قُلْ مَن كَانَ فِى ٱلضَّلَٰلَةِ فَلْيَمْدُدْ لَهُ ٱلرَّحْمَٰنُ مَدًّا حَتَّىٰٓ إِذَا رَأَوْا۟ مَا يُوعَدُونَ إِمَّا ٱلْعَذَابَ وَإِمَّا ٱلسَّاعَةَ فَسَيَعْلَمُونَ مَنْ هُوَ شَرٌّ مَّكَانًا وَأَضْعَفُ جُندًا
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Atyre që janë në humbje, i Gjithëmëshirshmi ua zgjattë jetën, në mënyrë që të shohin atë që u është premtuar: ose dënimin (në këtë botë), ose Kiametin, e atëherë do ta kuptojnë se cilët janë në pozitë më të keqe dhe kanë ushtri më të dobët.
Albanian Translation - Hassan NahiThuaj (o Muhamed): “Atyre që janë të humbur, i Gjithëmëshirshmi u dhëntë jetë”, në mënyrë që, kur të shohin atë që u është premtuar: ose dënimin (në këtë jetë) ose Orën (e Kiametit), atëherë ta marrin vesh se kush ka pozitë më të keqe dhe rreth më të dobët.