وَإِذَآ أَذَقْنَا ٱلنَّاسَ رَحْمَةً مِّنۢ بَعْدِ ضَرَّآءَ مَسَّتْهُمْ إِذَا لَهُم مَّكْرٌ فِىٓ ءَايَاتِنَا قُلِ ٱللَّهُ أَسْرَعُ مَكْرًا إِنَّ رُسُلَنَا يَكْتُبُونَ مَا تَمْكُرُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur ua mundësojmë njerëzve të shijojnë mëshirën pas fatkeqësisë që i kishte goditur, ata thurin kurthe kundër ajeteve Tona (duke i përbuzur e përgënjeshtruar). Thuaju: "Allahu është më i shpejti në ngritjen e kurtheve." E, pa dyshim që të dërguarit Tanë shkruajnë çdo kurth që thurni.
Albanian Translation - Hassan NahiKur Ne, pas të keqes që i godet, u japim njerëzve të shijojnë mëshirën, ata përsëri bëjnë kurthe kundër shpalljeve Tona! Thuaj: “Allahu është më i shpejtë në dënimin e ngatërresave”. Me të vërtetë, të dërguarit Tanë (engjëjt) shënojnë intrigat tuaja.