të mundni, përveç Allahut, nëse jeni të sinqertë në atë që thoni!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَإِلَّمْ يَسْتَجِيبُوا۟ لَكُمْ فَٱعْلَمُوٓا۟ أَنَّمَآ أُنزِلَ بِعِلْمِ ٱللَّهِ وَأَن لَّآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ فَهَلْ أَنتُم مُّسْلِمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, në qoftë se nuk ju përgjigjen, atëherë dijeni se ky (Kuran) ka zbritur me dijen e Allahut dhe se nuk ka zot që meriton të adhurohet përveç Tij. Pra, a nuk po bëheni muslimanë (të nënshtruar ndaj Allahut)?

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

مَن كَانَ يُرِيدُ ٱلْحَيَوٰةَ ٱلدُّنْيَا وَزِينَتَهَا نُوَفِّ إِلَيْهِمْ أَعْمَٰلَهُمْ فِيهَا وَهُمْ فِيهَا لَا يُبْخَسُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtyre që synojnë jetën e kësaj bote dhe bukuritë e saj, ua shpërblejmë plotësisht veprat e tyre në të dhe shpërblimi nuk u pakohet aspak.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أُو۟لَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ لَيْسَ لَهُمْ فِى ٱلْـَٔاخِرَةِ إِلَّا ٱلنَّارُ وَحَبِطَ مَا صَنَعُوا۟ فِيهَا وَبَٰطِلٌ مَّا كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, për këta në botën tjetër do të ketë vetëm Zjarr. Atyre do t'u asgjësohet ajo që bënë në këtë botë dhe krejt e kotë është ajo që punuan.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَفَمَن كَانَ عَلَىٰ بَيِّنَةٍ مِّن رَّبِّهِۦ وَيَتْلُوهُ شَاهِدٌ مِّنْهُ وَمِن قَبْلِهِۦ كِتَٰبُ مُوسَىٰٓ إِمَامًا وَرَحْمَةً أُو۟لَٰٓئِكَ يُؤْمِنُونَ بِهِۦ وَمَن يَكْفُرْ بِهِۦ مِنَ ٱلْأَحْزَابِ فَٱلنَّارُ مَوْعِدُهُۥ فَلَا تَكُ فِى مِرْيَةٍ مِّنْهُ إِنَّهُ ٱلْحَقُّ مِن رَّبِّكَ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يُؤْمِنُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA mund të jenë (këta jobesimtarë) të barabartë me atë që mbështetet në dëshmi të qartë prej Zotit të vet, të cilin e pason një dëshmitar nga Ai, por edhe para tij (ishte dëshmitar) Libri i Musait, që është udhërrëfyes e mëshirë?! Këta e besojnë atë (Kuranin). E, kushdo nga grupet që e mohon atë, le ta dijë se Zjarri do të jetë vendi i tij i premtuar. Prandaj, kurrsesi mos dysho në të, se, pa dyshim, ai është e vërteta nga Zoti yt, por shumica e njerëzve nuk besojnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنِ ٱفْتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبًا أُو۟لَٰٓئِكَ يُعْرَضُونَ عَلَىٰ رَبِّهِمْ وَيَقُولُ ٱلْأَشْهَٰدُ هَٰٓؤُلَآءِ ٱلَّذِينَ كَذَبُوا۟ عَلَىٰ رَبِّهِمْ أَلَا لَعْنَةُ ٱللَّهِ عَلَى ٱلظَّٰلِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE kush është më i padrejtë se ai që trillon gënjeshtra për Allahun? Ata do të dalin para Zotit të tyre dhe dëshmitarët do të thonë: "Këta janë ata që kanë gënjyer për Zotin e tyre." Vini re! Mallkimi i Allahut qoftë mbi zullumqarët,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱلَّذِينَ يَصُدُّونَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ وَيَبْغُونَهَا عِوَجًا وَهُم بِٱلْـَٔاخِرَةِ هُمْ كَٰفِرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centertë cilët pengojnë (njerëzit) nga rruga e Allahut, duke dashur ta shtrembërojnë atë dhe që nuk besojnë në botën tjetër!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أُو۟لَٰٓئِكَ لَمْ يَكُونُوا۟ مُعْجِزِينَ فِى ٱلْأَرْضِ وَمَا كَانَ لَهُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ مِنْ أَوْلِيَآءَ يُضَٰعَفُ لَهُمُ ٱلْعَذَابُ مَا كَانُوا۟ يَسْتَطِيعُونَ ٱلسَّمْعَ وَمَا كَانُوا۟ يُبْصِرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta nuk do të mund të shpëtojnë në Tokë (nga dënimi) dhe nuk do të kenë mbrojtës në vend të Allahut. Atyre do t'u shumëfishohet dënimi, sepse ata nuk mundën të dëgjonin e as të shihnin (të vërtetën).

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أُو۟لَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ خَسِرُوٓا۟ أَنفُسَهُمْ وَضَلَّ عَنْهُم مَّا كَانُوا۟ يَفْتَرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKëta janë ata që shkatërruan vetveten dhe u humbën ata (zotat e rremë) që sajuan.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَا جَرَمَ أَنَّهُمْ فِى ٱلْـَٔاخِرَةِ هُمُ ٱلْأَخْسَرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterS'ka dyshim se këta do të jenë më të humburit në botën tjetër.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّٰلِحَٰتِ وَأَخْبَتُوٓا۟ إِلَىٰ رَبِّهِمْ أُو۟لَٰٓئِكَ أَصْحَٰبُ ٱلْجَنَّةِ هُمْ فِيهَا خَٰلِدُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMe të vërtetë, ata që besojnë, bëjnë vepra të mira dhe i përulen Zotit të tyre, do të jenë banorë të Xhenetit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

مَثَلُ ٱلْفَرِيقَيْنِ كَٱلْأَعْمَىٰ وَٱلْأَصَمِّ وَٱلْبَصِيرِ وَٱلسَّمِيعِ هَلْ يَسْتَوِيَانِ مَثَلًا أَفَلَا تَذَكَّرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKëto dy grupe (mohuesit e besimtarët) i ngjajnë atij që është i verbër e i shurdhër dhe atij që sheh e dëgjon. Pra, a mund të jenë njësoj?! A nuk po mendoni?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا نُوحًا إِلَىٰ قَوْمِهِۦٓ إِنِّى لَكُمْ نَذِيرٌ مُّبِينٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, Ne e dërguam Nuhun te populli i tij (e ai u tha): "Vërtet, unë jam paralajmërues i qartë për ju,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَن لَّا تَعْبُدُوٓا۟ إِلَّا ٱللَّهَ إِنِّىٓ أَخَافُ عَلَيْكُمْ عَذَابَ يَوْمٍ أَلِيمٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerqë të adhuroni vetëm Allahun. Unë kam frikë për ju nga dënimi i një Dite të dhembshme."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَقَالَ ٱلْمَلَأُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ مِن قَوْمِهِۦ مَا نَرَىٰكَ إِلَّا بَشَرًا مِّثْلَنَا وَمَا نَرَىٰكَ ٱتَّبَعَكَ إِلَّا ٱلَّذِينَ هُمْ أَرَاذِلُنَا بَادِىَ ٱلرَّأْىِ وَمَا نَرَىٰ لَكُمْ عَلَيْنَا مِن فَضْلٍۭ بَلْ نَظُنُّكُمْ كَٰذِبِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, krerët e popullit të tij, që nuk besuan, thanë: "Ne po e shohim se ti je vetëm një njeri sikurse ne dhe se ty të ndjekin vetëm ata që janë më të ulëtit ndër ne, siç duket, dhe s'po shohim te ju ndonjë epërsi ndaj nesh, por, përkundrazi, ne mendojmë se ju jeni gënjeshtarë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ يَٰقَوْمِ أَرَءَيْتُمْ إِن كُنتُ عَلَىٰ بَيِّنَةٍ مِّن رَّبِّى وَءَاتَىٰنِى رَحْمَةً مِّنْ عِندِهِۦ فَعُمِّيَتْ عَلَيْكُمْ أَنُلْزِمُكُمُوهَا وَأَنتُمْ لَهَا كَٰرِهُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi (Nuhu) tha: "O populli im! Më thoni, nëse unë po mbështetem në prova të qarta nga Zoti im dhe Ai më ka dhënë mëshirë (pejgamberinë) nga ana e Tij, e ju nuk e shihni, a t'ju detyrojmë (të besoni), edhe nëse e urreni?

