caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Faatir فاطر

45 ajete · Mekë · radha e zbritjes 43

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ ٱلْحَمْدُ لِلَّهِ فَاطِرِ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ جَاعِلِ ٱلْمَلَٰٓئِكَةِ رُسُلًا أُو۟لِىٓ أَجْنِحَةٍ مَّثْنَىٰ وَثُلَٰثَ وَرُبَٰعَ يَزِيدُ فِى ٱلْخَلْقِ مَا يَشَآءُ إِنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ قَدِيرٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterLavdërimi i takon Allahut, Krijuesit të qiejve e të Tokës, i Cili i bëri melekët të dërguar me dy, tre ose katër krahë. Ai shton në krijim çfarë të dojë. Me të vërtetë, Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

مَّا يَفْتَحِ ٱللَّهُ لِلنَّاسِ مِن رَّحْمَةٍ فَلَا مُمْسِكَ لَهَا وَمَا يُمْسِكْ فَلَا مُرْسِلَ لَهُۥ مِنۢ بَعْدِهِۦ وَهُوَ ٱلْعَزِيزُ ٱلْحَكِيمُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTë mirat që Allahu ua jep njerëzve nga mëshira e Tij, nuk ka kush që mund t'i pengojë, kurse ato që Ai i pengon, askush nuk mund t'i japë pos Tij. Ai është i Gjithëfuqishmi, i Urti.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ ٱذْكُرُوا۟ نِعْمَتَ ٱللَّهِ عَلَيْكُمْ هَلْ مِنْ خَٰلِقٍ غَيْرُ ٱللَّهِ يَرْزُقُكُم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ وَٱلْأَرْضِ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ فَأَنَّىٰ تُؤْفَكُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO njerëz! Kujtoni dhuntinë e Allahut ndaj jush. A ka ndonjë krijues përveç Allahut që ju furnizon nga qielli e nga Toka? S'ka zot që meriton të adhurohet përveç Tij. Pra, përse largoheni?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِن يُكَذِّبُوكَ فَقَدْ كُذِّبَتْ رُسُلٌ مِّن قَبْلِكَ وَإِلَى ٱللَّهِ تُرْجَعُ ٱلْأُمُورُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë qoftë se të përgënjeshtrojnë, (ta dish se) janë përgënjeshtruar edhe të dërguar të tjerë para teje. Tek Allahu kthehen të gjitha çështjet.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ إِنَّ وَعْدَ ٱللَّهِ حَقٌّ فَلَا تَغُرَّنَّكُمُ ٱلْحَيَوٰةُ ٱلدُّنْيَا وَلَا يَغُرَّنَّكُم بِٱللَّهِ ٱلْغَرُورُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO njerëz! Me të vërtetë, premtimi i Allahut është i vërtetë, andaj mos lejoni që t'ju mashtrojë jeta e kësaj bote, as mos lejoni mashtruesin (shejtanin) t'ju mashtrojë për Allahun.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ ٱلشَّيْطَٰنَ لَكُمْ عَدُوٌّ فَٱتَّخِذُوهُ عَدُوًّا إِنَّمَا يَدْعُوا۟ حِزْبَهُۥ لِيَكُونُوا۟ مِنْ أَصْحَٰبِ ٱلسَّعِيرِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNjëmend, shejtani është armik juaji i hapur, prandaj merreni si armik. Në të vërtetë, ai i thërret ithtarët e tij që të bëhen prej të dënuarve në Zjarrin flakërues.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ لَهُمْ عَذَابٌ شَدِيدٌ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّٰلِحَٰتِ لَهُم مَّغْفِرَةٌ وَأَجْرٌ كَبِيرٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPër ata që nuk besojnë do të ketë dënim të rëndë, kurse për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do të ketë falje dhe shpërblim të madh.