Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, edhe në ndërrimin e natës dhe ditës, në shiun që Allahu zbret nga qielli për të gjallëruar tokën pasi të jetë tharë, si dhe në lëvizjen e erërave, ka shenja për njerëzit që mendojnë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKëto janë ajetet e Allahut, të cilat po t'i lexojmë me vërtetësi. Atëherë, cilave fjalë pas fjalëve të Allahut e ajeteve të Tij do t'i besojnë ata?!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi i dëgjon ajetet e Allahut që i lexohen e sërish ngul këmbë në mendjemadhësi, sikur të mos i kishte dëgjuar ato. Prandaj, njoftoje për një dënim të dhembshëm!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPara tyre është Xhehenemi dhe atyre nuk do t'u bëjë dobi aspak ajo që kanë fituar e as ata (idhujt) që kanë marrë për mbrojtës në vend të Allahut. Ata do të kenë një ndëshkim të madh.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKy (Libër) është udhërrëfyes. Ndërkaq, ata që mohojnë ajetet e Zotit të tyre do të kenë një dënim të tmerrshëm e të dhembshëm.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu është Ai që ka nënshtruar detin për ju, që anijet të lundrojnë në të me urdhrin e Tij dhe që të kërkoni mirësitë e Tij e të jeni mirënjohës.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi ka nënshtruar për ju gjithçka që është në qiej e në Tokë, të gjitha janë prej Tij. Me të vërtetë, në këtë ka shenja për njerëzit që mendojnë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaju atyre që besojnë le t'i falin ata që nuk shpresojnë në ditët e Allahut, sepse Ai do të shpërblejë çdo popull sipas punës që ka bërë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe u dhamë bijve të Israilit Librin, urtësinë dhe pejgamberinë, i begatuam me të mira dhe i ngritëm mbi të gjithë njerëzit (e asaj kohe).
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterGjithashtu, Ne u dhamë atyre prova të qarta lidhur me çështjen (e fesë), por ata ranë në kundërshti vetëm pasi u erdhi dituria, nga zilia që kishin mes vete. S'ka dyshim se Zoti yt do të gjykojë ndërmjet tyre në Ditën e Kiametit për gjërat që kundërshtoheshin.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE Ne të vumë ty në rrugën e drejtë të fesë, prandaj, ndiqe atë e mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, ata nuk mund të të ndihmojnë asgjë kundrejt Allahut. S'ka dyshim se keqbërësit janë miq të njëri-tjetrit, kurse Allahu është Mbrojtësi i të devotshmëve.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA mos mendojnë ata që bëjnë vepra të këqija se do t'i trajtojmë njëjtë si ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, në jetën e tyre dhe pas vdekjes? Sa keq që gjykojnë!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu krijoi qiejt dhe Tokën me urtësi e me qëllim që çdo njeri të shpërblehet për atë që ka punuar, ndërkohë atyre nuk do t'u bëhet padrejtësi.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA e ke parë ti atë që dëshirën e vet e merr për zot, të cilin Allahu e ka shpënë në humbje, duke e ditur, dhe ia ka vulosur dëgjimin e zemrën, si dhe në sytë e tij ka vënë perde? Vallë, kush mund ta udhëzojë atë pas Allahut? A nuk po merrni mësim?
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thonë: "Nuk ka tjetër veç jetës së kësaj bote: vdesim e jetojmë dhe vetëm koha na shkatërron." Ata nuk kanë dijeni për këtë. Në të vërtetë, ata vetëm hamendësojnë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur u lexohen atyre ajetet Tona të qarta, arsyetimi i tyre i vetëm është: "Sillni baballarët tanë, nëse po e thoni të vërtetën!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Allahu ju jep jetë, pastaj ju bën të vdisni e më pas ju tubon në Ditën e Kiametit, për të cilën nuk ka dyshim, por shumica e njerëzve nuk e dinë."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahut i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës. E, kur të ndodhë Kiameti, atë Ditë do të humbasin ithtarët e së kotës.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterÇdo popull do ta shohësh të gjunjëzuar. Çdo popull do të thirret te Libri i vet (e do t'i thuhet): "Sot do të shpërbleheni për ato që keni punuar.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSa u përket atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, ata do t'i fusë Zoti i tyre në mëshirën e Tij. Kjo është fitorja e qartë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, atyre që mohojnë do t'u thuhet: "A nuk ju lexoheshin ajetet e Mia, kurse ju tregoheshit mendjemëdhenj dhe ishit njerëz keqbërës?"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur u thuhej: "Premtimi i Allahut është i vërtetë dhe Kiameti do të vijë patjetër", ju thoshit: "Nuk dimë ç'është Kiameti, ne e mendojmë atë vetëm si hamendësim dhe nuk jemi të bindur."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtyre do t'u dalin në shesh të këqijat që kanë bërë dhe do t'i përfshijë ai (dënimi) me të cilin talleshin.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtëherë do t'u thuhet: "Sot Ne do t'ju harrojmë, ashtu siç e harruat takimin e kësaj Dite. Vendbanimi juaj është Zjarri dhe ju nuk do të keni ndihmës."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKjo, për shkak se ju i morët ajetet e Allahut për tallje dhe ju mashtroi jeta e kësaj bote. Prandaj, atë Ditë ata nuk do të nxirren nga Zjarri e as do të kërkohet prej tyre që të pendohen.