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَيَٰقَوْمِ لَآ أَسْـَٔلُكُمْ عَلَيْهِ مَالًا إِنْ أَجْرِىَ إِلَّا عَلَى ٱللَّهِ وَمَآ أَنَا۠ بِطَارِدِ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا۟ إِنَّهُم مُّلَٰقُوا۟ رَبِّهِمْ وَلَٰكِنِّىٓ أَرَىٰكُمْ قَوْمًا تَجْهَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO Populli im! Unë nuk po kërkoj nga ju për këtë kurrfarë pasurie, sepse shpërblimi im është vetëm tek Allahu. Unë nuk do t'i përzë ata që besojnë. Ata do ta takojnë Zotin e tyre. Por, po e shoh se jeni popull që nuk dini.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَيَٰقَوْمِ مَن يَنصُرُنِى مِنَ ٱللَّهِ إِن طَرَدتُّهُمْ أَفَلَا تَذَكَّرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO populli im! Kush do të më ndihmojë mua para Allahut, po qe se i përzë ata. Si nuk kuptoni?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَآ أَقُولُ لَكُمْ عِندِى خَزَآئِنُ ٱللَّهِ وَلَآ أَعْلَمُ ٱلْغَيْبَ وَلَآ أَقُولُ إِنِّى مَلَكٌ وَلَآ أَقُولُ لِلَّذِينَ تَزْدَرِىٓ أَعْيُنُكُمْ لَن يُؤْتِيَهُمُ ٱللَّهُ خَيْرًا ٱللَّهُ أَعْلَمُ بِمَا فِىٓ أَنفُسِهِمْ إِنِّىٓ إِذًا لَّمِنَ ٱلظَّٰلِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNuk po ju them se unë zotëroj thesaret e Allahut, as se e di të fshehtën e as po ju them se jam melek. As do t'u them atyre që i përbuzni në sytë tuaj, se Allahu nuk do t'u japë mirësi. Allahu e di mirë ç'ka në shpirtrat e tyre. Atëherë, do të isha njëmend zullumqar."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالُوا۟ يَٰنُوحُ قَدْ جَٰدَلْتَنَا فَأَكْثَرْتَ جِدَٰلَنَا فَأْتِنَا بِمَا تَعِدُنَآ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thanë: "O Nuh, mjaft u grinde me ne, madje e teprove duke u grindur, prandaj na e sill atë (dënimin) me të cilin po na kërcënon, nëse e thua të vërtetën."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ إِنَّمَا يَأْتِيكُم بِهِ ٱللَّهُ إِن شَآءَ وَمَآ أَنتُم بِمُعْجِزِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: Atë jua sjell Allahu, nëse do, e ju nuk do të mund të shpëtoni.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَا يَنفَعُكُمْ نُصْحِىٓ إِنْ أَرَدتُّ أَنْ أَنصَحَ لَكُمْ إِن كَانَ ٱللَّهُ يُرِيدُ أَن يُغْوِيَكُمْ هُوَ رَبُّكُمْ وَإِلَيْهِ تُرْجَعُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAs këshilla ime s'do t'ju bëjë dobi, edhe nëse do të doja t'ju këshilloja, po qe se Allahu dëshiron t'ju humbë. Ai është Zoti juaj dhe tek Ai do të ktheheni.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَمْ يَقُولُونَ ٱفْتَرَىٰهُ قُلْ إِنِ ٱفْتَرَيْتُهُۥ فَعَلَىَّ إِجْرَامِى وَأَنَا۠ بَرِىٓءٌ مِّمَّا تُجْرِمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterApo, mos thonë vallë: "Ai e trilloi atë!"? Thuaju: "Nëse unë e kam trilluar, atëherë gjynahu im bie mbi mua dhe unë nuk do të jap llogari për gjynahet që bëni ju."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَأُوحِىَ إِلَىٰ نُوحٍ أَنَّهُۥ لَن يُؤْمِنَ مِن قَوْمِكَ إِلَّا مَن قَدْ ءَامَنَ فَلَا تَبْتَئِسْ بِمَا كَانُوا۟ يَفْعَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNuhut iu shpall: "Nuk do të besojë nga populli yt askush përveç atyre që tashmë kanë besuar, prandaj mos u pikëllo për atë që bënin.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱصْنَعِ ٱلْفُلْكَ بِأَعْيُنِنَا وَوَحْيِنَا وَلَا تُخَٰطِبْنِى فِى ٱلَّذِينَ ظَلَمُوٓا۟ إِنَّهُم مُّغْرَقُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDhe ndërtoje anijen nën Sytë Tanë (mbikëqyrjen Tonë) e sipas udhëzimit Tonë dhe mos m'u lut për ata që bënë zullum, se ata do të fundosen me siguri."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَيَصْنَعُ ٱلْفُلْكَ وَكُلَّمَا مَرَّ عَلَيْهِ مَلَأٌ مِّن قَوْمِهِۦ سَخِرُوا۟ مِنْهُ قَالَ إِن تَسْخَرُوا۟ مِنَّا فَإِنَّا نَسْخَرُ مِنكُمْ كَمَا تَسْخَرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi ndërtonte anijen dhe sa herë që krerët e popullit të tij kalonin pranë tij, talleshin me të. Ai u thoshte: "Nëse ju talleni me ne, ta dini se edhe ne do të tallemi me ju ashtu si po talleni ju.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَسَوْفَ تَعْلَمُونَ مَن يَأْتِيهِ عَذَابٌ يُخْزِيهِ وَيَحِلُّ عَلَيْهِ عَذَابٌ مُّقِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSë shpejti do ta kuptoni se kë do ta zërë dënimi poshtërues dhe mbi kë do të bjerë dënimi i pafund."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءَ أَمْرُنَا وَفَارَ ٱلتَّنُّورُ قُلْنَا ٱحْمِلْ فِيهَا مِن كُلٍّ زَوْجَيْنِ ٱثْنَيْنِ وَأَهْلَكَ إِلَّا مَن سَبَقَ عَلَيْهِ ٱلْقَوْلُ وَمَنْ ءَامَنَ وَمَآ ءَامَنَ مَعَهُۥٓ إِلَّا قَلِيلٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE, kur erdhi urdhri Ynë e uji nisi të dalë nga furra, i thamë: "Ngarko në anije nga të gjitha llojet (e gjallesave) nga një çift, e edhe familjen tënde, përveç atyre për të cilët është marrë vendimi (se nuk do të besojnë), si dhe besimtarët. Por, vetëm pakkush besoi me të.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقَالَ ٱرْكَبُوا۟ فِيهَا بِسْمِ ٱللَّهِ مَجْر۪ىٰهَا وَمُرْسَىٰهَآ إِنَّ رَبِّى لَغَفُورٌ رَّحِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: "Hipni në të! Ajo lundron e ndalon me emrin e Allahut. Vërtet, Zoti im është Falës i Madh e Mëshirëplotë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَهِىَ تَجْرِى بِهِمْ فِى مَوْجٍ كَٱلْجِبَالِ وَنَادَىٰ نُوحٌ ٱبْنَهُۥ وَكَانَ فِى مَعْزِلٍ يَٰبُنَىَّ ٱرْكَب مَّعَنَا وَلَا تَكُن مَّعَ ٱلْكَٰفِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkohë që ajo po lundronte me ta nëpër dallgë sa malet, Nuhu thirri birin e tij, i cili ishte i veçuar: "O biri im, hip me ne e mos u bëj me jobesimtarët!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ سَـَٔاوِىٓ إِلَىٰ جَبَلٍ يَعْصِمُنِى مِنَ ٱلْمَآءِ قَالَ لَا عَاصِمَ ٱلْيَوْمَ مِنْ أَمْرِ ٱللَّهِ إِلَّا مَن رَّحِمَ وَحَالَ بَيْنَهُمَا ٱلْمَوْجُ فَكَانَ مِنَ ٱلْمُغْرَقِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: "Do të strehohem në një mal, i cili do të më mbrojë nga uji." Nuhu i tha: "Sot s'ka shpëtim nga dënimi i Allahut, përveçse për ata që Ai i mëshiron." Atëherë dallgët hynë ndërmjet tyre dhe ai u fundos.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقِيلَ يَٰٓأَرْضُ ٱبْلَعِى مَآءَكِ وَيَٰسَمَآءُ أَقْلِعِى وَغِيضَ ٱلْمَآءُ وَقُضِىَ ٱلْأَمْرُ وَٱسْتَوَتْ عَلَى ٱلْجُودِىِّ وَقِيلَ بُعْدًا لِّلْقَوْمِ ٱلظَّٰلِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMë pas u tha: "Oj Tokë, thithe ujin dhe ti, o qiell, ndalo (shiun)!" Uji u tret e u përmbush urdhri (i Allahut), kurse anija u ndal në malin Xhudi dhe u tha: "Larguar (nga mëshira e Allahut) qoftë populli zullumqar!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَنَادَىٰ نُوحٌ رَّبَّهُۥ فَقَالَ رَبِّ إِنَّ ٱبْنِى مِنْ أَهْلِى وَإِنَّ وَعْدَكَ ٱلْحَقُّ وَأَنتَ أَحْكَمُ ٱلْحَٰكِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, Nuhu e thirri Zotin e vet, duke thënë: "O Zot! Biri im është nga familja ime, ndërkohë që premtimi Yt është i vërtetë dhe Ti je Gjykatësi më i drejtë!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ يَٰنُوحُ إِنَّهُۥ لَيْسَ مِنْ أَهْلِكَ إِنَّهُۥ عَمَلٌ غَيْرُ صَٰلِحٍ فَلَا تَسْـَٔلْنِ مَا لَيْسَ لَكَ بِهِۦ عِلْمٌ إِنِّىٓ أَعِظُكَ أَن تَكُونَ مِنَ ٱلْجَٰهِلِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu tha: "O Nuh! Ai nuk është nga familja jote! Kjo (që po bën) nuk është punë e mirë, prandaj mos më kërko diçka për të cilën nuk ke dituri! Unë po të këshilloj që të mos bëhesh prej të paditurve."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ رَبِّ إِنِّىٓ أَعُوذُ بِكَ أَنْ أَسْـَٔلَكَ مَا لَيْسَ لِى بِهِۦ عِلْمٌ وَإِلَّا تَغْفِرْ لِى وَتَرْحَمْنِىٓ أَكُن مِّنَ ٱلْخَٰسِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: "Zoti im! Unë strehohem te Ti që të mos kërkoj nga Ti diçka për të cilën nuk kam dituri. Nëse Ti nuk më fal e nuk më mëshiron, do të jem i humbur."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قِيلَ يَٰنُوحُ ٱهْبِطْ بِسَلَٰمٍ مِّنَّا وَبَرَكَٰتٍ عَلَيْكَ وَعَلَىٰٓ أُمَمٍ مِّمَّن مَّعَكَ وَأُمَمٌ سَنُمَتِّعُهُمْ ثُمَّ يَمَسُّهُم مِّنَّا عَذَابٌ أَلِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtij iu tha: "O Nuh! Zbrit me paqe nga ana Jonë e bekime për ty dhe për disa pasardhës të atyre që janë me ty. E disa pasardhësve të tjerë do t'ua mundësojmë të kënaqen (përkohësisht në këtë botë) e pastaj do t'i kaplojë nga Ne një dënim i dhembshëm.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