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَفَمَن زُيِّنَ لَهُۥ سُوٓءُ عَمَلِهِۦ فَرَءَاهُ حَسَنًا فَإِنَّ ٱللَّهَ يُضِلُّ مَن يَشَآءُ وَيَهْدِى مَن يَشَآءُ فَلَا تَذْهَبْ نَفْسُكَ عَلَيْهِمْ حَسَرَٰتٍ إِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمٌۢ بِمَا يَصْنَعُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA mund të jetë njësoj ai të cilit i është hijeshuar puna e tij e keqe dhe e sheh si të mirë (me atë që është në rrugë të drejtë)? Pa dyshim, Allahu e çon në humbje atë që do dhe e udhëzon në rrugë të drejtë atë që do. Pra, mos e shkatërro veten duke u brengosur për ta! Allahu e di mirë çfarë bëjnë ata.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱللَّهُ ٱلَّذِىٓ أَرْسَلَ ٱلرِّيَٰحَ فَتُثِيرُ سَحَابًا فَسُقْنَٰهُ إِلَىٰ بَلَدٍ مَّيِّتٍ فَأَحْيَيْنَا بِهِ ٱلْأَرْضَ بَعْدَ مَوْتِهَا كَذَٰلِكَ ٱلنُّشُورُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu është Ai që i dërgon erërat, të cilat i lëvizin retë. Pastaj i çojmë ato në një vend të pajetë dhe nëpërmjet tyre e gjallërojmë tokën pasi të jetë tharë. Po kështu është edhe ringjallja.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

مَن كَانَ يُرِيدُ ٱلْعِزَّةَ فَلِلَّهِ ٱلْعِزَّةُ جَمِيعًا إِلَيْهِ يَصْعَدُ ٱلْكَلِمُ ٱلطَّيِّبُ وَٱلْعَمَلُ ٱلصَّٰلِحُ يَرْفَعُهُۥ وَٱلَّذِينَ يَمْكُرُونَ ٱلسَّيِّـَٔاتِ لَهُمْ عَذَابٌ شَدِيدٌ وَمَكْرُ أُو۟لَٰٓئِكَ هُوَ يَبُورُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKushdo që kërkon krenarinë, le ta dijë se tërë krenaria i takon Allahut. Tek Ai ngjiten fjalët e mira dhe veprën e mirë Ai e ngre lart. Ndërkaq, ata që kurdisin kurthe, do të kenë dënim të rëndë dhe kurthet e tyre do të dështojnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱللَّهُ خَلَقَكُم مِّن تُرَابٍ ثُمَّ مِن نُّطْفَةٍ ثُمَّ جَعَلَكُمْ أَزْوَٰجًا وَمَا تَحْمِلُ مِنْ أُنثَىٰ وَلَا تَضَعُ إِلَّا بِعِلْمِهِۦ وَمَا يُعَمَّرُ مِن مُّعَمَّرٍ وَلَا يُنقَصُ مِنْ عُمُرِهِۦٓ إِلَّا فِى كِتَٰبٍ إِنَّ ذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ يَسِيرٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu është Ai që ju krijoi prej dheut, pastaj prej një pikle e më pas ju bëri çifte. Asnjë femër nuk mbetet shtatzënë e as lind pa dijeninë e Tij. Askujt nuk i jepet jetë e gjatë e as i shkurtohet jeta, pa qenë e shënuar në një Libër. S'ka dyshim se kjo për Allahun është e lehtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَا يَسْتَوِى ٱلْبَحْرَانِ هَٰذَا عَذْبٌ فُرَاتٌ سَآئِغٌ شَرَابُهُۥ وَهَٰذَا مِلْحٌ أُجَاجٌ وَمِن كُلٍّ تَأْكُلُونَ لَحْمًا طَرِيًّا وَتَسْتَخْرِجُونَ حِلْيَةً تَلْبَسُونَهَا وَتَرَى ٱلْفُلْكَ فِيهِ مَوَاخِرَ لِتَبْتَغُوا۟ مِن فَضْلِهِۦ وَلَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNuk janë njësoj dy dete: njëri është i ëmbël, i këndshëm dhe i shijshëm për t'u pirë, kurse tjetri i kripur e i hidhur. Prej të dyve ju hani mish të njomë dhe nxirrni stolitë që i mbani. Ti sheh anijet se si e çajnë ujin, që ju të mund të kërkoni nga mirësitë e Allahut dhe që të jeni falënderues.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يُولِجُ ٱلَّيْلَ فِى ٱلنَّهَارِ وَيُولِجُ ٱلنَّهَارَ فِى ٱلَّيْلِ وَسَخَّرَ ٱلشَّمْسَ وَٱلْقَمَرَ كُلٌّ يَجْرِى لِأَجَلٍ مُّسَمًّى ذَٰلِكُمُ ٱللَّهُ رَبُّكُمْ لَهُ ٱلْمُلْكُ وَٱلَّذِينَ تَدْعُونَ مِن دُونِهِۦ مَا يَمْلِكُونَ مِن قِطْمِيرٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi fut natën në ditë dhe fut ditën në natë dhe Ai nënshtroi Diellin e Hënën, të cilat lundrojnë për një kohë të caktuar. Ky është Allahu, Zoti juaj. Atij i takon sundimi, kurse ata që ju i adhuroni në vend të Tij nuk zotërojnë as një cipëz të bërthamës së hurmës.