caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Nooh نوح

28 ajete · Mekë · radha e zbritjes 71

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ إِنَّآ أَرْسَلْنَا نُوحًا إِلَىٰ قَوْمِهِۦٓ أَنْ أَنذِرْ قَوْمَكَ مِن قَبْلِ أَن يَأْتِيَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe e dërguam Nuhun te populli i tij (duke i thënë): "Paralajmëroje popullin tënd para se t’i vijë një dënim i dhembshëm!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ يَٰقَوْمِ إِنِّى لَكُمْ نَذِيرٌ مُّبِينٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: "O populli im! Vërtet, unë jam paralajmërues i qartë për ju:

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَنِ ٱعْبُدُوا۟ ٱللَّهَ وَٱتَّقُوهُ وَأَطِيعُونِ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centeradhurojeni Allahun, frikësojuni Atij dhe bindmuni mua,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَغْفِرْ لَكُم مِّن ذُنُوبِكُمْ وَيُؤَخِّرْكُمْ إِلَىٰٓ أَجَلٍ مُّسَمًّى إِنَّ أَجَلَ ٱللَّهِ إِذَا جَآءَ لَا يُؤَخَّرُ لَوْ كُنتُمْ تَعْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerqë t'jua falë gjynahet tuaja dhe t'ju japë afat deri në një kohë të caktuar. E, kur të vijë afati i Allahut, nuk mund të shtyhet, veç sikur ta dinit!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ رَبِّ إِنِّى دَعَوْتُ قَوْمِى لَيْلًا وَنَهَارًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: "Zoti im, unë e thirra popullin tim natë e ditë,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَلَمْ يَزِدْهُمْ دُعَآءِىٓ إِلَّا فِرَارًا

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerpor thirrja ime vetëm ua shtoi ikjen.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِنِّى كُلَّمَا دَعَوْتُهُمْ لِتَغْفِرَ لَهُمْ جَعَلُوٓا۟ أَصَٰبِعَهُمْ فِىٓ ءَاذَانِهِمْ وَٱسْتَغْشَوْا۟ ثِيَابَهُمْ وَأَصَرُّوا۟ وَٱسْتَكْبَرُوا۟ ٱسْتِكْبَارًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMadje, sa herë që i thirrja që Ti t’i falje, ata fusnin gishtat në veshë, mbuloheshin me rroba, ngulnin këmbë (në mosbesim) dhe silleshin me mendjemadhësi.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ثُمَّ إِنِّى دَعَوْتُهُمْ جِهَارًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPastaj, unë i thirra haptazi.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ثُمَّ إِنِّىٓ أَعْلَنتُ لَهُمْ وَأَسْرَرْتُ لَهُمْ إِسْرَارًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMë pas, i thirra edhe me zë të lartë, e edhe fshehurazi

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَقُلْتُ ٱسْتَغْفِرُوا۟ رَبَّكُمْ إِنَّهُۥ كَانَ غَفَّارًا

Albanian Translation - Rowwad Translation Centere u thashë: "Kërkoni falje nga Zoti juaj, sepse Ai është shumë Falës,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يُرْسِلِ ٱلسَّمَآءَ عَلَيْكُم مِّدْرَارًا

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerqë t'ju lëshojë shi me bollëk,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَيُمْدِدْكُم بِأَمْوَٰلٍ وَبَنِينَ وَيَجْعَل لَّكُمْ جَنَّٰتٍ وَيَجْعَل لَّكُمْ أَنْهَٰرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation Centert'jua shtojë pasurinë e fëmijët dhe të bëjë për ju kopshte e lumenj!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

مَّا لَكُمْ لَا تَرْجُونَ لِلَّهِ وَقَارًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterÇ'është puna juaj që nuk e madhëroni Allahun siç i takon,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقَدْ خَلَقَكُمْ أَطْوَارًا

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerndërkohë që Ai ju ka krijuar në disa etapa?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَلَمْ تَرَوْا۟ كَيْفَ خَلَقَ ٱللَّهُ سَبْعَ سَمَٰوَٰتٍ طِبَاقًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk e shihni si i ka krijuar Allahu shtatë qiej, palë-palë

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَجَعَلَ ٱلْقَمَرَ فِيهِنَّ نُورًا وَجَعَلَ ٱلشَّمْسَ سِرَاجًا

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerdhe në ta e ka bërë Hënën dritë, kurse Diellin kandil?