تِلْكَ مِنْ أَنۢبَآءِ ٱلْغَيْبِ نُوحِيهَآ إِلَيْكَ مَا كُنتَ تَعْلَمُهَآ أَنتَ وَلَا قَوْمُكَ مِن قَبْلِ هَٰذَا فَٱصْبِرْ إِنَّ ٱلْعَٰقِبَةَ لِلْمُتَّقِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKëto janë lajme të panjohura që po t'i shpallim ty, të cilat nuk i dije ti e as populli yt para kësaj. Prandaj, duro, se vërtet fundi i mirë u takon të devotshmëve.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِلَىٰ عَادٍ أَخَاهُمْ هُودًا قَالَ يَٰقَوْمِ ٱعْبُدُوا۟ ٱللَّهَ مَا لَكُم مِّنْ إِلَٰهٍ غَيْرُهُۥٓ إِنْ أَنتُمْ إِلَّا مُفْتَرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTe adët dërguam vëllanë e tyre, Hudin. Ai u tha: "O populli im, adhuroni Allahun; nuk keni zot që meriton të adhurohet përveç Tij, por ju jeni vetëm trillues.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَٰقَوْمِ لَآ أَسْـَٔلُكُمْ عَلَيْهِ أَجْرًا إِنْ أَجْرِىَ إِلَّا عَلَى ٱلَّذِى فَطَرَنِىٓ أَفَلَا تَعْقِلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO populli im! Unë nuk po kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, sepse shpërblimi im është vetëm tek Ai që më ka krijuar. A nuk po mendoni?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَيَٰقَوْمِ ٱسْتَغْفِرُوا۟ رَبَّكُمْ ثُمَّ تُوبُوٓا۟ إِلَيْهِ يُرْسِلِ ٱلسَّمَآءَ عَلَيْكُم مِّدْرَارًا وَيَزِدْكُمْ قُوَّةً إِلَىٰ قُوَّتِكُمْ وَلَا تَتَوَلَّوْا۟ مُجْرِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO populli im! Kërkoni falje nga Zoti juaj dhe kthehuni tek Ai të penduar, që t'jua lëshojë shiun me bollëk dhe t'jua shtojë fuqinë përballë fuqisë suaj dhe mos ktheni shpinën duke qenë keqbërës!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالُوا۟ يَٰهُودُ مَا جِئْتَنَا بِبَيِّنَةٍ وَمَا نَحْنُ بِتَارِكِىٓ ءَالِهَتِنَا عَن قَوْلِكَ وَمَا نَحْنُ لَكَ بِمُؤْمِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thanë: "O Hud! Ti nuk na solle asnjë provë të qartë, e ne nuk nuk do t'i lëmë idhujt tanë për fjalët e tua dhe ne nuk të besojmë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِن نَّقُولُ إِلَّا ٱعْتَرَىٰكَ بَعْضُ ءَالِهَتِنَا بِسُوٓءٍ قَالَ إِنِّىٓ أُشْهِدُ ٱللَّهَ وَٱشْهَدُوٓا۟ أَنِّى بَرِىٓءٌ مِّمَّا تُشْرِكُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterGjithçka që mund të themi është se të ka goditur ndonjë e keqe (çmenduri) nga idhujt tanë. Ai tha: "Unë e marr Allahun për dëshmitar, por edhe ju dëshmoni se unë jam i pastër nga ata që i adhuroni

