وَٱعْلَمُوٓا۟ أَنَّمَا غَنِمْتُم مِّن شَىْءٍ فَأَنَّ لِلَّهِ خُمُسَهُۥ وَلِلرَّسُولِ وَلِذِى ٱلْقُرْبَىٰ وَٱلْيَتَٰمَىٰ وَٱلْمَسَٰكِينِ وَٱبْنِ ٱلسَّبِيلِ إِن كُنتُمْ ءَامَنتُم بِٱللَّهِ وَمَآ أَنزَلْنَا عَلَىٰ عَبْدِنَا يَوْمَ ٱلْفُرْقَانِ يَوْمَ ٱلْتَقَى ٱلْجَمْعَانِ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ قَدِيرٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDijeni se çfarëdo që fitoni nga plaçka e luftës, një e pesta i takon Allahut, të Dërguarit e farefisit të tij, jetimëve, skamnorëve dhe udhëtarit të mbetur rrugës, nëse njëmend e besoni Allahun dhe atë që ia shpallëm robit Tonë në ditën e dallimit (të së vërtetës nga e kota), ditën kur u ndeshën dy ushtritë (në Bedër). Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.
Albanian Translation - Hassan NahiTa dini se çfarëdo që të fitoni si plaçkë lufte, një e pesta i takon Allahut, të Dërguarit dhe farefisit të tij, jetimëve, të varfërve dhe udhëtarit (që ka ngelur në rrugë), nëse besoni në Allahun dhe në atë që ia kemi shpallur robit Tonë në ditën e fitores (luftën e Bedrit), atë ditë kur u ndeshën dy ushtritë. Vërtet, Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.