caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Yunus, ajeti 71

Mekë · radha e zbritjes 51 · 10:71

وَٱتْلُ عَلَيْهِمْ نَبَأَ نُوحٍ إِذْ قَالَ لِقَوْمِهِۦ يَٰقَوْمِ إِن كَانَ كَبُرَ عَلَيْكُم مَّقَامِى وَتَذْكِيرِى بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ فَعَلَى ٱللَّهِ تَوَكَّلْتُ فَأَجْمِعُوٓا۟ أَمْرَكُمْ وَشُرَكَآءَكُمْ ثُمَّ لَا يَكُنْ أَمْرُكُمْ عَلَيْكُمْ غُمَّةً ثُمَّ ٱقْضُوٓا۟ إِلَىَّ وَلَا تُنظِرُونِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterUa trego atyre ngjarjen e Nuhut, kur i tha popullit të vet: "O populli im, nëse qëndrimi im mes jush dhe rikujtimi im i ajeteve të Allahut ju duket i rëndë, atëherë ta dini se unë i jam mbështetur Allahut. Prandaj, merrni vendim (kundër meje) bashkë me idhujt tuaj dhe mos e fshihni vendimin, pastaj veproni kundër meje e mos më lini kohë.
Albanian Translation - Hassan NahiTregoju atyre historinë e Nuhut, kur i tha popullit të vet: “O populli im, nëse për ju është e rëndë prania ime midis jush dhe që t’ju përkujtoj shenjat e Allahut, (dijeni se) unë jam mbështetur vetëm tek Allahu! Prandaj, bashkë me idhujt tuaj, vendosni si do të veproni dhe vendimi juaj le të mos fshihet; zbatojeni kundër meje e mos më jepni kohë!
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70