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

مِن دُونِهِۦ فَكِيدُونِى جَمِيعًا ثُمَّ لَا تُنظِرُونِ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centernë vend të Allahut. Prandaj, kurdisni kurthe kundër meje të gjithë së bashku dhe mos më lini kohë!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنِّى تَوَكَّلْتُ عَلَى ٱللَّهِ رَبِّى وَرَبِّكُم مَّا مِن دَآبَّةٍ إِلَّا هُوَ ءَاخِذٌۢ بِنَاصِيَتِهَآ إِنَّ رَبِّى عَلَىٰ صِرَٰطٍ مُّسْتَقِيمٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterUnë i jam mbështetur Allahut, Zotit tim dhe Zotit tuaj. S'ka asnjë gjallesë që të mos jetë nën sundimin e Tij. Me të vërtetë, Zoti im është në rrugë të drejtë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَإِن تَوَلَّوْا۟ فَقَدْ أَبْلَغْتُكُم مَّآ أُرْسِلْتُ بِهِۦٓ إِلَيْكُمْ وَيَسْتَخْلِفُ رَبِّى قَوْمًا غَيْرَكُمْ وَلَا تَضُرُّونَهُۥ شَيْـًٔا إِنَّ رَبِّى عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ حَفِيظٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE, nëse ata kthejnë shpinën, thuaju: "Unë jua kumtova atë (Shpalljen) me të cilën jam dërguar te ju. Zoti im do të sjellë një popull tjetër e ju s'mund ta dëmtoni Atë aspak. Vërtet, Zoti im është Mbikëqyrës mbi çdo gjë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَمَّا جَآءَ أَمْرُنَا نَجَّيْنَا هُودًا وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ مَعَهُۥ بِرَحْمَةٍ مِّنَّا وَنَجَّيْنَٰهُم مِّنْ عَذَابٍ غَلِيظٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur erdhi urdhri Ynë, me mëshirën Tonë, Ne e shpëtuam Hudin dhe ata që besuan me të. I shpëtuam nga një dënim i rëndë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَتِلْكَ عَادٌ جَحَدُوا۟ بِـَٔايَٰتِ رَبِّهِمْ وَعَصَوْا۟ رُسُلَهُۥ وَٱتَّبَعُوٓا۟ أَمْرَ كُلِّ جَبَّارٍ عَنِيدٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterJa pra, këta ishin adët, të cilët mohuan ajetet e Zotit të tyre, i kundërshtuan të dërguarit e Tij dhe shkuan pas urdhrit të çdo mendjemadhi kryeneç.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَأُتْبِعُوا۟ فِى هَٰذِهِ ٱلدُّنْيَا لَعْنَةً وَيَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ أَلَآ إِنَّ عَادًا كَفَرُوا۟ رَبَّهُمْ أَلَا بُعْدًا لِّعَادٍ قَوْمِ هُودٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta i ndoqi mallkimi në këtë botë, por edhe në Ditën e Kiametit. Vini re! Adët e mohuan Zotin e tyre. Vini re! Larguar (nga mëshira e Allahut) qofshin adët, populli i Hudit!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِلَىٰ ثَمُودَ أَخَاهُمْ صَٰلِحًا قَالَ يَٰقَوْمِ ٱعْبُدُوا۟ ٱللَّهَ مَا لَكُم مِّنْ إِلَٰهٍ غَيْرُهُۥ هُوَ أَنشَأَكُم مِّنَ ٱلْأَرْضِ وَٱسْتَعْمَرَكُمْ فِيهَا فَٱسْتَغْفِرُوهُ ثُمَّ تُوبُوٓا۟ إِلَيْهِ إِنَّ رَبِّى قَرِيبٌ مُّجِيبٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, te themudët dërguam vëllanë e tyre, Salihun. Ai u tha: "O populli im, adhuroni Allahun; nuk keni zot që meriton të adhurohet përveç Tij. Ai ju krijoi prej tokës dhe ju vendosi në të, andaj kërkoni falje prej Tij dhe kthehuni tek Ai me pendim, se Zoti im është vërtet afër dhe përgjigjet (lutjeve).

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالُوا۟ يَٰصَٰلِحُ قَدْ كُنتَ فِينَا مَرْجُوًّا قَبْلَ هَٰذَآ أَتَنْهَىٰنَآ أَن نَّعْبُدَ مَا يَعْبُدُ ءَابَآؤُنَا وَإِنَّنَا لَفِى شَكٍّ مِّمَّا تَدْعُونَآ إِلَيْهِ مُرِيبٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thanë: "O Salih! Ne shpresonim në ty para kësaj. A po na ndalon të adhurojmë ata që adhuronin baballarët tanë, ndërkohë që ne njëmend jemi në mëdyshje lidhur me atë në të cilën na thërret."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ يَٰقَوْمِ أَرَءَيْتُمْ إِن كُنتُ عَلَىٰ بَيِّنَةٍ مِّن رَّبِّى وَءَاتَىٰنِى مِنْهُ رَحْمَةً فَمَن يَنصُرُنِى مِنَ ٱللَّهِ إِنْ عَصَيْتُهُۥ فَمَا تَزِيدُونَنِى غَيْرَ تَخْسِيرٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: "O populli im! Më thoni, nëse unë po mbështetem në prova të qarta nga Zoti im dhe Ai më ka dhënë mëshirë (pejgamberinë) nga ana e Tij, kush do të më ndihmojë kundrejt Allahut, në qoftë se e kundërshtoj Atë? Ju do të më shtonit vetëm humbjen.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَيَٰقَوْمِ هَٰذِهِۦ نَاقَةُ ٱللَّهِ لَكُمْ ءَايَةً فَذَرُوهَا تَأْكُلْ فِىٓ أَرْضِ ٱللَّهِ وَلَا تَمَسُّوهَا بِسُوٓءٍ فَيَأْخُذَكُمْ عَذَابٌ قَرِيبٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO populli im! Kjo është deveja e Allahut, si shenjë për ju. Pra, lëreni atë të kullosë në tokën e Allahut dhe mos i bëni ndonjë të keqe, se ju kap një dënim i menjëhershëm.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَعَقَرُوهَا فَقَالَ تَمَتَّعُوا۟ فِى دَارِكُمْ ثَلَٰثَةَ أَيَّامٍ ذَٰلِكَ وَعْدٌ غَيْرُ مَكْذُوبٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, ata e therën atë e ai u tha: "Kënaquni në shtëpitë tuaja tri ditë! Ky është një premtim i vërtetë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَلَمَّا جَآءَ أَمْرُنَا نَجَّيْنَا صَٰلِحًا وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ مَعَهُۥ بِرَحْمَةٍ مِّنَّا وَمِنْ خِزْىِ يَوْمِئِذٍ إِنَّ رَبَّكَ هُوَ ٱلْقَوِىُّ ٱلْعَزِيزُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur erdhi urdhri Ynë, me mëshirën Tonë i shpëtuam nga poshtërimi i asaj dite Salihun dhe ata që besuan me të. Pa dyshim që Zoti yt është i Forti e i Gjithëfuqishmi.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَأَخَذَ ٱلَّذِينَ ظَلَمُوا۟ ٱلصَّيْحَةُ فَأَصْبَحُوا۟ فِى دِيَٰرِهِمْ جَٰثِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, ata që bënë zullum i zuri gjëmimi i tmerrshëm dhe u gdhinë përmbys të pajetë në shtëpitë e tyre,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

