Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPavarësisht a flet ti me zë të lartë (apo jo), Ai, pa dyshim, i di fshehtësitë, madje edhe ato më të fshehtat.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur pa një zjarr dhe i tha familjes së vet: "Rrini këtu, se vërejta një zjarr. Ndoshta mund t'ju sjell që andej ndonjë urë zjarri ose të gjej pranë tij ndonjë udhërrëfyes."
Albanian Translation - Rowwad Translation Center"Me të vërtetë, Unë jam Allahu, askush përveç Meje nuk meriton të adhurohet. Pra, vetëm Mua më adhuro dhe fale namazin për të më kujtuar Mua!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterÇasti i Kiametit do të vijë patjetër, por Unë e kam fshehur fort atë, në mënyrë që gjithsecili të shpërblehet sipas asaj që ka punuar.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPrandaj, të të mos mashtrojnë kundrejt saj ata që nuk besojnë në të dhe ndjekin epshet e veta, se përndryshe do të shkatërrohesh.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: "Është shkopi im, me të cilin mbështetem e u shkund gjethe dhenve të mia, por e përdor edhe për punë të tjera."
Albanian Translation - Rowwad Translation Center"Vendose atë në një arkë dhe hidhe në lumë. Lumi do ta nxjerrë në breg e atë do ta marrë një armik Imi dhe i tij." Unë hodha dashuri për ty nga ana Ime, që të rritesh nën Syrin (kujdesin) Tim.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur motra jote po ecte (duke të përcjellë nga larg) e po thoshte: "A doni t'ju tregoj dikë që mund të përkujdeset për të?" Kështu, Ne të kthyem te nëna jote, që ajo të gëzohej e të mos pikëllohej. Pastaj, ti vrave një njeri (gabimisht), por Ne të shpëtuam nga brenga dhe të sprovuam me sprova të shumta. Ti qëndrove disa vjet te populli i Medjenit e më pas erdhe në një kohë të caktuar, o Musa.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPra, shkoni tek ai e thoni: "Ne jemi të dërguar nga Zoti yt, andaj lëri bijtë e Israilit të vijnë me ne e mos i mundo. Ne të kemi sjellë një provë nga Zoti yt. Shpëtimi i takon atij që ndjek udhëzimin (e vërtetë)!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi është që për ju shtriu Tokën, ju bëri në të shtigje dhe lëshoi shi nga qielli, përmes të cilit nxori lloje të ndryshme bimësh.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe do të të sjellim një magji të ngjashme, kështu që cakto mes nesh e teje një takim të përshtatshëm, të cilin nuk do ta thyenim as ne e as ti."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMusai u tha atyre (magjistarëve): "Mjerë ju! Mos trilloni gënjeshtra kundër Allahut, që Ai t'ju shfarosë me dënim. S'ka dyshim se, kushdo që trillon gënjeshtra, do të dështojë."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thanë: "Këta janë thjesht dy magjistarë që duan t'ju dëbojnë nga toka juaj me magjinë e tyre dhe të prishin mënyrën tuaj shembullore të jetesës.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPrandaj, bashkoni magjitë tuaja, pastaj rreshtohuni në radhë. Ai që ngjadhënjen sot, është fitimtari i vërtetë!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: "Jo, hidhni ju të parët!" Dhe ja, litarët dhe shkopinjtë e tyre, për shkak të magjisë së tyre, i dukeshin atij sikur lëviznin me shpejtësi.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterHidhe atë që ke në dorën e djathtë, që të gëlltisë ato që kanë trilluar. Në të vërtetë ajo që kanë bërë ata është vetëm mashtrim magjistarësh, por magjistari nuk do të ketë sukses, kudo që të jetë."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi (Faraoni) tha: "Si guxoni ta besoni atë pa lejen time?! Në të vërtetë, ai është mjeshtri juaj që jua ka mësuar magjinë! Gjithsesi, unë do t'jua pres duart dhe këmbët këmbyerazi dhe do t'ju kryqëzoj në trungjet e palmave. Atëherë do ta kuptoni me siguri se dënimi i kujt është më i rëndë e më i përhershëm!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thanë: "Ne kurrë nuk do të të japim përparësi ty ndaj provave të qarta që na kanë ardhur dhe ndaj Atij që na ka krijuar, kështu që vendos çfarë të duash. Ti mund të marrësh vendim vetëm në jetën e kësaj bote.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe, pa dyshim, besojmë në Zotin tonë, që Ai të na i falë gabimet tona dhe magjinë që na e ke detyruar. Allahu është më i miri (në shpërblim) dhe më i përhershmi (në ndëshkim)."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSigurisht, atë që vjen te Zoti i tij si keqbërës, e pret Xhehenemi, ku as do të vdesë e as do të jetojë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, kush i vete Atij si besimtar, që ka bërë vepra të mira, të këtillëve u takojnë shkallët më të larta:
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterXhenetet e Përjetësisë, nëpër të cilat rrjedhin lumenjtë, ku do të jenë përgjithmonë. Ky pra është shpërblimi i atyre që pastrohen (nga gjynahet).
