caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Ahqaf الأحقاف

35 ajete · Mekë · radha e zbritjes 66

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ حمٓ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterHa, mim.[1]

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

تَنزِيلُ ٱلْكِتَٰبِ مِنَ ٱللَّهِ ٱلْعَزِيزِ ٱلْحَكِيمِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKy Libër është shpallur nga Allahu, i Gjithëfuqishmi, i Urti.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

مَا خَلَقْنَا ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ وَمَا بَيْنَهُمَآ إِلَّا بِٱلْحَقِّ وَأَجَلٍ مُّسَمًّى وَٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ عَمَّآ أُنذِرُوا۟ مُعْرِضُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe i krijuam qiejt, Tokën dhe çdo gjë ndërmjet tyre vetëm me urtësi dhe për një kohë të caktuar. Por, jobesimtarët shmangen nga ajo që u paralajmërohet.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ أَرَءَيْتُم مَّا تَدْعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ أَرُونِى مَاذَا خَلَقُوا۟ مِنَ ٱلْأَرْضِ أَمْ لَهُمْ شِرْكٌ فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ ٱئْتُونِى بِكِتَٰبٍ مِّن قَبْلِ هَٰذَآ أَوْ أَثَٰرَةٍ مِّنْ عِلْمٍ إِن كُنتُمْ صَٰدِقِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Më tregoni për ata që i adhuroni në vend të Allahut! Më thoni pra, çfarë kanë krijuar ata në Tokë! Apo, mos kanë hise në krijimin e qiejve? Më sillni një libër të shpallur para këtij ose ndonjë gjurmë dijeje, nëse po e thoni të vërtetën!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَنْ أَضَلُّ مِمَّن يَدْعُوا۟ مِن دُونِ ٱللَّهِ مَن لَّا يَسْتَجِيبُ لَهُۥٓ إِلَىٰ يَوْمِ ٱلْقِيَٰمَةِ وَهُمْ عَن دُعَآئِهِمْ غَٰفِلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKush është më i humbur se ai që, në vend të Allahut, u lutet atyre që nuk i përgjigjen deri në Ditën e Kiametit dhe janë të pavetëdijshëm për lutjet e tyre?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِذَا حُشِرَ ٱلنَّاسُ كَانُوا۟ لَهُمْ أَعْدَآءً وَكَانُوا۟ بِعِبَادَتِهِمْ كَٰفِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur njerëzit të ringjallen, ata (idhujt) do të jenë armiq të tyre dhe do ta mohojnë adhurimin e tyre.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِذَا تُتْلَىٰ عَلَيْهِمْ ءَايَٰتُنَا بَيِّنَٰتٍ قَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ لِلْحَقِّ لَمَّا جَآءَهُمْ هَٰذَا سِحْرٌ مُّبِينٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur u lexohen ajetet Tona të qarta, ata që mohojnë thonë për të vërtetën, kur u vjen: "Ky (Kurani) është vetëm një magji e kulluar."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَمْ يَقُولُونَ ٱفْتَرَىٰهُ قُلْ إِنِ ٱفْتَرَيْتُهُۥ فَلَا تَمْلِكُونَ لِى مِنَ ٱللَّهِ شَيْـًٔا هُوَ أَعْلَمُ بِمَا تُفِيضُونَ فِيهِ كَفَىٰ بِهِۦ شَهِيدًۢا بَيْنِى وَبَيْنَكُمْ وَهُوَ ٱلْغَفُورُ ٱلرَّحِيمُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterApo, mos thonë vallë: "Ai e trilloi atë!"? Thuaju: "Nëse unë e kam trilluar, atëherë ju nuk mund të më mbroni nga Allahu. Ai e di mirë çfarë flisni për Të. Mjafton Ai si dëshmitar mes meje e jush dhe Ai është Falësi i Madh, Mëshirëploti."