يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِىُّ قُل لِّمَن فِىٓ أَيْدِيكُم مِّنَ ٱلْأَسْرَىٰٓ إِن يَعْلَمِ ٱللَّهُ فِى قُلُوبِكُمْ خَيْرًا يُؤْتِكُمْ خَيْرًا مِّمَّآ أُخِذَ مِنكُمْ وَيَغْفِرْ لَكُمْ وَٱللَّهُ غَفُورٌ رَّحِيمٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO Pejgamber! Thuaju robërve që janë në duart tuaja: "Nëse Allahu di ndonjë të mirë në zemrat tuaja, do t'ju japë diçka më të mirë sesa ajo që ju është marrë dhe do t'ju falë, se Allahu është Falës i madh e Mëshirëplotë."
Albanian Translation - Hassan NahiO Profet! Thuaju robërve që gjenden në duart tuaja: “Nëse Allahu gjen mirësi në zemrat tuaja, do t’ju japë diçka edhe më të mirë nga ajo që ju është marrë dhe do t’ju falë”. Se Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.