caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Ad-Dukhaan الدخان

59 ajete · Mekë · radha e zbritjes 64

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ حمٓ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterHa, mim.[1]

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلْكِتَٰبِ ٱلْمُبِينِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterBetohem në Librin e qartë!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّآ أَنزَلْنَٰهُ فِى لَيْلَةٍ مُّبَٰرَكَةٍ إِنَّا كُنَّا مُنذِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe e zbritëm atë në një natë të bekuar. Me të vërtetë, Ne jemi gjithnjë paralajmërues.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فِيهَا يُفْرَقُ كُلُّ أَمْرٍ حَكِيمٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë atë natë vendoset çdo çështje e prerë,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَمْرًا مِّنْ عِندِنَآ إِنَّا كُنَّا مُرْسِلِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerme urdhër prej Nesh. Vërtet, Ne jemi ata që dërgojmë (të dërguar)

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

رَحْمَةً مِّن رَّبِّكَ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلْعَلِيمُ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centersi mëshirë nga Zoti yt. Njëmend, Ai është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdijshmi,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

رَبِّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَآ إِن كُنتُم مُّوقِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterZoti i qiejve e i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet ndërmjet tyre, sikur të besonit me bindje.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ يُحْىِۦ وَيُمِيتُ رَبُّكُمْ وَرَبُّ ءَابَآئِكُمُ ٱلْأَوَّلِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Tij. Ai jep jetë dhe vdekje. Ai është Zoti juaj dhe Zoti i etërve tuaj të lashtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

بَلْ هُمْ فِى شَكٍّ يَلْعَبُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, ata janë në mëdyshje, duke u argëtuar.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَٱرْتَقِبْ يَوْمَ تَأْتِى ٱلسَّمَآءُ بِدُخَانٍ مُّبِينٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPrandaj prite ditën kur qielli do të nxjerrë një tym të qartë,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَغْشَى ٱلنَّاسَ هَٰذَا عَذَابٌ أَلِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centeri cili do t'i mbulojë njerëzit. Ky është një dënim i dhembshëm.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

رَّبَّنَا ٱكْشِفْ عَنَّا ٱلْعَذَابَ إِنَّا مُؤْمِنُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Center(Atëherë do të thonë): "Zoti ynë, largoje prej nesh dënimin, se përnjëmend po besojmë!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَنَّىٰ لَهُمُ ٱلذِّكْرَىٰ وَقَدْ جَآءَهُمْ رَسُولٌ مُّبِينٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE nga e morën tash këshillën, kur atyre u erdhi më parë një i Dërguar i qartë,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ثُمَّ تَوَلَّوْا۟ عَنْهُ وَقَالُوا۟ مُعَلَّمٌ مَّجْنُونٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centertë cilit ia kthyen shpinën e thanë: "Njeri i mësuar (nga dikush tjetër) e i marrë!"?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّا كَاشِفُوا۟ ٱلْعَذَابِ قَلِيلًا إِنَّكُمْ عَآئِدُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe do ta largojmë dënimin për pak kohë, por ju do të ktheheni përsëri (në mosbesim).

