وَإِذَا قِيلَ إِنَّ وَعْدَ ٱللَّهِ حَقٌّ وَٱلسَّاعَةُ لَا رَيْبَ فِيهَا قُلْتُم مَّا نَدْرِى مَا ٱلسَّاعَةُ إِن نَّظُنُّ إِلَّا ظَنًّا وَمَا نَحْنُ بِمُسْتَيْقِنِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur u thuhej: "Premtimi i Allahut është i vërtetë dhe Kiameti do të vijë patjetër", ju thoshit: "Nuk dimë ç'është Kiameti, ne e mendojmë atë vetëm si hamendësim dhe nuk jemi të bindur."
Albanian Translation - Hassan NahiDhe, kur juve ju thuhej: “Premtimi i Allahut është i vërtetë: Ora (e Kiametit) pa dyshim që do të vijë!” - ju thoshit: “Ne nuk e dimë ç’është Ora (e Kiametit). Ne mendojmë se është vetëm një hamendje, prandaj nuk jemi të bindur;”