Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO Pejgamber! Përse ia ndalon vetes atë që Allahu ta ka lejuar, duke kërkuar kënaqësinë e grave të tua?! Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu ka përcaktuar mënyrën e zgjidhjes së betimeve tuaja. Allahu është Mbrojtësi juaj. Ai është i Gjithëdijshmi, i Urti.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur Pejgamberi i besoi një fjalë të fshehtë njërës prej grave të veta, e ajo e tregoi, por Allahu ia bëri të ditur atij, ai i tha një pjesë asaj, ndërsa pjesën tjetër nuk ia përmendi. Kur ai ia tregoi këtë, ajo tha: "E kush ta tregoi ty?!" Ai tha: "Ma tregoi i Gjithëdijshmi, i Cili di hollësisht çdo gjë."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse ju të dyja pendoheni tek Allahu, bëni gjënë e duhur, sepse zemrat tuaja tashmë kishin anuar[1]; e, nëse ju bashkoheni kundër tij, atëherë ta dini se Allahu është Mbrojtës i tij, e edhe Xhibrili dhe besimtarët e mirë, e pastaj edhe melekët e mbështesin atë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse ai ju lëshon, Zoti i tij mund t'ju zëvendësojë me gra më të mira se ju: muslimane, besimtare, të përkushtuara, të penduara, adhuruese, agjëruese dhe të martuara më parë e të virgjra.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO ju që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga një Zjarr, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët! Atë e mbikëqyrin melekë të ashpër e të fuqishëm, që nuk i kundërshtojnë urdhrat e Allahut dhe bëjnë gjithçka që u urdhërohet.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO ju që besoni! Kthehuni tek Allahu me një pendim të sinqertë, që Zoti juaj t’jua shlyejë të këqijat tuaja dhe t’ju shpjerë në kopshte të Xhenetit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, Ditën kur Allahu nuk do ta turpërojë Pejgamberin dhe ata që besuan me të; drita e tyre do të shndrisë para tyre dhe në të djathtë të tyre. Ata do të thonë: "Zoti ynë, plotësoje dritën tonë dhe falna ne! Vërtet, Ti je i Plotfuqishëm për çdo gjë."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO Pejgamber! Luftoji jobesimtarët e dyfytyrëshit dhe ji i ashpër ndaj tyre! Vendstrehimi i tyre do të jetë Xhehenemi. Eh, sa vendbanim i keq që është ai!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu solli si shembull për jobesimtarët gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit. Ato ishin të martuara me dy robër Tanë të mirë, por i tradhtuan ata (duke mos besuar). Prandaj, ata nuk do t'u bëjnë kurrfarë dobie para Allahut dhe atyre të dyjave do t'u thuhet: "Hyni në Zjarr së bashku me ata që po hyjnë!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, për besimtarët, Allahu solli si shembull gruan e Faraonit, e cila tha: "Zoti im! Më ndërto pranë Teje një shtëpi në Xhenet, më shpëto nga Faraoni e veprat e tij dhe më shpëto prej popullit zullumqar!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterEdhe Merjemen, bijën e Imranit, e cila e ruajti nderin e saj. Ne frymë brenda saj shpirtin. Ajo u besoi fjalëve të Zotit të saj e Librave të Tij dhe ishte prej të përkushtuarve.