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ مَا كُنتُ بِدْعًا مِّنَ ٱلرُّسُلِ وَمَآ أَدْرِى مَا يُفْعَلُ بِى وَلَا بِكُمْ إِنْ أَتَّبِعُ إِلَّا مَا يُوحَىٰٓ إِلَىَّ وَمَآ أَنَا۠ إِلَّا نَذِيرٌ مُّبِينٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Unë nuk jam i pari prej të dërguarve dhe nuk e di çfarë do të ndodhë me mua ose me ju. Unë ndjek vetëm atë që më shpallet dhe unë jam vetëm një paralajmërues i qartë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ أَرَءَيْتُمْ إِن كَانَ مِنْ عِندِ ٱللَّهِ وَكَفَرْتُم بِهِۦ وَشَهِدَ شَاهِدٌ مِّنۢ بَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ عَلَىٰ مِثْلِهِۦ فَـَٔامَنَ وَٱسْتَكْبَرْتُمْ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَهْدِى ٱلْقَوْمَ ٱلظَّٰلِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Më thoni, çka nëse ai (Kurani) është prej Allahut e ju e mohoni atë, ndërsa një dëshmitar nga bijtë e Israilit dëshmoi për vërtetësinë e tij dhe e besoi, ndërkohë që ju u treguat mendjemëdhenj?!" Me të vërtetë, Allahu nuk i udhëzon njerëzit e padrejtë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ لِلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ لَوْ كَانَ خَيْرًا مَّا سَبَقُونَآ إِلَيْهِ وَإِذْ لَمْ يَهْتَدُوا۟ بِهِۦ فَسَيَقُولُونَ هَٰذَآ إِفْكٌ قَدِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterJobesimtarët thonë për ata që besojnë: "Po të ishte diçka e mirë, ata nuk do të na kishin paraprirë në të." Meqë nuk u udhëzuan prej tij, ata thonë: "Ky është një trillim i vjetër."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمِن قَبْلِهِۦ كِتَٰبُ مُوسَىٰٓ إِمَامًا وَرَحْمَةً وَهَٰذَا كِتَٰبٌ مُّصَدِّقٌ لِّسَانًا عَرَبِيًّا لِّيُنذِرَ ٱلَّذِينَ ظَلَمُوا۟ وَبُشْرَىٰ لِلْمُحْسِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPara tij ishte Libri i Musait si udhërrëfyes e mëshirë. Ky (Kurani) është një Libër që e vërteton atë, (i shpallur) në gjuhën arabe, për të paralajmëruar ata që bëjnë padrejtësi dhe si përgëzim për punëmbarët.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ ٱلَّذِينَ قَالُوا۟ رَبُّنَا ٱللَّهُ ثُمَّ ٱسْتَقَٰمُوا۟ فَلَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMe të vërtetë, ata që thonë: "Zoti ynë është Allahu" e pastaj qëndrojnë të palëkundur në rrugën e drejtë, nuk do të kenë frikë e as do të pikëllohen.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أُو۟لَٰٓئِكَ أَصْحَٰبُ ٱلْجَنَّةِ خَٰلِدِينَ فِيهَا جَزَآءًۢ بِمَا كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta janë banorët e Xhenetit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë, si shpërblim për atë që bënin.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَوَصَّيْنَا ٱلْإِنسَٰنَ بِوَٰلِدَيْهِ إِحْسَٰنًا حَمَلَتْهُ أُمُّهُۥ كُرْهًا وَوَضَعَتْهُ كُرْهًا وَحَمْلُهُۥ وَفِصَٰلُهُۥ ثَلَٰثُونَ شَهْرًا حَتَّىٰٓ إِذَا بَلَغَ أَشُدَّهُۥ وَبَلَغَ أَرْبَعِينَ سَنَةً قَالَ رَبِّ أَوْزِعْنِىٓ أَنْ أَشْكُرَ نِعْمَتَكَ ٱلَّتِىٓ أَنْعَمْتَ عَلَىَّ وَعَلَىٰ وَٰلِدَىَّ وَأَنْ أَعْمَلَ صَٰلِحًا تَرْضَىٰهُ وَأَصْلِحْ لِى فِى ذُرِّيَّتِىٓ إِنِّى تُبْتُ إِلَيْكَ وَإِنِّى مِنَ ٱلْمُسْلِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe e kemi porositur njeriun që të sillet mirë me prindërit e vet. Nëna e tij e bart atë me mundime dhe e lind me mundime. Barra dhe të ushqyerit me gji zgjasin tridhjetë muaj. Kur arrin pjekurinë dhe mbush dyzet vjet, thotë: "Zoti im, më frymëzo që të të falënderoj për mirësitë që m'i ke dhënë mua e prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira me të cilat je i kënaqur, si dhe bëji të mirë pasardhësit e mi! Te Ti kthehem i penduar dhe Ty të jam dorëzuar.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أُو۟لَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ نَتَقَبَّلُ عَنْهُمْ أَحْسَنَ مَا عَمِلُوا۟ وَنَتَجَاوَزُ عَن سَيِّـَٔاتِهِمْ فِىٓ أَصْحَٰبِ ٱلْجَنَّةِ وَعْدَ ٱلصِّدْقِ ٱلَّذِى كَانُوا۟ يُوعَدُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKëta janë ata prej të cilëve i pranojmë veprat më të mira që kanë bërë dhe ua falim të këqijat. Ata do të jenë banorë të Xhenetit. Ky është premtimi i vërtetë që u është premtuar.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلَّذِى قَالَ لِوَٰلِدَيْهِ أُفٍّ لَّكُمَآ أَتَعِدَانِنِىٓ أَنْ أُخْرَجَ وَقَدْ خَلَتِ ٱلْقُرُونُ مِن قَبْلِى وَهُمَا يَسْتَغِيثَانِ ٱللَّهَ وَيْلَكَ ءَامِنْ إِنَّ وَعْدَ ٱللَّهِ حَقٌّ فَيَقُولُ مَا هَٰذَآ إِلَّآ أَسَٰطِيرُ ٱلْأَوَّلِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDikush u thotë prindërve të vet: "Uf ju! A po më premtoni se do të ringjallem, ndërkohë që kanë kaluar shumë breza para meje?" Ndërkaq, ata i kërkojnë ndihmë Allahut (duke i thënë të birit): "Mjerë ti! Beso, sepse premtimi i Allahut është i vërtetë!" Por, ai thotë: "Kjo nuk është gjë tjetër veçse përralla të të parëve."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أُو۟لَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ حَقَّ عَلَيْهِمُ ٱلْقَوْلُ فِىٓ أُمَمٍ قَدْ خَلَتْ مِن قَبْلِهِم مِّنَ ٱلْجِنِّ وَٱلْإِنسِ إِنَّهُمْ كَانُوا۟ خَٰسِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKëta janë ata lidhur me të cilët është përmbushur vendimi (për dënimin e tyre) siç ndodhi me popujt e xhinëve dhe njerëzve që ishin para tyre. Ata ishin vërtet të humbur.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلِكُلٍّ دَرَجَٰتٌ مِّمَّا عَمِلُوا۟ وَلِيُوَفِّيَهُمْ أَعْمَٰلَهُمْ وَهُمْ لَا يُظْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTë gjithë do të ketë shkallë të caktuara, sipas asaj që kanë punuar. Allahu do t'ua japë të plotë shpërblimin për veprat e tyre e nuk do t'u bëhet padrejtësi.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَيَوْمَ يُعْرَضُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ عَلَى ٱلنَّارِ أَذْهَبْتُمْ طَيِّبَٰتِكُمْ فِى حَيَاتِكُمُ ٱلدُّنْيَا وَٱسْتَمْتَعْتُم بِهَا فَٱلْيَوْمَ تُجْزَوْنَ عَذَابَ ٱلْهُونِ بِمَا كُنتُمْ تَسْتَكْبِرُونَ فِى ٱلْأَرْضِ بِغَيْرِ ٱلْحَقِّ وَبِمَا كُنتُمْ تَفْسُقُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDitën kur jobesimtarët do të sillen para Zjarrit, do t'u thuhet: "Ju i shfrytëzuat të mirat tuaja në jetën e dynjasë dhe u kënaqët me to, prandaj, sot do të ndëshkoheni me dënimin poshtërues, sepse tregoheshit pa të drejtë mendjemëdhenj në Tokë dhe ishit të pabindur."