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِن تَدْعُوهُمْ لَا يَسْمَعُوا۟ دُعَآءَكُمْ وَلَوْ سَمِعُوا۟ مَا ٱسْتَجَابُوا۟ لَكُمْ وَيَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ يَكْفُرُونَ بِشِرْكِكُمْ وَلَا يُنَبِّئُكَ مِثْلُ خَبِيرٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse u luteni atyre, ata nuk mund ta dëgjojnë lutjen tuaj, por edhe po ta dëgjonin, s'do të mund t'ju përgjigjeshin. Në Ditën e Kiametit ata do të mohojnë adhurimin tuaj. E askush nuk mund të të njoftojë si Ai që është i Gjithëditur.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ أَنتُمُ ٱلْفُقَرَآءُ إِلَى ٱللَّهِ وَٱللَّهُ هُوَ ٱلْغَنِىُّ ٱلْحَمِيدُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO njerëz! Ju jeni nevojtarë për Allahun, ndërsa Allahu është i Panevoji, i Lavdëruari.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِن يَشَأْ يُذْهِبْكُمْ وَيَأْتِ بِخَلْقٍ جَدِيدٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse do, Ai ju zhduk ju dhe krijon të tjerë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَا ذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ بِعَزِيزٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE, kjo nuk është e vështirë për Allahun.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَا تَزِرُ وَازِرَةٌ وِزْرَ أُخْرَىٰ وَإِن تَدْعُ مُثْقَلَةٌ إِلَىٰ حِمْلِهَا لَا يُحْمَلْ مِنْهُ شَىْءٌ وَلَوْ كَانَ ذَا قُرْبَىٰٓ إِنَّمَا تُنذِرُ ٱلَّذِينَ يَخْشَوْنَ رَبَّهُم بِٱلْغَيْبِ وَأَقَامُوا۟ ٱلصَّلَوٰةَ وَمَن تَزَكَّىٰ فَإِنَّمَا يَتَزَكَّىٰ لِنَفْسِهِۦ وَإِلَى ٱللَّهِ ٱلْمَصِيرُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAskush nuk do të bartë barrën e tjetrit. Nëse një i rënduar me gjynahe thërret ndokënd për t'ia bartur ato, askush nuk do të bartë asgjë nga ato, edhe nëse është i afërm i tij. Në të vërtetë, ti ua tërheq vërejtjen vetëm atyre që i frikësohen Zotit të tyre pa e parë Atë dhe e falin namazin. Kush e pastron veten, e ka vetëm për të mirën e vet dhe tek Allahu është kthimi.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَا يَسْتَوِى ٱلْأَعْمَىٰ وَٱلْبَصِيرُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKurrë nuk janë njësoj i verbri dhe ai që sheh,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَا ٱلظُّلُمَٰتُ وَلَا ٱلنُّورُ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centeras errësira dhe drita,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَا ٱلظِّلُّ وَلَا ٱلْحَرُورُ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centeras hija dhe era përvëluese.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَا يَسْتَوِى ٱلْأَحْيَآءُ وَلَا ٱلْأَمْوَٰتُ إِنَّ ٱللَّهَ يُسْمِعُ مَن يَشَآءُ وَمَآ أَنتَ بِمُسْمِعٍ مَّن فِى ٱلْقُبُورِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNuk janë të barabartë as të gjallët dhe të vdekurit. Me të vërtetë, Allahu bën të dëgjojë kë të dojë, por ju nuk mund t'i bëni të dëgjojnë ata që janë në varre.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنْ أَنتَ إِلَّا نَذِيرٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTi je vetëm paralajmërues.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّآ أَرْسَلْنَٰكَ بِٱلْحَقِّ بَشِيرًا وَنَذِيرًا وَإِن مِّنْ أُمَّةٍ إِلَّا خَلَا فِيهَا نَذِيرٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe të dërguam ty me të vërtetën si përgëzues dhe paralajmërues. Nuk ka pasur asnjë popull që të mos i ketë ardhur një paralajmërues.