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe i shpallëm Musait: "Udhëto natën me robërit e Mi dhe hapu atyre një rrugë të tharë në det, ku nuk do të frikësohesh se ju zënë, as do të kesh frikë (nga mbytja)."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO bijtë e Israilit, Ne ju shpëtuam nga armiku juaj, lidhëm besën me ju në anën e djathtë të malit Tur dhe ju zbritëm menën[2] dhe thëllëzat.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center"Hani nga të mirat që jua kemi dhënë, por mos i kaloni kufijtë në të, se përndryshe do t'ju zërë zemërimi Im. E, ai që e zë zemërimi Im, do të humbasë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterUnë, me të vërtetë, jam Falës i Madh për atë që pendohet, beson, bën vepra të mira dhe i përmbahet udhëzimit të vërtetë."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: "Ata janë duke ndjekur gjurmët e mia e unë nxitova te Ti, o Zoti im, që të jesh i kënaqur me mua."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu tha: "Ne e kemi sprovuar popullin tënd gjatë mungesës sate dhe Samiriu i ka çuar në humbje ata."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKështu, Musai u kthye te populli i tij i zemëruar e i pikëlluar dhe tha: "O populli im, a nuk ju dha Zoti juaj një premtim të mirë? A aq e gjatë ju duk koha apo deshët që t'ju godasë zemërimi i Zotit tuaj, ndërkohë që e thyet premtimin që më dhatë?"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thanë: "Ne nuk e thyem premtimin që të dhamë me vullnetin tonë, por u ngarkuam me stolitë e popullit (të Faraonit), kështu që i hodhëm ato (në zjarr) e po ashtu i hodhi edhe Samiriu."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPastaj ai bëri për ta një trup viçi që lëshonte një pëllitje. Ata thanë: "Ky është zoti juaj dhe zoti i Musait, por ai ka harruar."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterHaruni u kishte thënë atyre më parë: "O populli im, ju, në të vërtetë, jeni vënë në sprovë me këtë. Pa dyshim, Zoti juaj është i Gjithëmëshirshmi, andaj ndiqmëni mua dhe dëgjoni urdhrin tim."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterHaruni tha: "O biri i nënës sime, mos më kap për mjekre, as për koke! Kisha frikë se do të thoshe: "Ke shkaktuar përçarje mes bijve të Israilit dhe nuk e ke përfillur porosinë time."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: "Pashë diçka që ata nuk e panë, kështu që mora një grusht (pluhur) nga gjurmët e të dërguarit (Xhibrilit) dhe pastaj e hodha (në zjarr). Kështu më nxiti vetja ime."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMusai tha: "Ik atëherë! Gjatë tërë jetës ty do të të duhet të thuash: "Mos më prekni!" Por, ty të është caktuar një takim (për llogaridhënie), të cilit nuk mund t'i shpëtosh. Shikoje zotin tënd, para të cilit qëndrove duke e adhuruar: Ne do ta djegim tërësisht atë, pastaj do ta hedhim në det.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPa dyshim, Zoti juaj është vetëm Allahu, përveç të Cilit nuk meriton të adhurohet askush. Ai përfshin çdo gjë me diturinë e Tij."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKështu, Ne po të tregojmë ty disa nga historitë e së kaluarës. Ndërkohë që Ne të kemi dhënë një Këshillë (Kuranin) nga ana Jonë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKushdo që ia kthen shpinën atij (Kuranit), në Ditën e Kiametit do të bartë një barrë të rëndë (gjynahesh),
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe e dimë më së miri se çfarë do të thonë ata: më i dijshmi ndër ta do të thotë: "Ju keni qëndruar vetëm një ditë."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtë Ditë, ata do të ndjekin thirrësin e s'do të mund të shmangen. Të gjithë zërat do të ulen para të Gjithëmëshirshmit, kështu që nuk do të dëgjohet asgjë tjetër, përveç ndonjë murmuritjeje.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtë Ditë nuk do të bëjë dobi ndërmjetësimi, përveç ndërmjetësimit të atij që i jep leje i Gjithëmëshirshmi dhe e pranon fjalën e tij.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi e di ç'do të ndodhë në të ardhmen dhe ç'ka ndodhur në të kaluarën, ndërsa ata nuk mund ta përfshijnë Atë me dijen e tyre.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTë gjitha fytyrat do të përulen para të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje dhe, pa dyshim, ka humbur ai që do të mbartë padrejtësi.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërsa ai që bën vepra të mira, duke qenë besimtar, nuk do t'i frikësohet padrejtësisë e as pakimit (të shpërblimit).
