caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Yunus, ajeti 45

Mekë · radha e zbritjes 51 · 10:45

وَيَوْمَ يَحْشُرُهُمْ كَأَن لَّمْ يَلْبَثُوٓا۟ إِلَّا سَاعَةً مِّنَ ٱلنَّهَارِ يَتَعَارَفُونَ بَيْنَهُمْ قَدْ خَسِرَ ٱلَّذِينَ كَذَّبُوا۟ بِلِقَآءِ ٱللَّهِ وَمَا كَانُوا۟ مُهْتَدِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE, Ditën kur Ai do t'i tubojë ata, do t'u duket sikur të kenë qëndruar vetëm një çast të ditës, ku do të njohin njëri-tjetrin. Vërtet të humbur janë ata që e përgënjeshtruan takimin me Allahun dhe nuk qenë të udhëzuar në rrugë të drejtë.
Albanian Translation - Hassan NahiDitën kur do t’i tubojë, atyre do t’u duket sikur nuk kanë ndenjur në tokë, veçse një çast të shkurtër dite, aq sa për të njohur njëri - tjetrin. Vërtet, janë të humbur ata që nuk e besojnë takimin me Allahun e nuk janë në rrugë të drejtë.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70