وَإِذَا تُتْلَىٰ عَلَيْهِمْ ءَايَاتُنَا بَيِّنَٰتٍ قَالَ ٱلَّذِينَ لَا يَرْجُونَ لِقَآءَنَا ٱئْتِ بِقُرْءَانٍ غَيْرِ هَٰذَآ أَوْ بَدِّلْهُ قُلْ مَا يَكُونُ لِىٓ أَنْ أُبَدِّلَهُۥ مِن تِلْقَآئِ نَفْسِىٓ إِنْ أَتَّبِعُ إِلَّا مَا يُوحَىٰٓ إِلَىَّ إِنِّىٓ أَخَافُ إِنْ عَصَيْتُ رَبِّى عَذَابَ يَوْمٍ عَظِيمٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur u lexohen ajetet Tona të qarta, ata që nuk presin të takohen me Ne, thonë: "Sill një Kuran tjetër pos këtij ose ndryshoje atë!" Thuaj: "Mua nuk më takon ta ndryshoj atë nga vetja. Unë ndjek vetëm atë që më shpallet. Unë i frikësohem, - nëse kundërshtoj Zotin tim, - dënimit të një Dite të madhe.
Albanian Translation - Hassan NahiE, kur u lexohen shpalljet Tona të qarta, atëherë ata që nuk shpresojnë se do të dalin para Nesh, thonë: “Na sill ndonjë Kuran tjetër ose ndërroje atë!” Thuaj (o Muhamed): “Është e pamundur ta ndërroj unë atë nga ana ime. Unë shkoj vetëm pas asaj që më është shpallur. Unë druaj, nëse e kundërshtoj Zotin tim, dënimin e Ditës së Madhe.”