كَأَن لَّمْ يَغْنَوْا۟ فِيهَآ أَلَآ إِنَّ ثَمُودَا۟ كَفَرُوا۟ رَبَّهُمْ أَلَا بُعْدًا لِّثَمُودَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centersikurse të mos kishin jetuar aty ndonjëherë. Vini re! Themudët e mohuan Zotin e tyre. Vini re! Larguar (nga mëshira e Allahut) qofshin themudët!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَقَدْ جَآءَتْ رُسُلُنَآ إِبْرَٰهِيمَ بِٱلْبُشْرَىٰ قَالُوا۟ سَلَٰمًا قَالَ سَلَٰمٌ فَمَا لَبِثَ أَن جَآءَ بِعِجْلٍ حَنِيذٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTë dërguarit Tanë (melekët) i sollën Ibrahimit myzhden e i thanë: "Selam (paqe)!" Ai ua ktheu: "Selam!" dhe pa u vonuar u solli një viç të pjekur.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَلَمَّا رَءَآ أَيْدِيَهُمْ لَا تَصِلُ إِلَيْهِ نَكِرَهُمْ وَأَوْجَسَ مِنْهُمْ خِيفَةً قَالُوا۟ لَا تَخَفْ إِنَّآ أُرْسِلْنَآ إِلَىٰ قَوْمِ لُوطٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, kur pa se duart e tyre nuk po e preknin mishin, nuk i pëlqeu dhe ndjeu frikë nga ata. Ata i thanë: "Mos ki frikë, se ne jemi dërguar te populli i Lutit!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱمْرَأَتُهُۥ قَآئِمَةٌ فَضَحِكَتْ فَبَشَّرْنَٰهَا بِإِسْحَٰقَ وَمِن وَرَآءِ إِسْحَٰقَ يَعْقُوبَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkohë, gruaja e tij që ishte në këmbë qeshi, meqë i dhamë myzhde për Ishakun e pas Ishakut për Jakubin.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَتْ يَٰوَيْلَتَىٰٓ ءَأَلِدُ وَأَنَا۠ عَجُوزٌ وَهَٰذَا بَعْلِى شَيْخًا إِنَّ هَٰذَا لَشَىْءٌ عَجِيبٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAjo tha: "Po si mund të lind unë e mjera duke qenë plakë, ndërkohë që edhe burri im është i moshuar?! Kjo vërtet është gjë e çuditshme!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالُوٓا۟ أَتَعْجَبِينَ مِنْ أَمْرِ ٱللَّهِ رَحْمَتُ ٱللَّهِ وَبَرَكَٰتُهُۥ عَلَيْكُمْ أَهْلَ ٱلْبَيْتِ إِنَّهُۥ حَمِيدٌ مَّجِيدٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta i thanë: "A po çuditesh me vendimin e Allahut?! Mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin për ju, anëtarët e shtëpisë (së Ibrahimit). Ai (Allahu) është njëmend i Lavdëruar e i Lartmadhërishëm."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَلَمَّا ذَهَبَ عَنْ إِبْرَٰهِيمَ ٱلرَّوْعُ وَجَآءَتْهُ ٱلْبُشْرَىٰ يُجَٰدِلُنَا فِى قَوْمِ لُوطٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPasi i kaloi frika Ibrahimit dhe i erdhi myzhdeja, nisi të bëjë fjalë me Ne[2] për popullin e Lutit.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ إِبْرَٰهِيمَ لَحَلِيمٌ أَوَّٰهٌ مُّنِيبٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterIbrahimi ishte vërtet zemërbutë, i dhembshur e i përulur (ndaj Allahut).

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَٰٓإِبْرَٰهِيمُ أَعْرِضْ عَنْ هَٰذَآ إِنَّهُۥ قَدْ جَآءَ أَمْرُ رَبِّكَ وَإِنَّهُمْ ءَاتِيهِمْ عَذَابٌ غَيْرُ مَرْدُودٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation Center"O Ibrahim, hiq dorë nga kjo, sepse urdhri i Zotit tënd tashmë ka ardhur dhe ata do t'i godasë një dënim i pashmangshëm."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَمَّا جَآءَتْ رُسُلُنَا لُوطًا سِىٓءَ بِهِمْ وَضَاقَ بِهِمْ ذَرْعًا وَقَالَ هَٰذَا يَوْمٌ عَصِيبٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE, kur të dërguarit Tanë erdhën te Luti, ai u shqetësua për ta, iu ngushtua gjoksi dhe tha: "Kjo është një ditë e vështirë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَجَآءَهُۥ قَوْمُهُۥ يُهْرَعُونَ إِلَيْهِ وَمِن قَبْلُ كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ ٱلسَّيِّـَٔاتِ قَالَ يَٰقَوْمِ هَٰٓؤُلَآءِ بَنَاتِى هُنَّ أَطْهَرُ لَكُمْ فَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ وَلَا تُخْزُونِ فِى ضَيْفِىٓ أَلَيْسَ مِنكُمْ رَجُلٌ رَّشِيدٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPopulli i tij erdhën me vrap tek ai, ndërkohë që edhe më parë kishin bërë ligësi. Ai tha: "O populli im, ja bijat e mia[3], ato janë më të pastra për ju (që të martoheni me to). Prandaj, kini frikë Allahun e mos më turpëroni lidhur me mysafirët e mi. A nuk ka ndër ju ndonjë njeri me mend?"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالُوا۟ لَقَدْ عَلِمْتَ مَا لَنَا فِى بَنَاتِكَ مِنْ حَقٍّ وَإِنَّكَ لَتَعْلَمُ مَا نُرِيدُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta i thanë: "Ti e di se ne nuk kemi nevojë për bijat e tua dhe ti e di se çfarë duam ne."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ لَوْ أَنَّ لِى بِكُمْ قُوَّةً أَوْ ءَاوِىٓ إِلَىٰ رُكْنٍ شَدِيدٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: "Ah, sikur të kisha fuqi kundër jush ose të kisha një mbështetje të fortë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالُوا۟ يَٰلُوطُ إِنَّا رُسُلُ رَبِّكَ لَن يَصِلُوٓا۟ إِلَيْكَ فَأَسْرِ بِأَهْلِكَ بِقِطْعٍ مِّنَ ٱلَّيْلِ وَلَا يَلْتَفِتْ مِنكُمْ أَحَدٌ إِلَّا ٱمْرَأَتَكَ إِنَّهُۥ مُصِيبُهَا مَآ أَصَابَهُمْ إِنَّ مَوْعِدَهُمُ ٱلصُّبْحُ أَلَيْسَ ٱلصُّبْحُ بِقَرِيبٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta (melekët) i thanë: "O Lut! Ne jemi të dërguarit e Zotit tënd; ata s'do të mund të arrijnë te ti. Por, ti ik bashkë me familjen tënde në një pjesë të natës, mirëpo të mos shikojë mbrapa askush nga ju, përveç gruas sate, pasi atë do ta godasë ajo që do t'i godasë ata. Afati i (dënimit të) tyre është agimi. E, a nuk është agimi afër?!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَلَمَّا جَآءَ أَمْرُنَا جَعَلْنَا عَٰلِيَهَا سَافِلَهَا وَأَمْطَرْنَا عَلَيْهَا حِجَارَةً مِّن سِجِّيلٍ مَّنضُودٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur erdhi urdhri ynë, Ne përmbysëm vendin e tyre, duke kthyer poshtë pjesën e sipërme të tij dhe lëshuam mbi ta rrebesh gurësh prej baltës së pjekur,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