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِن يُكَذِّبُوكَ فَقَدْ كَذَّبَ ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ جَآءَتْهُمْ رُسُلُهُم بِٱلْبَيِّنَٰتِ وَبِٱلزُّبُرِ وَبِٱلْكِتَٰبِ ٱلْمُنِيرِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë qoftë se të përgënjeshtrojnë, (ta dish se) përgënjeshtruan edhe ata që ishin para tyre. Atyre u erdhën të dërguarit e tyre me prova të qarta, këshilla të urta dhe me libër të ndritur.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ثُمَّ أَخَذْتُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ فَكَيْفَ كَانَ نَكِيرِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPastaj i kapa ata që nuk besuan. Eh, si ishte dënimi Im!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَلَمْ تَرَ أَنَّ ٱللَّهَ أَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءً فَأَخْرَجْنَا بِهِۦ ثَمَرَٰتٍ مُّخْتَلِفًا أَلْوَٰنُهَا وَمِنَ ٱلْجِبَالِ جُدَدٌۢ بِيضٌ وَحُمْرٌ مُّخْتَلِفٌ أَلْوَٰنُهَا وَغَرَابِيبُ سُودٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk e sheh se Allahu lëshon ujë nga qielli dhe përmes tij nxjerr bimë me ngjyra të llojllojshme?! Edhe nëpër male ka shtigje të bardha e të kuqe, me ngjyra të ndryshme, por edhe shumë të zeza.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمِنَ ٱلنَّاسِ وَٱلدَّوَآبِّ وَٱلْأَنْعَٰمِ مُخْتَلِفٌ أَلْوَٰنُهُۥ كَذَٰلِكَ إِنَّمَا يَخْشَى ٱللَّهَ مِنْ عِبَادِهِ ٱلْعُلَمَٰٓؤُا۟ إِنَّ ٱللَّهَ عَزِيزٌ غَفُورٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAshtu edhe njerëzit, kafshët dhe bagëtitë janë me ngjyra të ndryshme. Por, në të vërtetë, nga robërit e Tij, Allahut ia kanë frikën vetëm dijetarët. Pa dyshim, Allahu është i Gjithëfuqishëm e Falës i Madh.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ ٱلَّذِينَ يَتْلُونَ كِتَٰبَ ٱللَّهِ وَأَقَامُوا۟ ٱلصَّلَوٰةَ وَأَنفَقُوا۟ مِمَّا رَزَقْنَٰهُمْ سِرًّا وَعَلَانِيَةً يَرْجُونَ تِجَٰرَةً لَّن تَبُورَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterVërtet, ata që lexojnë Librin e Allahut, e falin namazin dhe japin fshehurazi e haptazi nga ajo që u kemi dhënë, shpresojnë në një fitim që nuk do të humbë,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لِيُوَفِّيَهُمْ أُجُورَهُمْ وَيَزِيدَهُم مِّن فَضْلِهِۦٓ إِنَّهُۥ غَفُورٌ شَكُورٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centernë mënyrë që Ai t'ua japë shpërblimet të plota dhe t'ua shtojë ato prej mirësisë së Tij. Ai është Falës i Madh e Mirënjohës.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلَّذِىٓ أَوْحَيْنَآ إِلَيْكَ مِنَ ٱلْكِتَٰبِ هُوَ ٱلْحَقُّ مُصَدِّقًا لِّمَا بَيْنَ يَدَيْهِ إِنَّ ٱللَّهَ بِعِبَادِهِۦ لَخَبِيرٌۢ بَصِيرٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterLibri që të shpallëm ty (o Muhamed) është e vërteta që vërteton atë që është shpallur para tij. Me të vërtetë, Ai i di dhe i sheh mirë robërit e Vet.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ثُمَّ أَوْرَثْنَا ٱلْكِتَٰبَ ٱلَّذِينَ ٱصْطَفَيْنَا مِنْ عِبَادِنَا فَمِنْهُمْ ظَالِمٌ لِّنَفْسِهِۦ وَمِنْهُم مُّقْتَصِدٌ وَمِنْهُمْ سَابِقٌۢ بِٱلْخَيْرَٰتِ بِإِذْنِ ٱللَّهِ ذَٰلِكَ هُوَ ٱلْفَضْلُ ٱلْكَبِيرُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPastaj, Ne ua lamë Librin në trashëgim robërve Tanë të zgjedhur. Në mesin e tyre ka disa që i bëjnë padrejtësi vetvetes, disa që janë mesatarë dhe disa që, me lejen e Allahut, prijnë në vepra të mira. Kjo është dhuntia e madhe.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

