caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Anfaal, ajeti 19

Medinë · radha e zbritjes 88 · 8:19

إِن تَسْتَفْتِحُوا۟ فَقَدْ جَآءَكُمُ ٱلْفَتْحُ وَإِن تَنتَهُوا۟ فَهُوَ خَيْرٌ لَّكُمْ وَإِن تَعُودُوا۟ نَعُدْ وَلَن تُغْنِىَ عَنكُمْ فِئَتُكُمْ شَيْـًٔا وَلَوْ كَثُرَتْ وَأَنَّ ٱللَّهَ مَعَ ٱلْمُؤْمِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse ju (jobesimtarë) po kërkoni vendimin, vendimi (i fitores kundër jush) erdhi tashmë. E, nëse ndaloni, është më mirë për ju. Por, nëse ju ktheheni (për të luftuar besimtarët), kthehemi edhe Ne (për t'i ndihmuar ata kundër jush). Turma juaj nuk do t'ju bëjë dobi aspak, edhe po qenë shumë, sepse Allahu është me besimtarët!
Albanian Translation - Hassan NahiNëse ju (jobesimtarë mekas) kërkuat fitore dhe gjykim (prej Allahut), ja tek erdhi fitorja (kundër jush). Por, nëse tërhiqeni (nga mohimi dhe lufta kundër të Dërguarit), kjo do të jetë për ju shumë më e dobishme. Nëse ktheheni (në luftë), edhe Ne do të kthehemi (në ndihmë të besimtarëve). Forcat tuaja nuk do t’ju bëjnë asnjë dobi, sado të jenë të shumta në numër, sepse Allahu është me besimtarët.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70