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَوْمَ نَبْطِشُ ٱلْبَطْشَةَ ٱلْكُبْرَىٰٓ إِنَّا مُنتَقِمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDitën kur do t'i kapim me dënimin më të rëndë, Ne njëmend do të hakmerremi.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَقَدْ فَتَنَّا قَبْلَهُمْ قَوْمَ فِرْعَوْنَ وَجَآءَهُمْ رَسُولٌ كَرِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, Ne sprovuam para tyre popullin e Faraonit dhe atyre u erdhi një i dërguar fisnik,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَنْ أَدُّوٓا۟ إِلَىَّ عِبَادَ ٱللَّهِ إِنِّى لَكُمْ رَسُولٌ أَمِينٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation Center(i cili u thoshte): "M'i lini robërit e Allahut, se pa dyshim, unë jam për ju një i dërguar besnik!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَأَن لَّا تَعْلُوا۟ عَلَى ٱللَّهِ إِنِّىٓ ءَاتِيكُم بِسُلْطَٰنٍ مُّبِينٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMos u tregoni kryelartë ndaj Allahut, sepse, vërtet, unë po ju sjell një provë të qartë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِنِّى عُذْتُ بِرَبِّى وَرَبِّكُمْ أَن تَرْجُمُونِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterUnë i jam mbështetur Zotit tim e Zotit tuaj, që të mos më mbytni me gurë!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِن لَّمْ تُؤْمِنُوا۟ لِى فَٱعْتَزِلُونِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse nuk më besoni, atëherë largohuni prej meje!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَدَعَا رَبَّهُۥٓ أَنَّ هَٰٓؤُلَآءِ قَوْمٌ مُّجْرِمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi iu lut Zotit të vet: "Ky është një popull vërtet keqbërës!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَأَسْرِ بِعِبَادِى لَيْلًا إِنَّكُم مُّتَّبَعُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Center(Allahu i tha): "Udhëto natën me robërit e Mi, por do të ndiqeni.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱتْرُكِ ٱلْبَحْرَ رَهْوًا إِنَّهُمْ جُندٌ مُّغْرَقُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDhe lëre pas detin të hapur, sepse ajo ushtri do të fundoset!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

كَمْ تَرَكُوا۟ مِن جَنَّٰتٍ وَعُيُونٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSa e sa kopshte e burime lanë pas,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَزُرُوعٍ وَمَقَامٍ كَرِيمٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centere sa ara të mbjella e vende të bukura

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَنَعْمَةٍ كَانُوا۟ فِيهَا فَٰكِهِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerdhe sa begati me të cilat kënaqeshin!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

كَذَٰلِكَ وَأَوْرَثْنَٰهَا قَوْمًا ءَاخَرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKështu ndodhi, ndërkohë Ne u lamë trashëgim një populli tjetër.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَمَا بَكَتْ عَلَيْهِمُ ٱلسَّمَآءُ وَٱلْأَرْضُ وَمَا كَانُوا۟ مُنظَرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta nuk i vajtoi as qielli e as Toka e as që iu dha afat.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَقَدْ نَجَّيْنَا بَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ مِنَ ٱلْعَذَابِ ٱلْمُهِينِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe i shpëtuam bijtë e Israilit nga dënimi poshtërues,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

مِن فِرْعَوْنَ إِنَّهُۥ كَانَ عَالِيًا مِّنَ ٱلْمُسْرِفِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centernga Faraoni, i cili ishte vërtet mendjemadh dhe i kalonte kufijtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَقَدِ ٱخْتَرْنَٰهُمْ عَلَىٰ عِلْمٍ عَلَى ٱلْعَٰلَمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe i zgjodhëm ata, duke e ditur, mbi të gjithë njerëzit (e asaj kohe)

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَءَاتَيْنَٰهُم مِّنَ ٱلْـَٔايَٰتِ مَا فِيهِ بَلَٰٓؤٌا۟ مُّبِينٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerdhe u dhamë atyre shenja, në të cilat pati një provë të qartë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ هَٰٓؤُلَآءِ لَيَقُولُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, këta (jobesimtarë) thonë:

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنْ هِىَ إِلَّا مَوْتَتُنَا ٱلْأُولَىٰ وَمَا نَحْنُ بِمُنشَرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Center"Nuk ka tjetër vdekje përveç vdekjes së parë dhe ne nuk do të ringjallemi.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَأْتُوا۟ بِـَٔابَآئِنَآ إِن كُنتُمْ صَٰدِقِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSillni pra etërit tanë, nëse po e thoni të vërtetën!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَهُمْ خَيْرٌ أَمْ قَوْمُ تُبَّعٍ وَٱلَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ أَهْلَكْنَٰهُمْ إِنَّهُمْ كَانُوا۟ مُجْرِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMos janë këta më të mirë se populli i Tubës dhe ata para tyre? Ne i shkatërruam të gjithë ata, sepse ishin keqbërës.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَا خَلَقْنَا ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ وَمَا بَيْنَهُمَا لَٰعِبِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe nuk i krijuam qiejt e Tokën dhe çfarë gjendet ndërmjet tyre për t'u argëtuar.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

