إِذْ أَنتُم بِٱلْعُدْوَةِ ٱلدُّنْيَا وَهُم بِٱلْعُدْوَةِ ٱلْقُصْوَىٰ وَٱلرَّكْبُ أَسْفَلَ مِنكُمْ وَلَوْ تَوَاعَدتُّمْ لَٱخْتَلَفْتُمْ فِى ٱلْمِيعَٰدِ وَلَٰكِن لِّيَقْضِىَ ٱللَّهُ أَمْرًا كَانَ مَفْعُولًا لِّيَهْلِكَ مَنْ هَلَكَ عَنۢ بَيِّنَةٍ وَيَحْيَىٰ مَنْ حَىَّ عَنۢ بَيِّنَةٍ وَإِنَّ ٱللَّهَ لَسَمِيعٌ عَلِيمٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur ju ishit në anën e afërt të Luginës (së Bedrit) e ata në anën e largët, kurse karvani ishte poshtë jush, edhe sikur të kishit caktuar një takim, nuk do të mund të takoheshit në kohën e caktuar, por (kjo ndodhi) me qëllim që Allahu të përmbushë një ngjarje që ishte e caktuar dhe në mënyrë që kush vdiq të vdiste pas provave të qarta dhe të jetonte ai që mbeti gjallë pas provave të qarta. Vërtet, Allahu është Gjithëdëgjues, i Gjithëdijshëm.
Albanian Translation - Hassan NahiKur ju ishit në bregun e afërt të luginës, ata ndodheshin në bregun e largët, ndërsa karvani poshtë jush. Edhe sikur t’i kishit lënë takim njëri-tjetrit, nuk do të ishit pajtuar për kohën e ndeshjes. Por Allahu e përmbushi atë ngjarje që ishte e caktuar, me qëllim që kush duhej të vdiste, të vdiste me prova të qarta dhe, kush duhej të mbetej gjallë, të jetonte me prova të qarta. Vërtet, Allahu i dëgjon të gjitha dhe di çdo gjë.