وَيَعْبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ مَا لَا يَضُرُّهُمْ وَلَا يَنفَعُهُمْ وَيَقُولُونَ هَٰٓؤُلَآءِ شُفَعَٰٓؤُنَا عِندَ ٱللَّهِ قُلْ أَتُنَبِّـُٔونَ ٱللَّهَ بِمَا لَا يَعْلَمُ فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَلَا فِى ٱلْأَرْضِ سُبْحَٰنَهُۥ وَتَعَٰلَىٰ عَمَّا يُشْرِكُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta adhurojnë në vend të Allahut ata që nuk u bëjnë dëm e as dobi, dhe thonë: "Këta janë ndërmjetësuesit tanë tek Allahu." Thuaju: "Mos doni t'i tregoni Allahut për diçka që Ai nuk e di në qiej e në Tokë?" I patëmeta e i Lartësuar është Ai mbi çdo gjë që i shoqërojnë Atij.
Albanian Translation - Hassan NahiAta adhurojnë në vend të Allahut atë që as nuk u bën dëm, as nuk u sjell dobi dhe thonë: “Këta janë ndërmjetësit tanë te Allahu”! Thuaj: “A po i tregoni Allahut për diçka që Ai nuk e di në qiej dhe në Tokë?!” Qoftë i lavdëruar Ai dhe i lartësuar mbi gjithçka që ia shoqërojnë Atij (në adhurim)!