caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Az-Zukhruf الزخرف

89 ajete · Mekë · radha e zbritjes 63

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ حمٓ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterHa, mim.[1]

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلْكِتَٰبِ ٱلْمُبِينِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterBetohem në Librin e qartë!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّا جَعَلْنَٰهُ قُرْءَٰنًا عَرَبِيًّا لَّعَلَّكُمْ تَعْقِلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe e kemi bërë Kuranin në gjuhën arabe, që ju ta kuptoni.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِنَّهُۥ فِىٓ أُمِّ ٱلْكِتَٰبِ لَدَيْنَا لَعَلِىٌّ حَكِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMe të vërtetë, ai është te Ne në Librin amë[2], i lartë e plot urtësi.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَفَنَضْرِبُ عَنكُمُ ٱلذِّكْرَ صَفْحًا أَن كُنتُمْ قَوْمًا مُّسْرِفِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterVallë, a ta lëmë këshillimin ndaj jush, meqë jeni popull që i kalon kufijtë?

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَكَمْ أَرْسَلْنَا مِن نَّبِىٍّ فِى ٱلْأَوَّلِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSa e sa pejgamberë kemi dërguar te popujt e lashtë,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَا يَأْتِيهِم مِّن نَّبِىٍّ إِلَّا كَانُوا۟ بِهِۦ يَسْتَهْزِءُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerpor, sa herë që u vinte ndonjë pejgamber, talleshin me të.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَأَهْلَكْنَآ أَشَدَّ مِنْهُم بَطْشًا وَمَضَىٰ مَثَلُ ٱلْأَوَّلِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe i shkatërruam ata që ishin më të fuqishëm se këta, ndërkohë që u kanë arritur shembujt e (dënimit të) popujve të mëparshëm.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَئِن سَأَلْتَهُم مَّنْ خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ لَيَقُولُنَّ خَلَقَهُنَّ ٱلْعَزِيزُ ٱلْعَلِيمُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPo qe se i pyet ata: "Kush i krijoi qiejt dhe Tokën?", me siguri do të thonë: "I krijoi i Gjithëfuqishmi, i Gjithëdituri."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱلَّذِى جَعَلَ لَكُمُ ٱلْأَرْضَ مَهْدًا وَجَعَلَ لَكُمْ فِيهَا سُبُلًا لَّعَلَّكُمْ تَهْتَدُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi është që për ju shtriu Tokën dhe ju bëri në të shtigje, që të mund të orientoheni.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلَّذِى نَزَّلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءًۢ بِقَدَرٍ فَأَنشَرْنَا بِهِۦ بَلْدَةً مَّيْتًا كَذَٰلِكَ تُخْرَجُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi që zbret nga qielli ujë me masë, përmes të cilit ringjall vendin e pajetë. Kështu do të nxirreni edhe ju.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلَّذِى خَلَقَ ٱلْأَزْوَٰجَ كُلَّهَا وَجَعَلَ لَكُم مِّنَ ٱلْفُلْكِ وَٱلْأَنْعَٰمِ مَا تَرْكَبُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi që krijoi të gjitha çiftet dhe bëri për ju anije dhe kafshë për hipje,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لِتَسْتَوُۥا۟ عَلَىٰ ظُهُورِهِۦ ثُمَّ تَذْكُرُوا۟ نِعْمَةَ رَبِّكُمْ إِذَا ٱسْتَوَيْتُمْ عَلَيْهِ وَتَقُولُوا۟ سُبْحَٰنَ ٱلَّذِى سَخَّرَ لَنَا هَٰذَا وَمَا كُنَّا لَهُۥ مُقْرِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerqë të hipni mbi to e pastaj të kujtoni mirësinë e Zotit tuaj pasi të jeni vendosur mbi to e të thoni: "I patëmeta është Ai që na i nënshtroi këto, se ne nuk do të mund ta bënim