مُّسَوَّمَةً عِندَ رَبِّكَ وَمَا هِىَ مِنَ ٱلظَّٰلِمِينَ بِبَعِيدٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation Center(gurë) të damkosur te Zoti yt, të cilët nuk janë larg nga keqbërësit.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِلَىٰ مَدْيَنَ أَخَاهُمْ شُعَيْبًا قَالَ يَٰقَوْمِ ٱعْبُدُوا۟ ٱللَّهَ مَا لَكُم مِّنْ إِلَٰهٍ غَيْرُهُۥ وَلَا تَنقُصُوا۟ ٱلْمِكْيَالَ وَٱلْمِيزَانَ إِنِّىٓ أَرَىٰكُم بِخَيْرٍ وَإِنِّىٓ أَخَافُ عَلَيْكُمْ عَذَابَ يَوْمٍ مُّحِيطٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE në Medjen Ne dërguam vëllanë e tyre, Shuajbin. Ai u tha: “O populli im, adhuroni Allahun; nuk keni zot që meriton të adhurohet përveç Tij dhe mos mashtroni në matje e në peshim. Po e shoh që gjendeni në begati, por unë kam frikë për ju nga dënimi i një Dite gjithëpërfshirëse.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَيَٰقَوْمِ أَوْفُوا۟ ٱلْمِكْيَالَ وَٱلْمِيزَانَ بِٱلْقِسْطِ وَلَا تَبْخَسُوا۟ ٱلنَّاسَ أَشْيَآءَهُمْ وَلَا تَعْثَوْا۟ فِى ٱلْأَرْضِ مُفْسِدِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO populli im! Matni e peshoni me drejtësi, mos ua pakoni njerëzve gjërat e tyre dhe mos bëni çrregullime në Tokë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

بَقِيَّتُ ٱللَّهِ خَيْرٌ لَّكُمْ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ وَمَآ أَنَا۠ عَلَيْكُم بِحَفِيظٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAjo që ju mbetet nga Allahu është më e mirë për ju, në qoftë se jeni besimtarë. E, unë nuk jam mbikëqyrës juaji.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالُوا۟ يَٰشُعَيْبُ أَصَلَوٰتُكَ تَأْمُرُكَ أَن نَّتْرُكَ مَا يَعْبُدُ ءَابَآؤُنَآ أَوْ أَن نَّفْعَلَ فِىٓ أَمْوَٰلِنَا مَا نَشَٰٓؤُا۟ إِنَّكَ لَأَنتَ ٱلْحَلِيمُ ٱلرَّشِيدُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thanë: "O Shuajb! Mos vallë, namazi yt po të urdhëron që ne të braktisim ata që adhuronin baballarët tanë ose që të mos bëjmë me pasurinë tonë çfarë të duam?! Ti, me të vërtetë, na qenke i butë e mendjendritur!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ يَٰقَوْمِ أَرَءَيْتُمْ إِن كُنتُ عَلَىٰ بَيِّنَةٍ مِّن رَّبِّى وَرَزَقَنِى مِنْهُ رِزْقًا حَسَنًا وَمَآ أُرِيدُ أَنْ أُخَالِفَكُمْ إِلَىٰ مَآ أَنْهَىٰكُمْ عَنْهُ إِنْ أُرِيدُ إِلَّا ٱلْإِصْلَٰحَ مَا ٱسْتَطَعْتُ وَمَا تَوْفِيقِىٓ إِلَّا بِٱللَّهِ عَلَيْهِ تَوَكَّلْتُ وَإِلَيْهِ أُنِيبُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: "O populli im! Më thoni, a edhe nëse unë po mbështetem në prova të qarta nga Zoti im dhe Ai më ka dhënë nga ana e Tij begati të mirë (ta lë rrugën e drejtë)?! Unë nuk dua të bëj atë që po jua ndaloj. Unë dua vetëm të përmirësoj aq sa mundem. E, suksesi im varet vetëm nga Allahu. Atij i jam mbështetur dhe tek Ai kthehem.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَيَٰقَوْمِ لَا يَجْرِمَنَّكُمْ شِقَاقِىٓ أَن يُصِيبَكُم مِّثْلُ مَآ أَصَابَ قَوْمَ نُوحٍ أَوْ قَوْمَ هُودٍ أَوْ قَوْمَ صَٰلِحٍ وَمَا قَوْمُ لُوطٍ مِّنكُم بِبَعِيدٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO populli im! Të mos ju shtyjë armiqësia ndaj meje që t'ju godasë ajo që goditi popullin e Nuhut, popullin e Hudit ose popullin e Salihut. E, populli i Lutit nuk është larg jush.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱسْتَغْفِرُوا۟ رَبَّكُمْ ثُمَّ تُوبُوٓا۟ إِلَيْهِ إِنَّ رَبِّى رَحِيمٌ وَدُودٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKërkoni falje nga Zoti juaj dhe kthehuni tek Ai me pendim, se, vërtet, Zoti im është Mëshirëplotë e i Dashur."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالُوا۟ يَٰشُعَيْبُ مَا نَفْقَهُ كَثِيرًا مِّمَّا تَقُولُ وَإِنَّا لَنَرَىٰكَ فِينَا ضَعِيفًا وَلَوْلَا رَهْطُكَ لَرَجَمْنَٰكَ وَمَآ أَنتَ عَلَيْنَا بِعَزِيزٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thanë: "O Shuajb! Nuk nuk po kuptojmë shumë nga ato që thua dhe ne të shohim të dobët mes nesh. Po të mos ishte farefisi yt, do të të mbytnim me gurë, meqë ti nuk je i çmuar te ne."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ يَٰقَوْمِ أَرَهْطِىٓ أَعَزُّ عَلَيْكُم مِّنَ ٱللَّهِ وَٱتَّخَذْتُمُوهُ وَرَآءَكُمْ ظِهْرِيًّا إِنَّ رَبِّى بِمَا تَعْمَلُونَ مُحِيطٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: "O populli im, a farefisi im qenka për ju më i rëndësishëm se Allahu, të Cilin e keni lënë pas shpine? Me të vërtetë, Zoti im e di mirë çfarë bëni.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَيَٰقَوْمِ ٱعْمَلُوا۟ عَلَىٰ مَكَانَتِكُمْ إِنِّى عَٰمِلٌ سَوْفَ تَعْلَمُونَ مَن يَأْتِيهِ عَذَابٌ يُخْزِيهِ وَمَنْ هُوَ كَٰذِبٌ وَٱرْتَقِبُوٓا۟ إِنِّى مَعَكُمْ رَقِيبٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO populli im! Vazhdoni ju të bëni atë që jeni duke bërë, e unë po e bëj timen. Së shpejti do ta merrni vesh se kë do ta zërë dënimi poshtërues e kush është gënjeshtar. Pritni, se edhe unë po pres bashkë me ju.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَمَّا جَآءَ أَمْرُنَا نَجَّيْنَا شُعَيْبًا وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ مَعَهُۥ بِرَحْمَةٍ مِّنَّا وَأَخَذَتِ ٱلَّذِينَ ظَلَمُوا۟ ٱلصَّيْحَةُ فَأَصْبَحُوا۟ فِى دِيَٰرِهِمْ جَٰثِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur erdhi urdhri Ynë, me mëshirën Tonë, i shpëtuam (nga dënimi) Shuajbin dhe ata që besuan me të, kurse ata që bënë zullum i zuri gjëmimi i tmerrshëm dhe u gdhinë përmbys të pajetë në shtëpitë e tyre,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

