caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Ibrahim, ajeti 44

Mekë · radha e zbritjes 72 · 14:44

وَأَنذِرِ ٱلنَّاسَ يَوْمَ يَأْتِيهِمُ ٱلْعَذَابُ فَيَقُولُ ٱلَّذِينَ ظَلَمُوا۟ رَبَّنَآ أَخِّرْنَآ إِلَىٰٓ أَجَلٍ قَرِيبٍ نُّجِبْ دَعْوَتَكَ وَنَتَّبِعِ ٱلرُّسُلَ أَوَلَمْ تَكُونُوٓا۟ أَقْسَمْتُم مِّن قَبْلُ مَا لَكُم مِّن زَوَالٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDhe paralajmëroji njerëzit për ditën kur do t'u vijë dënimi! Atëherë ata që ishin të padrejtë do të thonë: "Zoti ynë, na e shtyj edhe pak afatin, që t'i përgjigjemi thirrjes Sate dhe t'i pasojmë të dërguarit." A nuk betoheshit më parë se nuk do të kishte zhdukje për ju?
Albanian Translation - Hassan NahiTi (o Muhamed) paralajmëroji njerëzit për Ditën që atyre do t’u vijë dënimi e keqbërësit do të thonë: “O Zoti ynë, na lër edhe për pak kohë! Ne do t’i përgjigjemi thirrjes Tënde dhe do t’i pasojmë të dërguarit!” Por atyre do t’u thuhet: “Vallë, a nuk betoheshit më parë se s’do të kishte zhdukje për ju?
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70