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱذْكُرْ أَخَا عَادٍ إِذْ أَنذَرَ قَوْمَهُۥ بِٱلْأَحْقَافِ وَقَدْ خَلَتِ ٱلنُّذُرُ مِنۢ بَيْنِ يَدَيْهِ وَمِنْ خَلْفِهِۦٓ أَلَّا تَعْبُدُوٓا۟ إِلَّا ٱللَّهَ إِنِّىٓ أَخَافُ عَلَيْكُمْ عَذَابَ يَوْمٍ عَظِيمٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKujto vëllanë e adëve (Hudin), kur e paralajmëroi popullin e vet në Ahkaf, – ndonëse edhe para tij e pas tij pati paralajmërues, – (duke thënë): "Mos adhuroni askënd tjetër përveç Allahut! Me të vërtetë, unë kam frikë për ju nga dënimi i një Dite të madhe."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالُوٓا۟ أَجِئْتَنَا لِتَأْفِكَنَا عَنْ ءَالِهَتِنَا فَأْتِنَا بِمَا تَعِدُنَآ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thanë: "A ke ardhur te ne për të na larguar nga zotat tanë?! Atëherë, na e sill atë me të cilën na kërcënon, nëse po e thua të vërtetën!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ إِنَّمَا ٱلْعِلْمُ عِندَ ٱللَّهِ وَأُبَلِّغُكُم مَّآ أُرْسِلْتُ بِهِۦ وَلَٰكِنِّىٓ أَرَىٰكُمْ قَوْمًا تَجْهَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi u tha: "Dija (për çastin e dënimit) është vetëm tek Allahu, ndërsa unë po jua përcjell atë me të cilën jam dërguar, por po e shoh që ju jeni një popull që nuk di."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَلَمَّا رَأَوْهُ عَارِضًا مُّسْتَقْبِلَ أَوْدِيَتِهِمْ قَالُوا۟ هَٰذَا عَارِضٌ مُّمْطِرُنَا بَلْ هُوَ مَا ٱسْتَعْجَلْتُم بِهِۦ رِيحٌ فِيهَا عَذَابٌ أَلِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur panë një re që po vinte drejt luginave të tyre, thanë: "Kjo është një re që do të na sjellë shi!" (Hudi iu përgjigj): "Jo, por kjo është ajo që kërkuat me ngut: një stuhi që mbart një dënim të dhembshëm,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

تُدَمِّرُ كُلَّ شَىْءٍۭ بِأَمْرِ رَبِّهَا فَأَصْبَحُوا۟ لَا يُرَىٰٓ إِلَّا مَسَٰكِنُهُمْ كَذَٰلِكَ نَجْزِى ٱلْقَوْمَ ٱلْمُجْرِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerqë shkatërron çdo gjë me urdhrin e Zotit të vet." Në mëngjes u panë vetëm banesat e tyre. Kështu e ndëshkojmë popullin keqbërës.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَقَدْ مَكَّنَّٰهُمْ فِيمَآ إِن مَّكَّنَّٰكُمْ فِيهِ وَجَعَلْنَا لَهُمْ سَمْعًا وَأَبْصَٰرًا وَأَفْـِٔدَةً فَمَآ أَغْنَىٰ عَنْهُمْ سَمْعُهُمْ وَلَآ أَبْصَٰرُهُمْ وَلَآ أَفْـِٔدَتُهُم مِّن شَىْءٍ إِذْ كَانُوا۟ يَجْحَدُونَ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ وَحَاقَ بِهِم مَّا كَانُوا۟ بِهِۦ يَسْتَهْزِءُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe u dhamë atyre fuqi që nuk ju kemi dhënë juve. Ua dhuruam edhe të dëgjuarit, të parët dhe zemrat, por as dëgjimi, as shikimi e as zemrat nuk u sollën atyre kurrfarë dobie, sepse i mohuan ajetet e Allahut, prandaj ata i përfshiu dënimi me të cilin talleshin.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَقَدْ أَهْلَكْنَا مَا حَوْلَكُم مِّنَ ٱلْقُرَىٰ وَصَرَّفْنَا ٱلْـَٔايَٰتِ لَعَلَّهُمْ يَرْجِعُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe kemi shkatërruar vendbanimet përreth jush dhe u kemi dërguar shenja të llojllojshme, që të mund të ktheheshin (në rrugë të drejtë).