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِنَّآ إِلَىٰ رَبِّنَا لَمُنقَلِبُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerdhe pa dyshim se ne te Zoti ynë do të kthehemi."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَجَعَلُوا۟ لَهُۥ مِنْ عِبَادِهِۦ جُزْءًا إِنَّ ٱلْإِنسَٰنَ لَكَفُورٌ مُّبِينٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta i veshin atij Atij një pjesë prej robërve të Tij. Njëmend, njeriu është mohues i hapur.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَمِ ٱتَّخَذَ مِمَّا يَخْلُقُ بَنَاتٍ وَأَصْفَىٰكُم بِٱلْبَنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMos vallë, ka marrë për Vete vajza prej krijesave të Tij e ju ka veçuar ju me djem?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِذَا بُشِّرَ أَحَدُهُم بِمَا ضَرَبَ لِلرَّحْمَٰنِ مَثَلًا ظَلَّ وَجْهُهُۥ مُسْوَدًّا وَهُوَ كَظِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE, kur ndonjëri prej tyre merr lajmin për lindjen e asaj që ia vishte Allahut, i nxihet fytyra dhe mbushet plot hidhërim.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَوَمَن يُنَشَّؤُا۟ فِى ٱلْحِلْيَةِ وَهُوَ فِى ٱلْخِصَامِ غَيْرُ مُبِينٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSi mund t'i vishet Atij ajo që rritet në stoli dhe është e pafuqishme në fjalëtime?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَجَعَلُوا۟ ٱلْمَلَٰٓئِكَةَ ٱلَّذِينَ هُمْ عِبَٰدُ ٱلرَّحْمَٰنِ إِنَٰثًا أَشَهِدُوا۟ خَلْقَهُمْ سَتُكْتَبُ شَهَٰدَتُهُمْ وَيُسْـَٔلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta i quajnë femra melekët, të cilët janë robër të të Gjithëmëshirshmit! Vallë, a ishin ata të pranishëm gjatë krijimit të tyre?! Dëshmia e tyre do të shënohet dhe do të merren në llogari.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقَالُوا۟ لَوْ شَآءَ ٱلرَّحْمَٰنُ مَا عَبَدْنَٰهُم مَّا لَهُم بِذَٰلِكَ مِنْ عِلْمٍ إِنْ هُمْ إِلَّا يَخْرُصُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thonë: "Sikur të mos kishte dashur i Gjithëmëshirshmi, ne nuk do t'i kishim adhuruar ata." Ata s'kanë kurrfarë dijenie për këtë, por vetëm gënjejnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَمْ ءَاتَيْنَٰهُمْ كِتَٰبًا مِّن قَبْلِهِۦ فَهُم بِهِۦ مُسْتَمْسِكُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMos vallë u kemi dhënë Ne atyre ndonjë libër para këtij, të cilit i përmbahen?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

بَلْ قَالُوٓا۟ إِنَّا وَجَدْنَآ ءَابَآءَنَا عَلَىٰٓ أُمَّةٍ وَإِنَّا عَلَىٰٓ ءَاثَٰرِهِم مُّهْتَدُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterJo, por ata thonë: "Ne i kemi gjetur baballarët tanë në një fe dhe ne po shkojmë gjurmëve të tyre."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَكَذَٰلِكَ مَآ أَرْسَلْنَا مِن قَبْلِكَ فِى قَرْيَةٍ مِّن نَّذِيرٍ إِلَّا قَالَ مُتْرَفُوهَآ إِنَّا وَجَدْنَآ ءَابَآءَنَا عَلَىٰٓ أُمَّةٍ وَإِنَّا عَلَىٰٓ ءَاثَٰرِهِم مُّقْتَدُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKështu pra, sa herë që dërgonim para teje paralajmërues në ndonjë qytet, pasanikët e tij thoshin: "Ne i kemi gjetur baballarët tanë në një fe dhe ne po ndjekim gjurmët e tyre."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَٰلَ أَوَلَوْ جِئْتُكُم بِأَهْدَىٰ مِمَّا وَجَدتُّمْ عَلَيْهِ ءَابَآءَكُمْ قَالُوٓا۟ إِنَّا بِمَآ أُرْسِلْتُم بِهِۦ كَٰفِرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi (i dërguari) u thoshte: "A edhe nëse ju sjell diçka më të drejtë se ajo në të cilën i gjetët baballarët tuaj?!" Ata përgjigjeshin: "Ne nuk besojmë në atë me të cilën jeni dërguar."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَٱنتَقَمْنَا مِنْهُمْ فَٱنظُرْ كَيْفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلْمُكَذِّبِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtëherë, Ne hakmerreshim ndaj tyre. Shiko pra si ishte fundi i përgënjeshtruesve!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِذْ قَالَ إِبْرَٰهِيمُ لِأَبِيهِ وَقَوْمِهِۦٓ إِنَّنِى بَرَآءٌ مِّمَّا تَعْبُدُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKujto kur Ibrahimi i tha babait dhe popullit të vet: "Unë largohem nga ata që ju i adhuroni