كَأَن لَّمْ يَغْنَوْا۟ فِيهَآ أَلَا بُعْدًا لِّمَدْيَنَ كَمَا بَعِدَتْ ثَمُودُ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centersikurse të mos kishin jetuar aty ndonjëherë. Vini re! Larguar (nga mëshira e Allahut) qoftë Medjeni, ashtu siç qenë larguar themudët!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا مُوسَىٰ بِـَٔايَٰتِنَا وَسُلْطَٰنٍ مُّبِينٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe e dërguam Musain me shenjat (mrekullitë) Tona dhe me dëshmi të qartë

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِلَىٰ فِرْعَوْنَ وَمَلَإِي۟هِۦ فَٱتَّبَعُوٓا۟ أَمْرَ فِرْعَوْنَ وَمَآ أَمْرُ فِرْعَوْنَ بِرَشِيدٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerte Faraoni dhe paria e tij, por ata ndoqën urdhrin e Faraonit, ndonëse urdhri i Faraonit nuk ishte i drejtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَقْدُمُ قَوْمَهُۥ يَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ فَأَوْرَدَهُمُ ٱلنَّارَ وَبِئْسَ ٱلْوِرْدُ ٱلْمَوْرُودُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi do t'i prijë popullit të tij në Ditën e Kiametit e do t'i çojë në Zjarr. Ah, sa vend i keq është ai në të cilin do të çohen!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَأُتْبِعُوا۟ فِى هَٰذِهِۦ لَعْنَةً وَيَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ بِئْسَ ٱلرِّفْدُ ٱلْمَرْفُودُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta i ndjek mallkimi në këtë botë dhe në Ditën e Kiametit. Ah, sa e shëmtuar është dhurata që u jepet!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ذَٰلِكَ مِنْ أَنۢبَآءِ ٱلْقُرَىٰ نَقُصُّهُۥ عَلَيْكَ مِنْهَا قَآئِمٌ وَحَصِيدٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKëto janë disa nga lajmet e qyteteve që po t'i tregojmë. Disa qëndrojnë ende e disave u kanë humbur gjurmët.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَا ظَلَمْنَٰهُمْ وَلَٰكِن ظَلَمُوٓا۟ أَنفُسَهُمْ فَمَآ أَغْنَتْ عَنْهُمْ ءَالِهَتُهُمُ ٱلَّتِى يَدْعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ مِن شَىْءٍ لَّمَّا جَآءَ أَمْرُ رَبِّكَ وَمَا زَادُوهُمْ غَيْرَ تَتْبِيبٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe nuk u bëmë padrejtësi atyre, por ata i bënë padrejtësi vetvetes. Hyjnitë që i adhuronin në vend të Allahut nuk u bënë aspak dobi kur u erdhi urdhri i Zotit tënd, por vetëm ua shtuan humbjen.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَكَذَٰلِكَ أَخْذُ رَبِّكَ إِذَآ أَخَذَ ٱلْقُرَىٰ وَهِىَ ظَٰلِمَةٌ إِنَّ أَخْذَهُۥٓ أَلِيمٌ شَدِيدٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKësisoj është dënimi i Allahut kur t'i ndëshkojë qytetet që janë të padrejta. Njëmend, dënimi i Tij është i dhembshëm e i ashpër.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَـَٔايَةً لِّمَنْ خَافَ عَذَابَ ٱلْـَٔاخِرَةِ ذَٰلِكَ يَوْمٌ مَّجْمُوعٌ لَّهُ ٱلنَّاسُ وَذَٰلِكَ يَوْمٌ مَّشْهُودٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, në këto (ngjarje) ka mësim për atë që i frikësohet dënimit të botës tjetër. Ajo është Dita në të cilën do të tubohen njerëzit dhe ajo është Ditë e dëshmuar.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَا نُؤَخِّرُهُۥٓ إِلَّا لِأَجَلٍ مَّعْدُودٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe e vonojmë atë vetëm deri në afatin e caktuar.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَوْمَ يَأْتِ لَا تَكَلَّمُ نَفْسٌ إِلَّا بِإِذْنِهِۦ فَمِنْهُمْ شَقِىٌّ وَسَعِيدٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur të vijë (ajo ditë), askush nuk mund të flasë, përveçse me lejen e Tij. Prej tyre do të ketë të mjerë dhe të lumtur.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَأَمَّا ٱلَّذِينَ شَقُوا۟ فَفِى ٱلنَّارِ لَهُمْ فِيهَا زَفِيرٌ وَشَهِيقٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSa u përket të mjerëve, ata do të hyjnë në Zjarr, ku do të rënkojnë e do të gulçojnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

خَٰلِدِينَ فِيهَا مَا دَامَتِ ٱلسَّمَٰوَٰتُ وَٱلْأَرْضُ إِلَّا مَا شَآءَ رَبُّكَ إِنَّ رَبَّكَ فَعَّالٌ لِّمَا يُرِيدُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAty do të jenë përgjithmonë, sa të jenë qiejt e Toka, përveç sa do Zoti yt. Në të vërtetë, Zoti yt bën çfarë të dojë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَأَمَّا ٱلَّذِينَ سُعِدُوا۟ فَفِى ٱلْجَنَّةِ خَٰلِدِينَ فِيهَا مَا دَامَتِ ٱلسَّمَٰوَٰتُ وَٱلْأَرْضُ إِلَّا مَا شَآءَ رَبُّكَ عَطَآءً غَيْرَ مَجْذُوذٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, të lumturit do të jenë në Xhenet, ku do të jenë përgjithmonë, sa të jenë qiejt e Toka, përveç sa do Zoti yt; një dhuratë e pandërprerë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَلَا تَكُ فِى مِرْيَةٍ مِّمَّا يَعْبُدُ هَٰٓؤُلَآءِ مَا يَعْبُدُونَ إِلَّا كَمَا يَعْبُدُ ءَابَآؤُهُم مِّن قَبْلُ وَإِنَّا لَمُوَفُّوهُمْ نَصِيبَهُمْ غَيْرَ مَنقُوصٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAndaj, mos ji në mëdyshje lidhur me atë që adhurojnë këta, meqë ata nuk adhurojnë tjetër veç asaj që adhuronin baballarët e tyre më parë. Ne do t'ua japim hakun plotësisht, pa ua lënë mangët (dënimin).