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَلَوْلَا نَصَرَهُمُ ٱلَّذِينَ ٱتَّخَذُوا۟ مِن دُونِ ٱللَّهِ قُرْبَانًا ءَالِهَةًۢ بَلْ ضَلُّوا۟ عَنْهُمْ وَذَٰلِكَ إِفْكُهُمْ وَمَا كَانُوا۟ يَفْتَرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPërse nuk u dolën në ndihmë ata që i kishin marrë si zota krahas Allahut për t'u afruar tek Ai? Përkundrazi, ata u zhdukën prej tyre. Kjo ishte pra gënjeshtra e tyre dhe ajo që trilluan.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِذْ صَرَفْنَآ إِلَيْكَ نَفَرًا مِّنَ ٱلْجِنِّ يَسْتَمِعُونَ ٱلْقُرْءَانَ فَلَمَّا حَضَرُوهُ قَالُوٓا۟ أَنصِتُوا۟ فَلَمَّا قُضِىَ وَلَّوْا۟ إِلَىٰ قَوْمِهِم مُّنذِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKujto kur dërguam te ti një grup xhinësh për të dëgjuar Kuranin, të cilët, kur arritën aty, thanë: "Heshtni (e dëgjoni me vëmendje)!" Kur përfundoi (leximi), u kthyen te populli i tyre për t'ua tërhequr vërejtjen,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالُوا۟ يَٰقَوْمَنَآ إِنَّا سَمِعْنَا كِتَٰبًا أُنزِلَ مِنۢ بَعْدِ مُوسَىٰ مُصَدِّقًا لِّمَا بَيْنَ يَدَيْهِ يَهْدِىٓ إِلَى ٱلْحَقِّ وَإِلَىٰ طَرِيقٍ مُّسْتَقِيمٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerduke thënë: "O populli ynë! Kemi dëgjuar një Libër që është shpallur pas Musait, i cili vërteton atë që ishte para tij dhe udhëzon drejt së vërtetës dhe drejt rrugës së drejtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَٰقَوْمَنَآ أَجِيبُوا۟ دَاعِىَ ٱللَّهِ وَءَامِنُوا۟ بِهِۦ يَغْفِرْ لَكُم مِّن ذُنُوبِكُمْ وَيُجِرْكُم مِّنْ عَذَابٍ أَلِيمٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO populli ynë! Përgjigjjuni thirrësit të Allahut dhe besojini atij, që Allahu t'ju falë gjynahet tuaja dhe t'ju shpëtojë prej një dënimi të dhembshëm!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَن لَّا يُجِبْ دَاعِىَ ٱللَّهِ فَلَيْسَ بِمُعْجِزٍ فِى ٱلْأَرْضِ وَلَيْسَ لَهُۥ مِن دُونِهِۦٓ أَوْلِيَآءُ أُو۟لَٰٓئِكَ فِى ضَلَٰلٍ مُّبِينٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE, ai që s'i përgjigjet thirrjes së Allahut, nuk do të mund t'i ikë Atij në Tokë dhe, pos Allahut, nuk ka mbrojtës. Të atillët janë në humbje të qartë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَوَلَمْ يَرَوْا۟ أَنَّ ٱللَّهَ ٱلَّذِى خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ وَلَمْ يَعْىَ بِخَلْقِهِنَّ بِقَٰدِرٍ عَلَىٰٓ أَن يُحْـِۧىَ ٱلْمَوْتَىٰ بَلَىٰٓ إِنَّهُۥ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ قَدِيرٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk e shohin ata se Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe Tokën pa u lodhur në krijimin e tyre, ka mundësi t'i ngjallë të vdekurit?! Po, sigurisht, Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَيَوْمَ يُعْرَضُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ عَلَى ٱلنَّارِ أَلَيْسَ هَٰذَا بِٱلْحَقِّ قَالُوا۟ بَلَىٰ وَرَبِّنَا قَالَ فَذُوقُوا۟ ٱلْعَذَابَ بِمَا كُنتُمْ تَكْفُرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDitën kur jobesimtarët do të sillen para Zjarrit, do t'u thuhet: "A nuk qenka kjo e vërtetë?" Ata do të thonë: "Po, për Zotin tonë!" Ai do të thotë: "Atëherë, shijoni dënimin për shkak se mohuat!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَٱصْبِرْ كَمَا صَبَرَ أُو۟لُوا۟ ٱلْعَزْمِ مِنَ ٱلرُّسُلِ وَلَا تَسْتَعْجِل لَّهُمْ كَأَنَّهُمْ يَوْمَ يَرَوْنَ مَا يُوعَدُونَ لَمْ يَلْبَثُوٓا۟ إِلَّا سَاعَةً مِّن نَّهَارٍۭ بَلَٰغٌ فَهَلْ يُهْلَكُ إِلَّا ٱلْقَوْمُ ٱلْفَٰسِقُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPra, duro ashtu siç duruan të dërguarit e patundur dhe mos kërko përshpejtimin e dënimit për ta! Ditën kur të shohin atë që u është premtuar, do t'u duket sikur të kenë qëndruar vetëm një çast të ditës. Kjo është një kumtesë. Nuk shkatërrohet askush tjetër përveç njerëzve të pabindur!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70