مَا خَلَقْنَٰهُمَآ إِلَّا بِٱلْحَقِّ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَهُمْ لَا يَعْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe i krijuam ato me një urtësi (të madhe), por shumica e tyre nuk e dinë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ يَوْمَ ٱلْفَصْلِ مِيقَٰتُهُمْ أَجْمَعِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPa dyshim, Dita e Gjykimit është koha e caktuar për të gjithë ata,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَوْمَ لَا يُغْنِى مَوْلًى عَن مَّوْلًى شَيْـًٔا وَلَا هُمْ يُنصَرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDita kur asnjë mik s'do do të mund t'i bëjë aspak dobi mikut të vet e as do të ndihmohen,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِلَّا مَن رَّحِمَ ٱللَّهُ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلْعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerme përjashtim të atyre që Allahu i mëshiron. Ai është i Gjithëfuqishmi, Mëshirëploti.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ شَجَرَتَ ٱلزَّقُّومِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterVërtet, pema e Zekumit

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

طَعَامُ ٱلْأَثِيمِ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerështë ushqimi i gjynahqarit të madh,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

كَٱلْمُهْلِ يَغْلِى فِى ٱلْبُطُونِ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centeri cili është si metal i shkrirë që vlon në barqe,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

كَغَلْىِ ٱلْحَمِيمِ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centersikurse uji i valë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

خُذُوهُ فَٱعْتِلُوهُ إِلَىٰ سَوَآءِ ٱلْجَحِيمِ

Albanian Translation - Rowwad Translation Center"Kapeni atë e tërhiqeni me forcë deri në mes të Zjarrit flakërues!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ثُمَّ صُبُّوا۟ فَوْقَ رَأْسِهِۦ مِنْ عَذَابِ ٱلْحَمِيمِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPastaj hidhni, si dënim, ujë të valë mbi kokën e tij!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ذُقْ إِنَّكَ أَنتَ ٱلْعَزِيزُ ٱلْكَرِيمُ

Albanian Translation - Rowwad Translation Center(Do t'i thuhet me shpoti:) "Shijoje, se ti je njëmend i fuqishmi, fisniku!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ هَٰذَا مَا كُنتُم بِهِۦ تَمْتَرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKy është pra dënimi për të cilin dyshonit!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ ٱلْمُتَّقِينَ فِى مَقَامٍ أَمِينٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, të devotshmit do të jenë në një vend të sigurt,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فِى جَنَّٰتٍ وَعُيُونٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centermes kopshteve e burimeve,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَلْبَسُونَ مِن سُندُسٍ وَإِسْتَبْرَقٍ مُّتَقَٰبِلِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centertë veshur me rroba mëndafshi të hollë e të trashë, përballë njëri-tjetrit.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

كَذَٰلِكَ وَزَوَّجْنَٰهُم بِحُورٍ عِينٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKështu do të jetë, madje Ne do t'i martojmë ata me hyri symëdha.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَدْعُونَ فِيهَا بِكُلِّ فَٰكِهَةٍ ءَامِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAty do të kërkojnë çfarëdo lloj frute, duke qenë në siguri.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَا يَذُوقُونَ فِيهَا ٱلْمَوْتَ إِلَّا ٱلْمَوْتَةَ ٱلْأُولَىٰ وَوَقَىٰهُمْ عَذَابَ ٱلْجَحِيمِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta nuk do të shijojnë aty vdekje tjetër, përveç vdekjes së parë, dhe Ai do t'i ruajë ata nga dënimi i Zjarrit flakërues,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَضْلًا مِّن رَّبِّكَ ذَٰلِكَ هُوَ ٱلْفَوْزُ ٱلْعَظِيمُ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centersi mirësi nga Zoti yt. Kjo është fitorja e madhe.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَإِنَّمَا يَسَّرْنَٰهُ بِلِسَانِكَ لَعَلَّهُمْ يَتَذَكَّرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, Ne e bëmë atë (Kuranin) të lehtë në gjuhën tënde, që ata të marrin mësim.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَٱرْتَقِبْ إِنَّهُم مُّرْتَقِبُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPrandaj prit, se edhe ata po presin.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70