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِلَّا ٱلَّذِى فَطَرَنِى فَإِنَّهُۥ سَيَهْدِينِ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centernë vend të Atij që më ka krijuar. Ai do të më udhëzojë mua në rrugën e drejtë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَجَعَلَهَا كَلِمَةًۢ بَاقِيَةً فِى عَقِبِهِۦ لَعَلَّهُمْ يَرْجِعُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi e bëri këtë fjalë[3] të qëndrueshme ndër pasardhësit e tij, që ata të kthehen (në besimin e drejtë).

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

بَلْ مَتَّعْتُ هَٰٓؤُلَآءِ وَءَابَآءَهُمْ حَتَّىٰ جَآءَهُمُ ٱلْحَقُّ وَرَسُولٌ مُّبِينٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, Unë u dhashë këtyre dhe etërve të tyre jetë të gjatë, derisa u erdhi e vërteta dhe një i dërguar i qartë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَمَّا جَآءَهُمُ ٱلْحَقُّ قَالُوا۟ هَٰذَا سِحْرٌ وَإِنَّا بِهِۦ كَٰفِرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, kur u erdhi e vërteta, ata thanë: "Kjo është magji dhe ne nuk e besojmë atë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقَالُوا۟ لَوْلَا نُزِّلَ هَٰذَا ٱلْقُرْءَانُ عَلَىٰ رَجُلٍ مِّنَ ٱلْقَرْيَتَيْنِ عَظِيمٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPo ashtu thanë: "Përse nuk iu shpall ky Kuran një njeriu të madh nga këto dy qytete?!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَهُمْ يَقْسِمُونَ رَحْمَتَ رَبِّكَ نَحْنُ قَسَمْنَا بَيْنَهُم مَّعِيشَتَهُمْ فِى ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا وَرَفَعْنَا بَعْضَهُمْ فَوْقَ بَعْضٍ دَرَجَٰتٍ لِّيَتَّخِذَ بَعْضُهُم بَعْضًا سُخْرِيًّا وَرَحْمَتُ رَبِّكَ خَيْرٌ مِّمَّا يَجْمَعُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMos vallë, janë ata që e ndajnë mëshirën e Zotit tënd?! Ne ua kemi ndarë atyre jetesën në jetën e kësaj bote dhe kemi ngritur disa mbi të tjerët në shkallë, në mënyrë që disa prej tyre t'u shërbejnë të tjerëve. Mëshira e Zotit tënd është më e mirë se ajo që grumbullojnë ata.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَوْلَآ أَن يَكُونَ ٱلنَّاسُ أُمَّةً وَٰحِدَةً لَّجَعَلْنَا لِمَن يَكْفُرُ بِٱلرَّحْمَٰنِ لِبُيُوتِهِمْ سُقُفًا مِّن فِضَّةٍ وَمَعَارِجَ عَلَيْهَا يَظْهَرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPo të mos ishte që njerëzit do të bëheshin një bashkësi (në mosbesim), Ne do t'u bënim atyre që mohojnë të Gjithëmëshirshmin prej argjendi çatitë e shtëpive të tyre, shkallët nëpër të cilat ngjiten,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلِبُيُوتِهِمْ أَبْوَٰبًا وَسُرُرًا عَلَيْهَا يَتَّكِـُٔونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerdyert e shtëpive të tyre, si dhe divanet në të cilat mbështeten,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَزُخْرُفًا وَإِن كُلُّ ذَٰلِكَ لَمَّا مَتَٰعُ ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا وَٱلْـَٔاخِرَةُ عِندَ رَبِّكَ لِلْمُتَّقِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centermadje edhe stoli ari. Por, e gjithë kjo është vetëm kënaqësi e jetës së kësaj bote, ndërsa bota tjetër pranë Zotit tënd është për të devotshmit.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَن يَعْشُ عَن ذِكْرِ ٱلرَّحْمَٰنِ نُقَيِّضْ لَهُۥ شَيْطَٰنًا فَهُوَ لَهُۥ قَرِينٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtij që tregohet i verbër ndaj këshillës[4] së të Gjithëmëshirshmit, Ne i caktojmë një shejtan që i bëhet shok i pandashëm.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِنَّهُمْ لَيَصُدُّونَهُمْ عَنِ ٱلسَّبِيلِ وَيَحْسَبُونَ أَنَّهُم مُّهْتَدُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta i pengojnë nga rruga e drejtë, ndërsa këta mendojnë se janë të udhëzuar.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءَنَا قَالَ يَٰلَيْتَ بَيْنِى وَبَيْنَكَ بُعْدَ ٱلْمَشْرِقَيْنِ فَبِئْسَ ٱلْقَرِينُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE, kur vijë te Ne, (i mashtruari) do të thotë: "Ah, sikur mes meje e teje të kishte largësi sa ajo mes lindjes e perëndimit! Sa shok i keq që paske qenë!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَن يَنفَعَكُمُ ٱلْيَوْمَ إِذ ظَّلَمْتُمْ أَنَّكُمْ فِى ٱلْعَذَابِ مُشْتَرِكُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, asgjë nuk do t'ju bëjë dobi sot të qenët bashkë në dënim, pasi ishit të padrejtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَفَأَنتَ تُسْمِعُ ٱلصُّمَّ أَوْ تَهْدِى ٱلْعُمْىَ وَمَن كَانَ فِى ضَلَٰلٍ مُّبِينٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterVallë, a mund t'i bësh të dëgjojnë të shurdhrit apo t'i udhëzosh të verbrit dhe ata që janë në humbje të qartë?

