caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Anfaal, ajeti 72

Medinë · radha e zbritjes 88 · 8:72

إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَهَاجَرُوا۟ وَجَٰهَدُوا۟ بِأَمْوَٰلِهِمْ وَأَنفُسِهِمْ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ وَٱلَّذِينَ ءَاوَوا۟ وَّنَصَرُوٓا۟ أُو۟لَٰٓئِكَ بَعْضُهُمْ أَوْلِيَآءُ بَعْضٍ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَلَمْ يُهَاجِرُوا۟ مَا لَكُم مِّن وَلَٰيَتِهِم مِّن شَىْءٍ حَتَّىٰ يُهَاجِرُوا۟ وَإِنِ ٱسْتَنصَرُوكُمْ فِى ٱلدِّينِ فَعَلَيْكُمُ ٱلنَّصْرُ إِلَّا عَلَىٰ قَوْمٍۭ بَيْنَكُمْ وَبَيْنَهُم مِّيثَٰقٌ وَٱللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMe të vërtetë, ata që besuan, mërguan dhe luftuan me pasurinë dhe jetën e tyre në rrugën e Allahut, si dhe ata që u dhanë strehim e ndihmë, janë miq të njëri-tjetrit. E, sa u përket atyre që besuan, por nuk mërguan, ju nuk jeni përgjegjës për mbrojtjen e tyre derisa të mërgojnë. Por, nëse ata kërkojnë ndihmën tuaj në çështjen e fesë, atëherë e keni për detyrë t'u ndihmoni, përveç kundër atyre me të cilët keni marrëveshje. Allahu sheh mirë gjithçka që bëni.
Albanian Translation - Hassan NahiVërtet, ata që besuan dhe mërguan (për hir të besimit), e më pas luftuan me pasurinë dhe jetën e tyre në rrugën e Allahut dhe ata që u dhanë strehim e i ndihmuan, janë miq e mbrojtës për njëri-tjetrin. Por, ata që besojnë e që nuk kanë mërguar, nuk të kërkohet t’i mbrosh, derisa të mërgojnë. E, nëse ju luten që t’i ndihmoni për çështjen e fesë, atëherë jeni të detyruar t’u dilni në ndihmë, përveçse (kur ju duhet të luftoni) kundër një populli me të cilin keni marrëveshje. Allahu e sheh mirë atë që veproni.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70