جَنَّٰتُ عَدْنٍ يَدْخُلُونَهَا يُحَلَّوْنَ فِيهَا مِنْ أَسَاوِرَ مِن ذَهَبٍ وَلُؤْلُؤًا وَلِبَاسُهُمْ فِيهَا حَرِيرٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta do të hyjnë në Xhenetet e Përjetësisë, ku do të stolisen me byzylykë ari e margaritarë dhe rrobat e tyre do të jenë prej mëndafshi.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقَالُوا۟ ٱلْحَمْدُ لِلَّهِ ٱلَّذِىٓ أَذْهَبَ عَنَّا ٱلْحَزَنَ إِنَّ رَبَّنَا لَغَفُورٌ شَكُورٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta do të thonë: "Lavdërimi i takon Allahut, i Cili na i largoi brengat. Vërtet, Zoti ynë është Falës i Madh dhe Mirënjohës.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱلَّذِىٓ أَحَلَّنَا دَارَ ٱلْمُقَامَةِ مِن فَضْلِهِۦ لَا يَمَسُّنَا فِيهَا نَصَبٌ وَلَا يَمَسُّنَا فِيهَا لُغُوبٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterËshtë Ai që na vendosi, me mirësinë e Tij, në Shtëpinë e Përjetshme, ku nuk na prek asnjë lodhje e mundim."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ لَهُمْ نَارُ جَهَنَّمَ لَا يُقْضَىٰ عَلَيْهِمْ فَيَمُوتُوا۟ وَلَا يُخَفَّفُ عَنْهُم مِّنْ عَذَابِهَا كَذَٰلِكَ نَجْزِى كُلَّ كَفُورٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, për ata që nuk besuan do të jetë zjarri i Xhehenemit, ku as do t'u jepet fund e të vdesin, as do t'u lehtësohet dënimi. Kështu dënojmë çdo mohues.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَهُمْ يَصْطَرِخُونَ فِيهَا رَبَّنَآ أَخْرِجْنَا نَعْمَلْ صَٰلِحًا غَيْرَ ٱلَّذِى كُنَّا نَعْمَلُ أَوَلَمْ نُعَمِّرْكُم مَّا يَتَذَكَّرُ فِيهِ مَن تَذَكَّرَ وَجَآءَكُمُ ٱلنَّذِيرُ فَذُوقُوا۟ فَمَا لِلظَّٰلِمِينَ مِن نَّصِيرٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta do të këlthasin aty: "Zoti ynë, na nxirr që të bëjmë vepra të mira, ndryshe nga ato që kemi bërë!" (Atyre do t'u thuhet): "Po a nuk ju dhamë jetë aq sa të mund të merrte mësim kushdo që dëshironte të merrte mësim?! Madje, ju erdhi edhe paralajmëruesi. Pra, shijoni (dënimin), se për keqbërësit nuk do të ketë ndihmës!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ ٱللَّهَ عَٰلِمُ غَيْبِ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ إِنَّهُۥ عَلِيمٌۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu e di të fshehtën e qiejve dhe të Tokës. Pa dyshim, Ai di mirë çfarë ka në zemra.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

هُوَ ٱلَّذِى جَعَلَكُمْ خَلَٰٓئِفَ فِى ٱلْأَرْضِ فَمَن كَفَرَ فَعَلَيْهِ كُفْرُهُۥ وَلَا يَزِيدُ ٱلْكَٰفِرِينَ كُفْرُهُمْ عِندَ رَبِّهِمْ إِلَّا مَقْتًا وَلَا يَزِيدُ ٱلْكَٰفِرِينَ كُفْرُهُمْ إِلَّا خَسَارًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterËshtë Ai që ju bëri pasardhës (të njëri-tjetrit) në tokë. Kushdo që nuk beson, do të bartë barrën e mosbesimit të tij. Mosbesimi u shton jobesimtarëve vetëm hidhërim para Zotit të tyre; mosbesimi u shton jobesimtarëve vetëm humbje.