وَءَاتَيْنَٰهُم بَيِّنَٰتٍ مِّنَ ٱلْأَمْرِ فَمَا ٱخْتَلَفُوٓا۟ إِلَّا مِنۢ بَعْدِ مَا جَآءَهُمُ ٱلْعِلْمُ بَغْيًۢا بَيْنَهُمْ إِنَّ رَبَّكَ يَقْضِى بَيْنَهُمْ يَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ فِيمَا كَانُوا۟ فِيهِ يَخْتَلِفُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterGjithashtu, Ne u dhamë atyre prova të qarta lidhur me çështjen (e fesë), por ata ranë në kundërshti vetëm pasi u erdhi dituria, nga zilia që kishin mes vete. S'ka dyshim se Zoti yt do të gjykojë ndërmjet tyre në Ditën e Kiametit për gjërat që kundërshtoheshin.
Albanian Translation - Hassan NahiGjithashtu, Ne u dhamë udhëzime të qarta mbi besimin, por ata u përçanë, atëherë kur u erdhi dituria, pasi patën smirë në mes tyre. Zoti yt, me siguri, do t’i gjykojë (ata) në Ditën e Kiametit për kundërshtitë që patën.