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱللَّهُ أَنۢبَتَكُم مِّنَ ٱلْأَرْضِ نَبَاتًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu ju krijoi prej tokës,[1]

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ثُمَّ يُعِيدُكُمْ فِيهَا وَيُخْرِجُكُمْ إِخْرَاجًا

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerpastaj ju kthen në të dhe më pas ju nxjerr prej saj.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱللَّهُ جَعَلَ لَكُمُ ٱلْأَرْضَ بِسَاطًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu jua bëri Tokën të sheshtë,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لِّتَسْلُكُوا۟ مِنْهَا سُبُلًا فِجَاجًا

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerqë të mund të ecni nëpër rrugët e saj të gjera."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ نُوحٌ رَّبِّ إِنَّهُمْ عَصَوْنِى وَٱتَّبَعُوا۟ مَن لَّمْ يَزِدْهُ مَالُهُۥ وَوَلَدُهُۥٓ إِلَّا خَسَارًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNuhu tha: "Zoti im, ata më kundërshtuan dhe ndoqën ata, pasuria dhe fëmijët e të cilëve nuk u shtuan gjë tjetër atyre përveç humbjes.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَكَرُوا۟ مَكْرًا كُبَّارًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDhe kurdisën një kurth të madh

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقَالُوا۟ لَا تَذَرُنَّ ءَالِهَتَكُمْ وَلَا تَذَرُنَّ وَدًّا وَلَا سُوَاعًا وَلَا يَغُوثَ وَيَعُوقَ وَنَسْرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation Centere thanë: 'Kurrsesi mos i lini zotat tuaj! Mos e lini as Vedin, as Suvain, as Jeguthin, as Jeukun e as Nesrin!'

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقَدْ أَضَلُّوا۟ كَثِيرًا وَلَا تَزِدِ ٱلظَّٰلِمِينَ إِلَّا ضَلَٰلًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNjëmend, ata çuan në humbje shumëkënd. Prandaj, të padrejtëve mos u shto gjë tjetër përveç humbjes!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

مِّمَّا خَطِيٓـَٰٔتِهِمْ أُغْرِقُوا۟ فَأُدْخِلُوا۟ نَارًا فَلَمْ يَجِدُوا۟ لَهُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ أَنصَارًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPër shkak të gjynaheve të tyre, ata u përmbytën e pastaj u hodhën në Zjarr dhe nuk gjetën askënd që t'i mbrojë prej Allahut.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقَالَ نُوحٌ رَّبِّ لَا تَذَرْ عَلَى ٱلْأَرْضِ مِنَ ٱلْكَٰفِرِينَ دَيَّارًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNuhu tha: "Zoti im, mos lër mbi tokë asnjë banor jobesimtar,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّكَ إِن تَذَرْهُمْ يُضِلُّوا۟ عِبَادَكَ وَلَا يَلِدُوٓا۟ إِلَّا فَاجِرًا كَفَّارًا

Albanian Translation - Rowwad Translation Centersepse, po i le, ata do t'i çojnë në humbje robërit e Tu dhe do të lindin vetëm të shfrenuar e mohues.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

رَّبِّ ٱغْفِرْ لِى وَلِوَٰلِدَىَّ وَلِمَن دَخَلَ بَيْتِىَ مُؤْمِنًا وَلِلْمُؤْمِنِينَ وَٱلْمُؤْمِنَٰتِ وَلَا تَزِدِ ٱلظَّٰلِمِينَ إِلَّا تَبَارًۢا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterZoti im! Më fal mua, prindërit e mi dhe këdo që hyn në shtëpinë time si besimtar, si dhe gjithë besimtarët e besimtaret, ndërsa zullumqarëve shtoju vetëm shkatërrim!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70