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَإِمَّا نَذْهَبَنَّ بِكَ فَإِنَّا مِنْهُم مُّنتَقِمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterEdhe nëse të marrim ty (o Muhamed), Ne patjetër do të hakmerremi ndaj tyre.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَوْ نُرِيَنَّكَ ٱلَّذِى وَعَدْنَٰهُمْ فَإِنَّا عَلَيْهِم مُّقْتَدِرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterOse do të të tregojmë atë me të cilën i kemi kërcënuar, sepse Ne gjithsesi kemi fuqi mbi ta.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَٱسْتَمْسِكْ بِٱلَّذِىٓ أُوحِىَ إِلَيْكَ إِنَّكَ عَلَىٰ صِرَٰطٍ مُّسْتَقِيمٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPrandaj, mbahu fort pas asaj që të është shpallur, sepse, pa dyshim, ti je në rrugë të drejtë!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِنَّهُۥ لَذِكْرٌ لَّكَ وَلِقَوْمِكَ وَسَوْفَ تُسْـَٔلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMe të vërtetë, ky (Kuran) është nder për ty dhe popullin tënd dhe ju do të merreni në llogari.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَسْـَٔلْ مَنْ أَرْسَلْنَا مِن قَبْلِكَ مِن رُّسُلِنَآ أَجَعَلْنَا مِن دُونِ ٱلرَّحْمَٰنِ ءَالِهَةً يُعْبَدُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPyeti të dërguarit Tanë që i kemi çuar para teje se a kemi caktuar përveç të Gjithëmëshirshmit zota që mund të adhurohen!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا مُوسَىٰ بِـَٔايَٰتِنَآ إِلَىٰ فِرْعَوْنَ وَمَلَإِي۟هِۦ فَقَالَ إِنِّى رَسُولُ رَبِّ ٱلْعَٰلَمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, Ne e dërguam Musain me mrekullitë Tona te Faraoni dhe paria e tij, i cili u tha: "Unë jam njëmend i dërguari i Zotit të botëve."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَلَمَّا جَآءَهُم بِـَٔايَٰتِنَآ إِذَا هُم مِّنْهَا يَضْحَكُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, kur ua solli atyre mrekullitë Tona, ata u tallën me to.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَا نُرِيهِم مِّنْ ءَايَةٍ إِلَّا هِىَ أَكْبَرُ مِنْ أُخْتِهَا وَأَخَذْنَٰهُم بِٱلْعَذَابِ لَعَلَّهُمْ يَرْجِعُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe nuk u treguam atyre asnjë mrekulli që të mos ishte më e madhe se ajo e mëparshmja. Ne i ndëshkuam ata, që të ktheheshin (në rrugën e drejtë).

