caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Ibrahim, ajeti 5

Mekë · radha e zbritjes 72 · 14:5

وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا مُوسَىٰ بِـَٔايَٰتِنَآ أَنْ أَخْرِجْ قَوْمَكَ مِنَ ٱلظُّلُمَٰتِ إِلَى ٱلنُّورِ وَذَكِّرْهُم بِأَيَّىٰمِ ٱللَّهِ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَـَٔايَٰتٍ لِّكُلِّ صَبَّارٍ شَكُورٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe e dërguam Musain me provat Tona (e i thamë): "Nxirre popullin tënd nga errësirat në dritë dhe kujtojua atyre ditët e Allahut!" Me të vërtetë, në këtë ka shenja për këdo që është njëmend durimtar e falënderues.
Albanian Translation - Hassan NahiNe e dërguam Musain me shenjat Tona (dhe i thamë): “Nxirre popullin tënd nga errësira në dritë dhe përkujtoju atyre ditët e Allahut[158]!” Vërtet, në këtë ka shenja për çdo njeri që është i durueshëm dhe falënderues.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70