caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Yunus, ajeti 61

Mekë · radha e zbritjes 51 · 10:61

وَمَا تَكُونُ فِى شَأْنٍ وَمَا تَتْلُوا۟ مِنْهُ مِن قُرْءَانٍ وَلَا تَعْمَلُونَ مِنْ عَمَلٍ إِلَّا كُنَّا عَلَيْكُمْ شُهُودًا إِذْ تُفِيضُونَ فِيهِ وَمَا يَعْزُبُ عَن رَّبِّكَ مِن مِّثْقَالِ ذَرَّةٍ فِى ٱلْأَرْضِ وَلَا فِى ٱلسَّمَآءِ وَلَآ أَصْغَرَ مِن ذَٰلِكَ وَلَآ أَكْبَرَ إِلَّا فِى كِتَٰبٍ مُّبِينٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSa herë që merresh me ndonjë çështje ose lexon për të nga Kurani dhe sa herë që bëni ndonjë punë, Ne jemi Mbikëqyrës mbi ju kur ju e kryeni atë. Zotit tënd s'mund t'i fshihet asnjë grimcë në Tokë e as në qiell, madje nuk ka asgjë, qoftë më e vogël (se grimca), qoftë më e madhe, që nuk është shënuar në një Libër të qartë.
Albanian Translation - Hassan NahiNë çfarëdo pune që të jesh, çfarëdo gjëje që të lexosh nga Kurani dhe çfarëdo pune që të bëni (o njerëz), Ne jemi dëshmitarë, kur ju të thelloheni në të. Zotit tënd nuk i fshihet asnjë grimë peshe, në Tokë e në qiell; as më pak nga ajo e as më shumë nuk mbetet pa u shënuar në Librin e qartë.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70