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقَالُوا۟ يَٰٓأَيُّهَ ٱلسَّاحِرُ ٱدْعُ لَنَا رَبَّكَ بِمَا عَهِدَ عِندَكَ إِنَّنَا لَمُهْتَدُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta i thoshin (Musait): "O magjistar! Lute Zotin tënd për ne, për shkak të besës që të ka dhënë, se përnjëmend do të ndjekim rrugën e drejtë!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَلَمَّا كَشَفْنَا عَنْهُمُ ٱلْعَذَابَ إِذَا هُمْ يَنكُثُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, kur ua largonim ndëshkimin, ata e thyenin premtimin.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَنَادَىٰ فِرْعَوْنُ فِى قَوْمِهِۦ قَالَ يَٰقَوْمِ أَلَيْسَ لِى مُلْكُ مِصْرَ وَهَٰذِهِ ٱلْأَنْهَٰرُ تَجْرِى مِن تَحْتِىٓ أَفَلَا تُبْصِرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, Faraoni thirri popullin e vet e u tha: "O populli im! A nuk më përket mua mbretëria e Egjiptit dhe këta lumenj që rrjedhin nën këmbët e mia?! A nuk shihni?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَمْ أَنَا۠ خَيْرٌ مِّنْ هَٰذَا ٱلَّذِى هُوَ مَهِينٌ وَلَا يَكَادُ يُبِينُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterVallë, a nuk jam unë më i mirë se ky që është i përbuzur dhe mezi flet qartë?

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَلَوْلَآ أُلْقِىَ عَلَيْهِ أَسْوِرَةٌ مِّن ذَهَبٍ أَوْ جَآءَ مَعَهُ ٱلْمَلَٰٓئِكَةُ مُقْتَرِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPse nuk i janë dhënë atij byzylykë ari ose të kishin ardhur me të melekët si shoqërues?"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَٱسْتَخَفَّ قَوْمَهُۥ فَأَطَاعُوهُ إِنَّهُمْ كَانُوا۟ قَوْمًا فَٰسِقِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKështu, ai e mashtroi popullin e vet dhe ata iu nënshtruan. Ata ishin njëmend një popull i pabindur.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَلَمَّآ ءَاسَفُونَا ٱنتَقَمْنَا مِنْهُمْ فَأَغْرَقْنَٰهُمْ أَجْمَعِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, kur na zemëruan, Ne u hakmorëm ndaj tyre dhe i fundosëm që të gjithë

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَجَعَلْنَٰهُمْ سَلَفًا وَمَثَلًا لِّلْـَٔاخِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centere i bëmë shembull e mësim për brezat e mëvonshëm.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَمَّا ضُرِبَ ٱبْنُ مَرْيَمَ مَثَلًا إِذَا قَوْمُكَ مِنْهُ يَصِدُّونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE, kur u soll biri i Merjemes si shembull, populli yt nisën të zhurmojnë,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقَالُوٓا۟ ءَأَٰلِهَتُنَا خَيْرٌ أَمْ هُوَ مَا ضَرَبُوهُ لَكَ إِلَّا جَدَلًۢا بَلْ هُمْ قَوْمٌ خَصِمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerduke thënë: "A janë më të mirë zotat tanë apo ai?" Ata ta sjellin këtë shembull vetëm për t'u fjalosur. Në të vërtetë, ata janë popull grindavec.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنْ هُوَ إِلَّا عَبْدٌ أَنْعَمْنَا عَلَيْهِ وَجَعَلْنَٰهُ مَثَلًا لِّبَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi është vetëm një rob të cilit i dhamë mirësi dhe e bëmë shembull për bijtë e Israilit.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَوْ نَشَآءُ لَجَعَلْنَا مِنكُم مَّلَٰٓئِكَةً فِى ٱلْأَرْضِ يَخْلُفُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSikur të donim, në vend tuajin do të kishim bërë në Tokë melekë, që t'ju trashëgonin.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِنَّهُۥ لَعِلْمٌ لِّلسَّاعَةِ فَلَا تَمْتَرُنَّ بِهَا وَٱتَّبِعُونِ هَٰذَا صِرَٰطٌ مُّسْتَقِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMe të vërtetë, ai (Isai) është një shenjë e çastit të Kiametit, prandaj kurrsesi mos dyshoni në ardhjen e atij çasti dhe më ndiqni mua. Kjo është rruga e drejtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَا يَصُدَّنَّكُمُ ٱلشَّيْطَٰنُ إِنَّهُۥ لَكُمْ عَدُوٌّ مُّبِينٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterLe të mos ju largojë shejtani, se, njëmend, ai është armik juaji i hapur.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَمَّا جَآءَ عِيسَىٰ بِٱلْبَيِّنَٰتِ قَالَ قَدْ جِئْتُكُم بِٱلْحِكْمَةِ وَلِأُبَيِّنَ لَكُم بَعْضَ ٱلَّذِى تَخْتَلِفُونَ فِيهِ فَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur Isai erdhi me prova të qarta, tha: "Kam ardhur te ju me urtësi (pejgamberi) dhe që t'ju sqaroj disa çështje për të cilat kundërshtoheni. Prandaj, kini frikë Allahun dhe bindmuni mua!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ ٱللَّهَ هُوَ رَبِّى وَرَبُّكُمْ فَٱعْبُدُوهُ هَٰذَا صِرَٰطٌ مُّسْتَقِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPa dyshim, Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj, andaj adhurojeni Atë. Kjo është rruga e drejtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَٱخْتَلَفَ ٱلْأَحْزَابُ مِنۢ بَيْنِهِمْ فَوَيْلٌ لِّلَّذِينَ ظَلَمُوا۟ مِنْ عَذَابِ يَوْمٍ أَلِيمٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, sektet nga mesi i tyre u përçanë (lidhur me të). Pra, mjerë zullumqarët nga ndodhitë e një Dite të dhembshme!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