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَقَدْ ءَاتَيْنَا مُوسَى ٱلْكِتَٰبَ فَٱخْتُلِفَ فِيهِ وَلَوْلَا كَلِمَةٌ سَبَقَتْ مِن رَّبِّكَ لَقُضِىَ بَيْنَهُمْ وَإِنَّهُمْ لَفِى شَكٍّ مِّنْهُ مُرِيبٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, Ne ia dhamë Musait Librin, por u kundërshtuan rreth tij. Por, po të mos ishte një fjalë e mëparshme nga Zoti yt, do të gjykohej ndërmjet tyre, ndërkohë që ata janë në mëdyshje lidhur me të.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِنَّ كُلًّا لَّمَّا لَيُوَفِّيَنَّهُمْ رَبُّكَ أَعْمَٰلَهُمْ إِنَّهُۥ بِمَا يَعْمَلُونَ خَبِيرٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterGjithsesi, Zoti yt do t'ia japë secilit shpërblimin të plotë për punët e tyre. Pa dyshim, Ai di hollësisht gjithçka që bëjnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَٱسْتَقِمْ كَمَآ أُمِرْتَ وَمَن تَابَ مَعَكَ وَلَا تَطْغَوْا۟ إِنَّهُۥ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPrandaj, ti qëndro në rrugë të drejtë, ashtu si je urdhëruar, e edhe ata që janë penduar bashkë me ty dhe mos i kaloni kufijtë, se, me të vërtetë, Ai sheh mirë gjithçka që bëni.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَا تَرْكَنُوٓا۟ إِلَى ٱلَّذِينَ ظَلَمُوا۟ فَتَمَسَّكُمُ ٱلنَّارُ وَمَا لَكُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ مِنْ أَوْلِيَآءَ ثُمَّ لَا تُنصَرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDhe mos anoni nga ata që bëjnë padrejtësi e t'ju kapë Zjarri, ndërkohë që ju nuk keni asnjë mbrojtës përveç Allahut dhe nuk do të ndihmoheni.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَأَقِمِ ٱلصَّلَوٰةَ طَرَفَىِ ٱلنَّهَارِ وَزُلَفًا مِّنَ ٱلَّيْلِ إِنَّ ٱلْحَسَنَٰتِ يُذْهِبْنَ ٱلسَّيِّـَٔاتِ ذَٰلِكَ ذِكْرَىٰ لِلذَّٰكِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterFale namazin në dy skajet e ditës[4] dhe në një pjesë të natës, se, pa dyshim, punët e mira i shlyejnë punët e këqija. Kjo është këshillë për ata që marrin mësim.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱصْبِرْ فَإِنَّ ٱللَّهَ لَا يُضِيعُ أَجْرَ ٱلْمُحْسِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDuro, se pa dyshim që Allahu nuk ua humb shpërblimin punëmirëve!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَلَوْلَا كَانَ مِنَ ٱلْقُرُونِ مِن قَبْلِكُمْ أُو۟لُوا۟ بَقِيَّةٍ يَنْهَوْنَ عَنِ ٱلْفَسَادِ فِى ٱلْأَرْضِ إِلَّا قَلِيلًا مِّمَّنْ أَنجَيْنَا مِنْهُمْ وَٱتَّبَعَ ٱلَّذِينَ ظَلَمُوا۟ مَآ أُتْرِفُوا۟ فِيهِ وَكَانُوا۟ مُجْرِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPërse nuk pati nga brezat para jush një pjesë që do të pengonin prishjen në Tokë, përveç një pakice nga ata të cilët i shpëtuam?! Ata që bënë padrejtësi shkuan pas kënaqësive (të kësaj jete) dhe ishin keqbërës.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَا كَانَ رَبُّكَ لِيُهْلِكَ ٱلْقُرَىٰ بِظُلْمٍ وَأَهْلُهَا مُصْلِحُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterZoti yt nuk do t'i shkatërronte qytetet padrejtësisht, nëse banorët e tyre do të ishin përmirësues.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَوْ شَآءَ رَبُّكَ لَجَعَلَ ٱلنَّاسَ أُمَّةً وَٰحِدَةً وَلَا يَزَالُونَ مُخْتَلِفِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSikur të donte Allahu, do t'i bënte njerëzit të një bashkësie (feje) të vetme, por ata vazhdojnë të jenë në kundërshti,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِلَّا مَن رَّحِمَ رَبُّكَ وَلِذَٰلِكَ خَلَقَهُمْ وَتَمَّتْ كَلِمَةُ رَبِّكَ لَأَمْلَأَنَّ جَهَنَّمَ مِنَ ٱلْجِنَّةِ وَٱلنَّاسِ أَجْمَعِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerpërveç atyre që i ka mëshiruar Zoti yt. Për këtë (qëllim) i ka krijuar. E do të përmbushet fjala e Zotit tënd: "Vërtet, Unë do ta mbush Xhehenemin me xhinë e njerëz së bashku!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَكُلًّا نَّقُصُّ عَلَيْكَ مِنْ أَنۢبَآءِ ٱلرُّسُلِ مَا نُثَبِّتُ بِهِۦ فُؤَادَكَ وَجَآءَكَ فِى هَٰذِهِ ٱلْحَقُّ وَمَوْعِظَةٌ وَذِكْرَىٰ لِلْمُؤْمِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterGjithçka që të tregojmë nga lajmet e të dërguarve, e bëjmë për të ta forcuar zemrën. Në këtë (sure) të ka ardhur e vërteta dhe këshillë e rikujtim për besimtarët.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقُل لِّلَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ ٱعْمَلُوا۟ عَلَىٰ مَكَانَتِكُمْ إِنَّا عَٰمِلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaju atyre që nuk besojnë: "Vazhdoni ju të bëni atë që jeni duke bërë, se edhe ne po e bëjmë tonën

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱنتَظِرُوٓا۟ إِنَّا مُنتَظِرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerdhe pritni, se edhe ne po presim."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلِلَّهِ غَيْبُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَإِلَيْهِ يُرْجَعُ ٱلْأَمْرُ كُلُّهُۥ فَٱعْبُدْهُ وَتَوَكَّلْ عَلَيْهِ وَمَا رَبُّكَ بِغَٰفِلٍ عَمَّا تَعْمَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu i di fshehtësitë e qiejve e të Tokës dhe të gjitha çështjet kthehen tek Ai, andaj adhuroje Atë dhe mbështetju Atij. Zoti yt nuk është i shkujdesur ndaj asaj që bëni.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70