caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Anfaal, ajeti 48

Medinë · radha e zbritjes 88 · 8:48

وَإِذْ زَيَّنَ لَهُمُ ٱلشَّيْطَٰنُ أَعْمَٰلَهُمْ وَقَالَ لَا غَالِبَ لَكُمُ ٱلْيَوْمَ مِنَ ٱلنَّاسِ وَإِنِّى جَارٌ لَّكُمْ فَلَمَّا تَرَآءَتِ ٱلْفِئَتَانِ نَكَصَ عَلَىٰ عَقِبَيْهِ وَقَالَ إِنِّى بَرِىٓءٌ مِّنكُمْ إِنِّىٓ أَرَىٰ مَا لَا تَرَوْنَ إِنِّىٓ أَخَافُ ٱللَّهَ وَٱللَّهُ شَدِيدُ ٱلْعِقَابِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterShejtani ua hijeshoi punët e tyre (të këqija) dhe u tha: "Sot nuk do të mund t'ju mposhtë askush dhe unë jam mbrojtës juaji." Por, kur u ndeshën dy ushtritë, ai iku duke thënë: "Unë s'kam të bëj asgjë me ju. Unë shoh atë që ju nuk e shihni. Njëmend, unë i frikësohem Allahut, se Allahu është i rreptë në ndëshkim."
Albanian Translation - Hassan NahiDjalli ua zbukuroi atyre veprat e këqija dhe u tha: “Askush në botë nuk do t’ju mundë sot dhe unë jam mbrojtësi juaj”. Mirëpo, kur u ndeshën dy ushtritë (me engjëjt përkrah besimtarëve), ai u kthye nga thembrat e tij dhe u tha (jobesimtarëve): “Unë nuk kam të bëj me ju; unë shoh atë që ju nuk e shihni dhe i frikësohem Allahut, sepse Allahu ndëshkon ashpër”.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70