هَلْ يَنظُرُونَ إِلَّا ٱلسَّاعَةَ أَن تَأْتِيَهُم بَغْتَةً وَهُمْ لَا يَشْعُرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA presin ata gjë tjetër përveç çastit të Kiametit që t'u vijë papritmas, pa e vënë re fare?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱلْأَخِلَّآءُ يَوْمَئِذٍۭ بَعْضُهُمْ لِبَعْضٍ عَدُوٌّ إِلَّا ٱلْمُتَّقِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMiqtë e ngushtë atë Ditë do të bëhen armiq të njëri-tjetrit, përveç të devotshmëve.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَٰعِبَادِ لَا خَوْفٌ عَلَيْكُمُ ٱلْيَوْمَ وَلَآ أَنتُمْ تَحْزَنُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Center(Allahu do t'u thotë): "O robërit e Mi, sot nuk ka frikë për ju e as do të pikëlloheni.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَا وَكَانُوا۟ مُسْلِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterJu që besuat ajetet Tona dhe ishit muslimanë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱدْخُلُوا۟ ٱلْجَنَّةَ أَنتُمْ وَأَزْوَٰجُكُمْ تُحْبَرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterHyni në Xhenet, ju dhe bashkëshortet tuaja, të gëzuar!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يُطَافُ عَلَيْهِم بِصِحَافٍ مِّن ذَهَبٍ وَأَكْوَابٍ وَفِيهَا مَا تَشْتَهِيهِ ٱلْأَنفُسُ وَتَلَذُّ ٱلْأَعْيُنُ وَأَنتُمْ فِيهَا خَٰلِدُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtyre do t'u shërbehet me pjata e kupa ari dhe atje do të kenë çfarëdo që ua dëshiron shpirti e gjithçka që kënaq syrin. Ju do të qëndroni aty përgjithmonë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَتِلْكَ ٱلْجَنَّةُ ٱلَّتِىٓ أُورِثْتُمُوهَا بِمَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterJa, ky është Xheneti që ju e trashëguat për shkak të asaj që punuat.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَكُمْ فِيهَا فَٰكِهَةٌ كَثِيرَةٌ مِّنْهَا تَأْكُلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAty do të keni fruta të llojllojshme, prej të cilave do të hani."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ ٱلْمُجْرِمِينَ فِى عَذَابِ جَهَنَّمَ خَٰلِدُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, keqbërësit do të jenë në dënimin e Xhehenemit përgjithmonë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَا يُفَتَّرُ عَنْهُمْ وَهُمْ فِيهِ مُبْلِسُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtyre nuk do t'u lehtësohet (dënimi) dhe do të jenë të dëshpëruar në të.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَا ظَلَمْنَٰهُمْ وَلَٰكِن كَانُوا۟ هُمُ ٱلظَّٰلِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe nuk u kemi bërë padrejtësi atyre, por ata vetë ishin të padrejtët.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَنَادَوْا۟ يَٰمَٰلِكُ لِيَقْضِ عَلَيْنَا رَبُّكَ قَالَ إِنَّكُم مَّٰكِثُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta do të thërrasin: "O Malik, le të na japë fund Zoti yt!" Ai do të thotë: "Ju do të qëndroni aty."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَقَدْ جِئْنَٰكُم بِٱلْحَقِّ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَكُمْ لِلْحَقِّ كَٰرِهُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe jua sollëm të vërtetën, por shumica prej jush e urrenin të vërtetën.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَمْ أَبْرَمُوٓا۟ أَمْرًا فَإِنَّا مُبْرِمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse ata kanë ngritur ndonjë kurth, edhe Ne do të ngremë kurthe.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَمْ يَحْسَبُونَ أَنَّا لَا نَسْمَعُ سِرَّهُمْ وَنَجْوَىٰهُم بَلَىٰ وَرُسُلُنَا لَدَيْهِمْ يَكْتُبُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA mos kujtojnë ata se Ne nuk i dëgjojmë fshehtësitë dhe pëshpëritjet e tyre? Gjithsesi që po, madje, të dërguarit Tanë që janë pranë tyre, shkruajnë (çdo gjë).

