هُوَ ٱلَّذِى جَعَلَ ٱلشَّمْسَ ضِيَآءً وَٱلْقَمَرَ نُورًا وَقَدَّرَهُۥ مَنَازِلَ لِتَعْلَمُوا۟ عَدَدَ ٱلسِّنِينَ وَٱلْحِسَابَ مَا خَلَقَ ٱللَّهُ ذَٰلِكَ إِلَّا بِٱلْحَقِّ يُفَصِّلُ ٱلْـَٔايَٰتِ لِقَوْمٍ يَعْلَمُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi është që Diellin e bëri ndriçues e Hënën të ndritshme dhe ia caktoi fazat, që të dini numrin e viteve dhe llogaritjen e kohës. Allahu i krijoi këto vetëm me qëllim të caktuar. Ai ua sqaron shenjat njerëzve që kuptojnë.
Albanian Translation - Hassan NahiAi e ka bërë Diellin burim drite, kurse Hënën e ka bërë të shkëlqejë, duke i caktuar asaj fazat, që ju të dini numrin e viteve dhe njehsimin e kohës. Allahu i krijoi këto vetëm me të vërtetën. Ai ua shpjegon shenjat e Tij njerëzve që kuptojnë.