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ أَرَءَيْتُمْ شُرَكَآءَكُمُ ٱلَّذِينَ تَدْعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ أَرُونِى مَاذَا خَلَقُوا۟ مِنَ ٱلْأَرْضِ أَمْ لَهُمْ شِرْكٌ فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ أَمْ ءَاتَيْنَٰهُمْ كِتَٰبًا فَهُمْ عَلَىٰ بَيِّنَتٍ مِّنْهُ بَلْ إِن يَعِدُ ٱلظَّٰلِمُونَ بَعْضُهُم بَعْضًا إِلَّا غُرُورًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Më tregoni për zotat tuaj që i adhuroni në vend të Allahut! Më thoni pra, çfarë kanë krijuar ata në Tokë! Apo, mos kanë hise në krijimin e qiejve? Apo, mos vallë u kemi dhënë atyre (idhujtarëve) ndonjë Libër në të cilin kanë provë për të? Jo, por keqbërësit i premtojnë njëri-tjetrit vetëm mashtrime."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ ٱللَّهَ يُمْسِكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ أَن تَزُولَا وَلَئِن زَالَتَآ إِنْ أَمْسَكَهُمَا مِنْ أَحَدٍ مِّنۢ بَعْدِهِۦٓ إِنَّهُۥ كَانَ حَلِيمًا غَفُورًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu i mban qiejt dhe Tokën që të mos bien. E, nëse do të binin, askush nuk do të mund t'i mbante ato, pos Tij. Ai është njëmend i Butë e Falës i Madh.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَأَقْسَمُوا۟ بِٱللَّهِ جَهْدَ أَيْمَٰنِهِمْ لَئِن جَآءَهُمْ نَذِيرٌ لَّيَكُونُنَّ أَهْدَىٰ مِنْ إِحْدَى ٱلْأُمَمِ فَلَمَّا جَآءَهُمْ نَذِيرٌ مَّا زَادَهُمْ إِلَّا نُفُورًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta betoheshin fuqishëm në Allahun se, nëse do t'u vinte një paralajmërues, ata me siguri do të ishin më të udhëzuar se çdo popull tjetër. Por, kur u erdhi paralajmëruesi, vetëm sa ua shtoi largimin,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱسْتِكْبَارًا فِى ٱلْأَرْضِ وَمَكْرَ ٱلسَّيِّئِ وَلَا يَحِيقُ ٱلْمَكْرُ ٱلسَّيِّئُ إِلَّا بِأَهْلِهِۦ فَهَلْ يَنظُرُونَ إِلَّا سُنَّتَ ٱلْأَوَّلِينَ فَلَن تَجِدَ لِسُنَّتِ ٱللَّهِ تَبْدِيلًا وَلَن تَجِدَ لِسُنَّتِ ٱللَّهِ تَحْوِيلًا

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerpër shkak të mendjemadhësisë së tyre në tokë dhe kurtheve të liga, por kurthet e liga i godasin vetëm ata që i kurdisin. Mos vallë, po presin ata diçka tjetër veç asaj që i goditi popujt e mëparshëm?! Kurrë nuk mund të gjesh në ligjin e Allahut asnjë ndryshim, as mund të gjesh në ligjin e Allahut ndonjë lajthitje.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَوَلَمْ يَسِيرُوا۟ فِى ٱلْأَرْضِ فَيَنظُرُوا۟ كَيْفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ وَكَانُوٓا۟ أَشَدَّ مِنْهُمْ قُوَّةً وَمَا كَانَ ٱللَّهُ لِيُعْجِزَهُۥ مِن شَىْءٍ فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَلَا فِى ٱلْأَرْضِ إِنَّهُۥ كَانَ عَلِيمًا قَدِيرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk udhëtuan ata nëpër tokë që të shihnin se si ishte fundi i atyre që kanë qenë para tyre, të cilët ishin shumë më të fortë?! Allahut s'mund t'i shpëtojë asgjë, as në qiej, as në Tokë. Pa dyshim, Ai është i Gjithëdijshëm e i Plotfuqishëm.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَوْ يُؤَاخِذُ ٱللَّهُ ٱلنَّاسَ بِمَا كَسَبُوا۟ مَا تَرَكَ عَلَىٰ ظَهْرِهَا مِن دَآبَّةٍ وَلَٰكِن يُؤَخِّرُهُمْ إِلَىٰٓ أَجَلٍ مُّسَمًّى فَإِذَا جَآءَ أَجَلُهُمْ فَإِنَّ ٱللَّهَ كَانَ بِعِبَادِهِۦ بَصِيرًۢا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse Allahu do t'i ndëshkonte njerëzit për atë që bëjnë, Ai nuk do të linte asnjë gjallesë mbi sipërfaqen e Tokës, por Ai u jep atyre afat deri në një kohë të caktuar. E, kur të vijë afati i tyre, atëherë do ta dinë se Allahu i sheh mirë robërit e Vet.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70