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ إِن كَانَ لِلرَّحْمَٰنِ وَلَدٌ فَأَنَا۠ أَوَّلُ ٱلْعَٰبِدِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Sikur i Gjithëmëshirshmi të kishte fëmijë, unë do të isha i pari që do ta adhuroja."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

سُبْحَٰنَ رَبِّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ رَبِّ ٱلْعَرْشِ عَمَّا يَصِفُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterI patëmeta është Zoti i qiejve e i Tokës, Zoti i Arshit, mbi gjithçka që i veshin Atij.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَذَرْهُمْ يَخُوضُوا۟ وَيَلْعَبُوا۟ حَتَّىٰ يُلَٰقُوا۟ يَوْمَهُمُ ٱلَّذِى يُوعَدُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPra, lëri ata të zhyten (në gjëra të kota) e të argëtohen derisa të ballafaqohen me Ditën që u premtohet.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَهُوَ ٱلَّذِى فِى ٱلسَّمَآءِ إِلَٰهٌ وَفِى ٱلْأَرْضِ إِلَٰهٌ وَهُوَ ٱلْحَكِيمُ ٱلْعَلِيمُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi është i vetmi Zot në qiell dhe i vetmi Zot në Tokë (që adhurohet me të drejtë). Ai është i Urti, i Gjithëdijshmi.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَتَبَارَكَ ٱلَّذِى لَهُۥ مُلْكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا وَعِندَهُۥ عِلْمُ ٱلسَّاعَةِ وَإِلَيْهِ تُرْجَعُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterI bekuar është Ai të Cilit i përket pushteti i qiejve e i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet midis tyre. Tek Ai është dija e çastit të Kiametit dhe tek Ai do të ktheheni.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَا يَمْلِكُ ٱلَّذِينَ يَدْعُونَ مِن دُونِهِ ٱلشَّفَٰعَةَ إِلَّا مَن شَهِدَ بِٱلْحَقِّ وَهُمْ يَعْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta që adhurohen përveç Tij nuk kanë mundësi të ndërmjetësojnë (për askënd), përveç atyre që dëshmuan për të vërtetën, duke e ditur.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَئِن سَأَلْتَهُم مَّنْ خَلَقَهُمْ لَيَقُولُنَّ ٱللَّهُ فَأَنَّىٰ يُؤْفَكُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse i pyet ata se kush i ka krijuar, sigurisht do të thonë: "Allahu!" Përse largohen atëherë?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقِيلِهِۦ يَٰرَبِّ إِنَّ هَٰٓؤُلَآءِ قَوْمٌ لَّا يُؤْمِنُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE ai (Muhamedi) tha: "O Zoti im, vërtet këta janë njerëz që nuk besojnë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَٱصْفَحْ عَنْهُمْ وَقُلْ سَلَٰمٌ فَسَوْفَ يَعْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPra, lëri aty dhe thuaju: "Paqe!", se së shpejti do ta kuptojnë!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70