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKështu pra, Ne e zbritëm Kuranin në gjuhën arabe dhe i shpjeguam paralajmërimet, në mënyrë që ata të kenë frikë Allahun ose të marrin mësim.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterI Lartësuar është Allahu, Sunduesi i Vërtetë. Mos nxito të lexosh Kuranin para se të ketë mbaruar kumtimi i tij dhe thuaj: "Zoti im, shtoma diturinë!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur u thamë melekëve: "Bjerini në sexhde Ademit!", të gjithë ranë në sexhde, përveç Iblisit, i cili kundërshtoi.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe thamë: "O Adem, ky është armiku yt dhe i gruas sate, prandaj ruajuni që të mos ju nxjerrë kurrsesi nga Xheneti e të vuash pastaj!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor shejtani e cyti atë: "O Adem, a dëshiron të të tregoj pemën e përjetësisë dhe të një mbretërie që nuk shuhet kurrë?"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtëherë, ata të dy hëngrën nga pema e iu zbuluan pjesët e turpshme, prandaj nisën të mbulohen me gjethet e Xhenetit. Ademi e kundërshtoi Zotin e vet, kështu që u shmang nga rruga e drejtë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: "Zbritni së andejmi që të gjithë! Ju do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Kur t'ju vijë udhëzimi nga Unë, ai që do ta ndjekë udhëzimin Tim, as do të humbasë e as do ta zërë mjerimi.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE kushdo që ia kthen shpinën Këshillës Sime, do të ketë jetë të vështirë dhe në Ditën e Kiametit do ta ringjallim të verbër.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu do të thotë: "Kështu të erdhën ty shenjat Tona, por ti i shpërfille ato, prandaj kështu edhe ti sot do të jesh i harruar."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKështu e ndëshkojmë Ne atë që i kalon kufijtë dhe nuk i beson ajetet e Zotit të vet, e dënimi i botës tjetër është edhe më i ashpër e më i përhershëm.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk e kanë të qartë ata se sa e sa breza para tyre i kemi shkatërruar, ndërkohë që ata ecin nëpër vendet e tyre? Me të vërtetë, në këtë ka shenja për mendarët.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSikur të mos ishte një fjalë e mëparshme nga Zoti yt dhe një afat i caktuar, dënimi i menjëhershëm do të ishte i pashmangshëm.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPra, duro atë që thonë ata dhe lartësoje Zotin tënd me lavdërim para lindjes së Diellit dhe para perëndimit të tij, por edhe gjatë natës dhe në skajet e ditës, me shpresë se do të jesh i kënaqur (me shpërblimin)!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKurrsesi mos i kthe sytë nga stolitë (e përkohshme) me të cilat i kemi begatuar disa prej tyre në jetën e kësaj bote, për t'i sprovuar me to! Shpërblimi i Zotit tënd është më i mirë e më i qëndrueshëm.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterUrdhëroje familjen tënde që të falin namazin dhe bëhu i qëndrueshëm në këtë! Ne nuk po të kërkojmë ndonjë ushqim, përkundrazi, jemi Ne që të ushqejmë. E përfundimi i mirë u takon të devotshmëve.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thonë: "Sikur të na sillte ai (Muhamedi) ndonjë mrekulli nga Zoti i vet?" Po, a nuk u erdhi atyre (në Kuran) shpjegimi i asaj që gjendej në Shkrimet e mëparshme?
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPo t'i kishim shkatërruar me dënim para kësaj, ata do të thoshin: "Zoti ynë! Sikur të na dërgoje një të dërguar, që t'i ndiqnim ajetet e Tua para se të poshtëroheshim e të turpëroheshim!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Të gjithë janë duke pritur, prandaj pritni, se patjetër do ta kuptoni se cilët janë ithtarët e rrugës së drejtë dhe të udhëzuarit!"